Ndryshimet në pasuri për 2020, Ilir Meta edhe 50 mijë euro nga pallati: Rama 1.8 mln lekë nga pikturat, Gregori vijon me qira

16 Qershor 2021, 17:19Politika TEMA

Report TV publikon ndryshimet në pasurinë e krerëve të shtetit dhe politikës gjatë vitit 2020. Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi vijojnë të përfitojnë të ardhura nga shitja e apartamenteve në pallatin që posedojnë në Laprakë.

Gjatë vitit 2020, Meta dhe Kryemadhi kanë përfituar edhe 50 mijë euro nga kontratat e mëparshme për shitje apartamentesh, por nga ana tjetër kanë tërhequr 39 mijë euro dhe rreth 60 mijë paund, duke kaluar një pjesë të parave në llogaritë e fëmijëve, të cilët po i shkollojnë në Angli. Shpjegimi i Metës dhe Kryemadhit për mënyrën e ndërtimit të pallatit në Laprakë është befasues.

Në vitin 2007, Monika Kryemadhi ka blerë 700 m2 tokë, në Laprakë, me vlerë 5 milionë lekë, kursime familjare. Ngjit me këtë truall, Kryemadhi pretendon se i ka falur vëllai i saj 500 m2 tokë, duke u bërë kështu pronare e 1 200 m2 tokë.

Një vit më pas, Monika Kryemadhi lidh një kontratë me kompaninë “Agikons”, për të ndërtuar pallatin në tokën e saj. Kryemadhi do të përfitonte 35% të sipërfaqes së ndërtimit. Dy vjet më pas, ndodh çudia. Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta bëhen pronarë të një vile në Gjirin e Lalzit, vilës së famshme me 11 tualete, me palma gjigante, me dy kate etj.

Sot nuk dihet se sa është vlera e vilës, por Meta dhe Kryemadhi thotë se për të përfituar vilën kanë shkëmbyer disa dyqane tek pallati.

Në vijim, Kryemadhi ka shitur edhe disa apartamente të pallatit, me vlerë mbi 1 milionë euro. Pra, me vetëm 5 milionë kursime dhe dhurata, kanë ngritur një pasuri me vlerë miliona euro. Pikërisht nga kontratat e shitjes së apartamenteve, Meta dhe Kryemadhi kanë përfituar edhe 50 mijë euro gjatë vitit 2020.

Të ardhurat e Metës nga paga si President, përfshirë edhe dietat, për vitin 2020, janë rreth 20 mijë USD, ndërsa Monika Kryemadhi përfituar 940 620 lejë ose 9.4 mijë USD pagë kalimtare pas dorëzimit të mandatit të deputetit.

Gjatë vitit 2020, të ardhurat e kryeministrit Edi Rama janë 1.7 milionë lekë ose 17 mijë USD  nga paga si kreu i qeverisë si dhe 1.8 milionë lekë nga shitja e punimeve artistike. Ndërkaq, djali i kryeministrit Gregor Rama vijon të jetojë me qira, ndërsa gjatë vitit 2020 deklaron 25 mijë euro të ardhura nga shitja e veprave të artit.

Bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama deklaron 2.5 milionë lekë të ardhura nga paga, 2.4 milionë të ardhura nga konsulenca dhe ekspertiza të ndryshme si dhe 2.5 milionë lekë të ardhura nga qiratë.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, gjatë vitit 2020, deklaron 2.3 milionë lekë të ardhura nga paga si kryeparlamentar, 132 mijë lekë pensioni i bashkëshortes Erfane Ruçi. Ndërkaq, vajza Ridvana deklaron rreth 200 mijë USD të ardhura nga puna si notere. I biri Ledian Ruçi deklaron 1.1 milionë lekë të ardhura nga puna në Albkontroll si dhe 8 mijë euro nga kontratat e qirasë. Në total, të ardhurat e familjes së Gramoz Ruçit, për vitin 2020, janë mbi 240 mijë euro.

Ndërkaq, Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk kanë dorëzuar në ILDKPKI deklaratat për ndryshimin e pasurisë për vitin 2020, pasi që nga muaji prill i vitit 2019 nuk janë më subjekte të ligjit për deklarimin e pasurisë, për shkak të dorëzimit të mandatit të deputetit.

Në ndryshim nga Berisha dhe Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, edhe pse nuk është më deputete, është subjekt për shkak të lidhjes familjare me Ilir Metën. Berisha dhe Basha duhet të deklarojnë nga fillimi pasurinë para se të pranojnë mandatin e deputetit që morën në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

7 komente në “Ndryshimet në pasuri për 2020, Ilir Meta edhe 50 mijë euro nga pallati: Rama 1.8 mln lekë nga pikturat, Gregori vijon me qira”

  1. Tetovari2 says:

    Ok,krejt nē regull që deklarojnë të ardhurat
    nga puna,shitblerja,etj.,pse nuk deklarojnë sa TATIM
    KANË PAGUAR për këto allish-verishe(shitblerje).
    Nuk ka gjë më korekte të deklaronë edhe tatimet e
    paguara përkundrazi do të ishte më transparente
    argumentimi i deklarimit të pasurisë!

  2. sadri says:

    A ja vlen te besh politikanin per kaq pak rroge?
    Te te shaje gjysma e Shqiperise minimum nga gjithe fare e fisi?

  3. sapa says:

    Ju dh…..a spakun e drejtesine qe keni ju hajdute,si mund te besosh qe hajdutet do denojne hajdutet.Po,jane militantet qe pefitojne nga vjedhjet dhe naivet qe besojne dhe perpiqen tju mbushin mendjen njerezve qe po behet shtet!

  4. Eriona says:

    Po si nuk keni turp qe pas 60 vjetesh perdorni akoma shifrat per leke te vjetra?! Mut shtet! Eriona

  5. Berti says:

    O ktyre duhet shkerdhyer me gjith fis. Monikes i ka fal drini inxhinieri qe kurre se mbaroi dot shkollen e larte, o pletat e mutit, o vemje qe haka e popullit do t’jua shkerdheje fisin tuaj. Monika po i jeo leket me fajde ke rexha ne amerik, po amerika ste fal, se nuk pyet as per rexhen e monikes e as per presidentet e vet. Keto si familje e si fis jane krijuar jonprej mishi e gjaku, por prej shantazhi e dajaku. Nuk di pse vonohet nga SPAK kerkesa e justifikimit te pasurise ketyre plerave. Nje pler tjeter me emrin inxhinier drini kryemadhi, qe na kujton ne moshatareve qe kurre nuk ka marre nje lende pa nderhyrje, sot ka prona ku fal tek motra e semes tije, o dhe hapu, ku nji fis jo familje, me daun te bejne moralin e njeriut te paster.

  6. Katunari says:

    A se merrni vesh qe SPAK-u te ha mender m. Ca katunare te rritur me rrafjen gjenetike qe i kane bere pronaret e tokes .Qe nuk çlirohen dot ngaperkulja qe kane bere brezat e meparshem historikisht e per pasoje nuk e mbajne dot barren qe iu kane vene persiper .Por une nuk kuptoj nese iu eshte futur ne tru koncepti se sot per sot ligji i ka bere dhe i mbron si njerzit me te pavarur e me te paprekshem ne Shqiperi

  7. Katunari says:

    A se merrni vesh qe SPAK-u te ha mender m. Ca katunare te rritur me rrafjen gjenetike qe i kane bere pronaret e tokes .Qe nuk çlirohen dot ngaperkulja qe kane bere brezat e meparshem historikisht e per pasoje nuk e mbajne dot barren qe iu kane vene persiper .Por une nuk kuptoj nese iu eshte futur ne tru koncepti se sot per sot ligji i ka bere dhe i mbron si njerzit me te pavarur ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje