Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris dhe prej andej ka zbuluar takimin e parë që ka zhvilluar. Në një postim në mediat sociale, Rama shprehet se ka shkuar në shtëpinë e ish-presidentit të Francës Nikolas Sarkozy.
Kreu i qeverisë shton se këshillohet me Sarkozy për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit, por dhe për zhvillimin ekonomik dhe integrimin europian.
“Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian“, shkruan Rama.
Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së kryeministrit në Paris dhe axhenda e takimeve.
Gjithemone kam shkruar e thene Rama nuk eshte i majte.Shihni miqte e tij me te mire; Erdogan, Trump megjithse ne fillim e sulmoi me pas ishte shume dakrod me trump, NIkola Sarkozi. Ish kryeministrin grek nje i majte nuk e pelqente fare, sapo erdhi ky i djathti Micotaqis e beri mik. Por nuk jane vetem miqte e tij qe e tregojne kete. Me teper kete e tregojne veprat e tij. keni degjuar ndonjehere te permend apo te beje dicka per njerzit qe jane ne assitence, apo te rris assitencen per njerzit ne nevoje. Ehd efjalen partti socialiste mezi e thote.
Prandaj partia demokratike e ka te veshtire te luftoje Ramen. Ajo ose duhet te behet parti e re socialiste qe te fitoje ose edhe ne zgjedhjet e tjera do te humbase.
Ke disa të drejta por jo të gjitha. Rama ka investuar shumë në polici, ushtri, rinovime të qendrave të banuara, pastrim, infrastrukturë rrugore, shkolla, parqe, spitale. Pastaj harrove tërmetin? Se tërmet ka dhe në Itali psh po njerëzit atje I ke akoma ne kontejner prej 10 vitesh. Nëse kjo nuk është e majtë, nuk di cfarë është. PDja një përmbytje pati në Shkodër dhe jo vetëm që nuk rregulloi gjë por gënjeu dynjanë. Ka ndryshim abisal midis tyre.
E din Rama qe e kan denuar per korrupsion Sarkozyn?