Partizani “peshkoi” dje për Conference League skuadrën e FC Stintful Gheorghe Suruceni nga Moldavia.
Si fitues të Kupës së Moldavisë këtë vit, Stintful ishte edhe sezonin e shkuar pjesë e kualifikueseve të Europa League, duke u eleminuar nga Partizani i Beogradit.
Ekipi është vendosur në rrethinat e Chisinau, kryeqytetit moldav. Zona ku zhvillon aktivitetin kundërshtari i Partizanit ka një popullsi prej 3 mijë banorësh, ndërsa stadiumi ku zhvillohen ndeshjet mban 1500 spektatorë.
Vështirë se UEFA do lejojë që sfida e Conference League të luhet në atë stadium.
President i ekipit është Petru Ojeg, që luan edhe si mesfushor i ekipit. 30 vjeçari investon në klub, teksa pronar është Valeriu Renita, biznesmen I njohur në Moldavi.
Klubi është fitues në fuqi i Kupës dhe para dy viteve nënkampion i vendit.
I themeluar në 2003, kundërshtarët e Partizanit vetëm në sezonin 2008-09 luajtën në elitën e vendit. Ndeshjet e Conference League luhen në 8 dhe 15 korrik. Sfida e parë luhet në Moldavi.
Partizani nuk eshte ekip fshati?
Gjithe superliga shqiptare ka nivelin e kategorive amatore be gjermani apo angli.
Boll me pordhet me rigon qe I servisni popullit!