Pas rikonfirmimit, Lulzim Basha me ekip të ri në PD: Ndryshimet që do të bëjë kryedemokrati

17 Qershor 2021, 18:54Politika TEMA

Lulzim Basha e konsideron masakër elektorale atë që ndodhi në 25 prill, por rezultati i zgjedhjeve nuk do të kalojë pa një analizë të brendshme në Partinë Demokratike.

Pasi fitoi betejën e brendshme për kreun e PD, Lulzim Basha është gati të rifreskojë ekipin e tij në krye të Partisë Demokratike. Të premten në orën 11:00, kreu i PD ka thirrur mbledhjen e kryesisë për të miratuar metodologjinë sipas së cilës do të realizohet analiza për rezultatin e 25 prillit.

Çdo funksionar i Partisë Demokratike nga drejtuesit politik dhe deri në nivelin e seksioneve, kanë pasur përpara zgjedhjeve objektiva për të përmbushur dhe përgjatë gjithë muajit korrik do të vlerësohet çdo rezultat i marrë. Në mbledhjen e kryesisë, anëtarëve i është kërkuar edhe të miratojnë kërkesën për thirrjen e Kuvendit të Partisë Demokratike pas një muaji në 17 korrik.

Burime nga selia blu, bëjnë me dije se Lulzim Basha është duke punuar për të rifreskuar ekipin e tij në krye të Partisë Demokratike duke nisur nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt. PD aktualisht ka vakante 4 pozicione, të rëndësishme për shkak të largimeve apo mandateve të përfunduara.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi dha dorëheqjen nga posti i tij duke krijuar vakancë në një nga sekretariatet më të rëndësishme në PD. Deputetja e zgjedhur e PD, Albana Vokshi gjithashtu qëndron në krye të  Lidhjes së Gruas Demokrate në përfundim të mandatit të saj. Pritet që edhe për këtë pozicion të zhvillohen zgjedhje për të rifreskuar mandatin e gruas ka përgjegjësinë të afrojë pranë Partisë Demokratike personalitete dhe gra në të gjitha nivelet e funksionimit të Partisë.

Belind Këlliçi pasi mori mandat deputeti është gati të hedh një tjetër hap në karrierën e tij dhe t’i hap mundësinë të rinjve për të garuar për drejtimin e Forumit Rinor të PD, organizatë që e drejton prej 5 vitesh. Lulzim Basha do të duhet të vendos edhe për zëdhënësin e Partisë Demokratike, post që e mban Ina Zhupa, e cila mori mandatin e deputetes në qarkun e Vlorës. Burime të sigurta në selinë blu konfirmojnë edhe për ndryshime të tjera që Lulzim Basha pritet të propozojnë në sekretariatet e dhe nënkryetarët e Partisë Demokratike.(ABC News)

8 komente në “Pas rikonfirmimit, Lulzim Basha me ekip të ri në PD: Ndryshimet që do të bëjë kryedemokrati”

  1. Lungara says:

    Bravo Lul. Me energji te reja per 2025. Jepi Lul trapi se do fitosh kallomin.

  2. Fatosi-kosove says:

    Dikur moti nje gazetar shqiptar e pyeti Qosen çka pas dates 28 meqe ishin zgjedhjet dhe ai pergjigjet pas 28 vjen 29!
    Pra jam i bindur se tashme edhe dreqi e di se pas 24 prillit do vinte 25 prilli dhe ashtu si deri me 23 basha do ishte humbes apo siq e ka zakon ai e shpall veten fItues akoma pa perfunduar as votimi se per numerimin dhe shpalljen e fituesit as qe prêt dhe as qe e pranon, siq e shpall veten fItues sa her qe i kerkojne pergjegjsi disa ish militant dhe shoke te tij,pra pas 13 qershorit erdhi 14 qershori dhe basha mbeti kryetar dhe neser paska lajmeruar rrevolucion duke thirrur kryesine dhe kuvendin,ndonese nishani thot se ska kuvend partia qe kur basha u ba bashkryetar, por edhe me qesharak doli gara per ta ruajtur nje vend ne PD, saktesisht alibeaj doli sot dhjetra her ne TV dhe zbuloi skandalin qe Rama paska ber nje emerim te nje ushtari te Doshit,kurse ky qe njihet si kriminel dhe militant i berishes e bashes qenka engjull edhe pse berisha u shpalle non grata por qe per kriminelet e PD-s Doshi qe eshte shpallur non grata nga amerika qenka fajtor edhe “ushtari” i tij kurse ne rastin e berishes dhe klikes berisha-basha nuk vlene,bile kriminel si alibeaj per krimet e veta dhe vrasjet duhet dekoruar me dekret, kjo eshte PD qe do mbetet edhe pas 18 qershorit sepse udhehiqet nga kriminel me çka nuk i duket mjaft ka angazhuar kshilltar spécial per siguri kombetare serbin fazlliq dhe quditrisht ka shqiptar akoma qe quajne per ta,ruaj o zot dhe mos ju ndalo kalimin nga 24 ne 25 prill,nga 13 qershori ne 18 dhe vazhdo vazhdo vazhdo deri sa te futen te gjithe ne qenefin non grata.

  3. Bashkimi ben fuqine says:

    Aman se mos na largon Griden se ajo e mbane PDne me kembe…!!

  4. Henk says:

    O gazetashitës shqypo me diploma lokalesh, ça dmth “vakancë”? A nuk mund të shkruani “boshllëk, vend bosh”? Na e gjymtuat gjuhën shqipe o barbarë të ndyrë..

    1. Shinjestra says:

      Do hiqen derrat dhe do vihen qent qe te lehin ne parlament.

  5. Ekip i ri do vendoset ne SHQUP , ja erdhi shtatori , KANDIDATI e ka shpallur platformen e tij , RIKTHIM ,

  6. Niku says:

    Nje fytyre e deshtuar nuk e rregullon dot imazhin politik duke nderruarr xhaketen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje