Nga Blendi Kajsiu
Hije trishtimi dhe pes imizmi e mbështollën sërish PD-në dhe fatin e saj…
Situata përmblidhet qartë dhe shkurt te fraza monumentale e Arjan Canit se “PD-ja është në pikën e saj më të ulët, por situata mund të bëhet edhe më keq”. Dhe natyrisht pesimizmi është i kuptueshëm. Basha rizgjidhet me 80% të votave pas humbjes së radhës në një proces, që me të drejtë Nishani e quajti “maskaradë zgjedhore”. Ndërkohë, Berisha lëshon deklaratën regresive se mund të kthehet në krye të PD-së, ndërkohë që është në listën e zezë të SHBA-ve.
E megjithatë, pa dashur të ofendoj pesimizmin e Canit dhe analistëve që me të drejtë u dhëmb opozita, përqendrimi tek e shkuara (Basha dhe Berisha) injoron dy fenomene tejet pozitive që 13 qershori prodhoi për të ardhmen e PD-së. Së pari, kandidatët njohën rezultatin e garës dhe nuk do të largohen nga partia. Së dyti, njëri prej kandidatëve, Agron Shehaj, arriti një rezultat impresionues duke marrë mbi 6 mijë vota.
Fakti që kandidatët humbës e njohën rezultatin dhe do vazhdojnë të militojnë brenda PD-së, pavarësisht një procesi zgjedhor tejet të shëmtuar, është një risi pozitive. PDja historikisht ka vuajtur nga largimi i disidencës së brendshme. Kjo ka ndodhur qoftë si pasojë e presionit berishist që shpallte armiq të gjithë ata që nuk ishin dakord me kryetarin (mocionistët e vitit 1992), qoftë si pasojë e mungesës së përvojës politike dhe e padurueshmërisë së disidentëve, apo e idesë se opozita mund të fitohej nga jashtë me ndihmën e ndërkombëtarëve (PDR-ja e Pollos).
Kjo rrjedhje e mendimit ndryshe jo vetëm e varfëroi PD-në, por edhe lehtësoi kontrollin e saj total nga Berisha. Një nga pasojat më problematike të këtij fenomeni ishte eliminimi i lidershipit alternativ. Në një parti ku të gjithë bëheshin berishist, rigjenerimi i lidershipit bëhej i pamundur.
Gara e fundit brenda PD-së për herë të parë ka prodhuar lidershipin alternativ brenda partisë. Dhe ky është lajmi i dytë i mirë që po injorohet nga mediat, që në fakt kanë meritë në këtë proces, sepse e kanë promovuar këtë lidership.
Agron Shehaj mori më shumë se 6 mijë vota. Një rezultat impresionues nga një kandidat që nuk është zar i Berishës, që bëri vetëm 2 javë fushatë dhe u përball jo vetëm me kryetarin në detyrë, por edhe me listat e Jeminit.
Ndaj lajmi kryesor i zgjedhjeve të 13 qershorit në PD-në nuk është rizgjedhja e Bashës por rezultati i Agron Shehaj dhe fakti që ai do vazhdojë të militojë brenda PD-së. Ai tashmë përbën një alternativë reale ndaj Bashës, përfaqëson një fraksion të rëndësishëm të mendimit ndryshe që i ka të gjitha shanset të kthehet në shumicë në të ardhmen e afërt, duke e rritur dhe jo rrudhur anëtarësinë e PD-së.
Nëse lidershipi i fortë i Berishës u merrte frymën fraksioneve, dobësia e Bashës dhe koleksioni i tij në rritje i humbjeve elektorale e bën të vështirë eliminimin e tyre dhe të lidershipit alternativ brenda PD-së. Ndaj, qoftë Shehaj, qoftë Kadilli, sidomos nëse bashkohen, mund të krijojnë një grupim të fuqishëm që do ta sjellë PD-në në epokën e saj postberishiste.
Natyrisht, ekziston mundësia që Basha të marrë stafetën anti apo post-Berisha. Analistë si Mero Baze, që e njohin mjaft më mirë se unë PD-në, argumentojnë që në shtator ka shumë mundësi që Basha të prishet me Berishën. Me shumë gjasa, Baze ka të drejtë, pasi Berisha do bëhet një peshë gjithnjë e më e papërballueshme për PD-në.
E megjithatë, mendoj se do jetë e pamundur për Bashën të humbasë mbështetjen e Berishës dhe të mbajë PD-në. E vetmja arsye se përse ai rizgjidhet në krye të PD-së është sepse ka pasur ose mbështetjen ose moskundërshtimin e Berishës. Përndryshe anëtarët e kësaj partie e dinë shumë mirë që ai nuk i sjell dot në pushtet.
Ndaj në momentin që ai humbet mbështetjen e Berishës do ta ketë shumë të vështirë të mbajë partinë. Anëtarët e PD-së mund ta tolerojnë braktisjen e Berishës vetëm për të ardhur në pushtet. Pra, midis Berishës dhe pushtetit, ata do të zgjidhnin këtë fundit.
Problemi është se anti-Berishizmi do i hiqte Bashës edhe atë pak kredibilitet që i ka mbetur, duke vulosur si brenda edhe jashtë partisë imazhin e tij si politikan pa shtyllë kurrizore. Është po aq e vështirë për Lulzim Bashën të ndahet nga Berisha sot saç ishte për Ramiz Alinë dje të ndahej nga Enveri.
Nga ana tjetër, alternativa post-Berisha ekziston tashmë në PD. Në një garë të lirë ku Basha nuk do kishte mbështetjen e Berishës, ai vështirë se do ta fitonte partinë përballë kandidaturave të reja si Agron Shehaj që kanë shumë më shanse ta sjellin PD-në në pushtet duke lënë pas berishizmin.
Sidomos po të kemi parasysh se humbja e Bashës përballë Ramës është pothuajse e garantuar në zgjedhjet lokale të vitit 2023, dhe me probabilitet të lartë edhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.
Ndërkohë, narrativa e Agron Shehajt si përfaqësues i një brezi të ri politik, një njeriu energjetik që është bërë me forcat e veta (self-made man), një histori suksesi personal dhe jo privilegjesh familjare, e një ish-të persekutuari e një outsider që s’ka lidhje as me Gërdecin dhe as me 21 janarin, mund ta hedhë në erë narrativën e PS-së si e keqja më e vogël dhe imazhin e lodhur të Ramës në vitin 2025.
Ndaj si për Berishën, ashtu edhe për Bashën, do jetë gjithnjë e më e vështirë të ndalojnë të ardhmen e PD-së. Dhe ky është një lajm i mirë jo vetëm për opozitën, por edhe për Shqipërinë.
Bravo,z.Lajsiu!
Analize brilante, e thelle dhe largpamese !
Debilat pa shkollë ne PD zgjodhen perseri Lulëzim Bashën, sepse ashtu si komunistet pa shkollë te Enverit, keta Jane fanatikët pa shkollë te Saliut, dhe nuk dine gje tjeter.
Por nje fitore e Agron Shehajt do ta bente PD nje force reale opozitare, e gateshme per pushtet, pa patur nevojë per patericat e ndyra te Ilir Metës.
Tani le te mbajne kete kllufin e Saliut per kryetar.
Dhe pastaj qahen nga Rama. Debila.
Plotesisht dakort! Shqiperise I duhet PD ja , por ajo nuk mundet ta mbaje peshen e rende (tashme negative) te Berishes . PD ja akoma eshte ne vitet 2000 kur Nano filloi katarsis dhe hapi Ps ne.
Gjithmone kam qene i bindur se kjo Kajsia mashkullore eshte nje Gamor dhe tani bindem plotesisht.
Berisha paska mbeshtetur Bashen ne gare? Nese pranon se Basha ka mbeshtetjen e Berishes, ku ishte Berisha kur Topalli e cilesonte Bashen gjithe fushaten si te korruptuar? Dhe ku eshte sot Berisha kur degjon Nishanlliun gjysem te paralizuar kur thote “Nje rikthim i Berishes ne krye te PD do ishte pozitiv” ? Apo ai grupi “Per PD” (ndjese, “Per Saliun”), ty Kajsia mashkullore te ngjan gje si mbeshtetes per Bashen ?
FIX
Ky birisha esh homo.
Po cfare eshte ky shkrim Z. Kajsiu?! A e lexuat prape pasi e shkruajtet! As Basha dhe as Shehu dhe asnje ne PD nuk mban ere udheheqesi! Keta loqe kane ngelur! I kastroi te gjithe Saliu dhe la vetem njerez me zhvillim te ulet ose te mesem! C’jane keto lavde nga ju per Shehaj! Nuk kane guxim,nuk kane vizion,kenaqen me pak! “vete rezultati flet” tha Shehaj sepse mori 6 mije vota! Cfare ironie! Lider i mire apo i keq eshte vetem Rama qe u ngrit vete atje ku eshte sot me gjithe luften nga te gjitha krahet qe ju be nga Saliu dhe Likja! Gjendja e PD eshte si gjendja e Partise se punes ne vitet 89-92, e renuar!
O analist; te shkelesh Shqiperine ne cdo qoshe duke u dhene edhe ketyre qosheve perspejtive zhvillimi, te kesh energji qe edhe me partneret nderkombetare te sillesh dhe bashkebisedosh si i barabarte, ty te duket se eshte i lodhur, edhe me ju analistet anarkiste nuk ndjen as lodhje dhe as merzitje; duket se energjia e tij ju ka lodhur dhe ju duhet ndonje tip qullaci qe ju rreh krahet per t’u patur aleat. Edi eshte tjeter kategori jo nga ata qe u ka nesuar Marku e gjekmarku ne fakultet. Ju.mungon kultura e pergjitheshme qe merret nga familja e ne vazhdimesi ne jete.
Ate qe i beri Ramizi Enverit , Basha nuk ja ben dot kurre Saliut , sepse nuk ka integritetin dhe zgjuarsine e Ramizit , nuk ka peshen e tij ne parti .
Mbase Ramizi hapur nuk e hodhi poshte Enverin , me fjalime e deklarata , si c’bene pas ardhesit e tij me Partine dhe vijen politike te Enverit , por me kujdes dhe finese i hapi rrugen pluralizmit dhe krijimit te partive opozitare , u kujdes per krijimin e partise demokratike , dhenjes asaj pushtetin si e para parti opozitare , kalimin paqesor te pushtetit !
PD pa zhdukur Berishizmin dhe “fidanet” e tij, te parin Bashen dhe cfare “kandiduan” per farse nderkohe qe e dinin, qe Berisha me paramilitaret e Tij qe nga Dhjetori-1990 ne Qytetin Studenti, me ndihmen dhe orientimin direkt te Ramiz Alise dhe Sigurimit te Shtetit dhe UDB, pushtoi levizjen Studentore dhe themelimin e PD, nuk i llogariste fare tre pseudo-kandidatet “hije”. Mos harroni se Amerika jo pa largpamesi beri te gjithe familjen Berisha NON GRATA, se shpejti dhe dhendrin Jamarber Malltezi qe eshte ne liste e radhes, sepse e di fort mire qe te gjithe pjestaret e familjes dhe dhendri Malltezi KOMANDOJNE gjithcka dhe kedo ne PD, sigurisht me elementet kriminale ne formacione Paramilitare, me ne krye Agron Kulicaj, Sali Lushaj e dhjatra te tjere ish-Police, ish-Gardiste, ish-Ushtarake dhe ish-SHIK_sa.
PD do rrije shume gjate ne OPOZITE e do rrudhet ne gjysmen e saj qe eshte sot, sepse strukturat Paramilitare do e mbajne peng nen emrin dhe komanden e Doctor-Vdekjes dhe familjareve te Tij.
Kur te fshihen (format se si jane opsione qe njihen ne Bote, si P.SH. si me Gedafin, Milloshevicin, Sadamin, Pinocetin… etj) keta te gjithe, do shpetoje PD.
O Blendo e ke dhi fare.Po kthehesh ne analistin e gjysem te vertetave tepke si Tosi i Lubonjajve.Nuk ju kafshon Sala or cun,i kane rene dhembet,por flisni se keni shume per te thene per te e mbreterimin e tij kriminal dhe ti i di me mire se kushdo tjeter pasi ke qene keshilltar i tij
Basha ne shtator nuk do te kete asnje problem.Ai do shkaekohte si kryetar nga Berisha pas zgjedhjeve lokale ne 2023.Ne ato zgjedhje,Basha dhe PD-ke do humbasin ne menyren me te turpsheme.Pergjegjesia do kerkohet te Basha dhe do t’ia vene hunjet, do e shkarkojne.Atehere do i ndjej Basha dhimbjen e hunjeve.
Gjeniu i paperseritshem Edi Rama , plus gjenialitetit , do popullin dhe atedheun sinqerisht , e per kete eshte ne kete epoke i pakrahasueshem .Ta duam e ta respektojme te gjithe si nje vlere kombetare , por s’ka te dyte ne te gjithe spektrin politik per tu krahasuar .
Lul bej ate qe bene me mire si
hipokrit.
“Vrite” baben dhe kerko falje ne
parti, thuaj se tani jam jetim.
PD-komuniste….
Agron Shehaj mund te lihet ne hije nga rivali i tij Basha, dhe nga zagaria e Sali Berishes.
Ata e dine qe Agron Shehaj do mbaj anen e Amerikes, nuk do i vije keq ti abandonoje gjithe hajdutet e PD, sepse vetem keshtu PD mund te fitoje.
Po pse e quan veten Kajsiu o Mehmet Elezi dhe shkruan me pseudonim?! Si malesor qe je behu pak burre se jemi ne demokraci, dil me emrin e vertete se ska me frike njeriu nga askushi sot! Ngele krimb gjize o i mjere! E cna duhet analiza jote kur ti ke fsheh vetvehten!
Cuditem qe spo dini te shihni para syve tuaj nje kal te ngordhur , qe po tund kembet e as cohet , as ka per tu cuar sa kapistrin e tij e mbajn neper duar Lulushi me kriminelin Berisha ! Bledo , as shum as pak po na flet si ato plakat fallxhore te lagjes , qe ngushellojn mjeranet per dit te mira qe i presin ! Nuk je me kemb ne tok dhe nuk shef si delet po dun te mbajn te gjall ujkun qee i sakatoi ktu e 35vjet ! Skan as forcen ,as guximin, as tru te dalin nga tuneli ku i ka fut krimineli i madh ! Cohet krimineli , larqofti Berish e pak para zgjedhjeve ne ate PALLTI e thot do mar drejtimin e saj e delet prej frikes ujkut i dhan shpej e shpejt voten lakeut te tij se mos o Zot , vjen prap ne stan e ben kerdi ! Leri prallat Bledo se u bone qesharak o “nostradami”i politikes se kalbur shqiptare ! SHyqyr qe vazhdon te “mbreteroj”Edi Rama qe nuk vret , por pushteti i zgjatur ne te njejten dor degjeneron e behet i rezikshem sidomos me nje opozit inegzistente ! PDja esht shemtimi me i madh i ktij kombi ,esht turpi i mjeraneve pa kok qe i terheq zvar nje “frankeshtajn”i pandreqshem , qe ju thau edhe spermen, per te nxjer nje “femi”te sakt Atje duhet vetem nje revolucion ,nje dig qe shperthen e te mar perpara llumin qe sle te hec uji i paster ,,,,,,,,Amerika ju zgjati doren por degjenerimi esht aq i thell sa edhe tani spo guxojn te dalin nga pusi i turpit
Afer fundit e rregullove doren.
Vetem kete ka Agron Shehaj, eshte figur e paster politikisht..
Por e ka shum te veshtirebte drejtoj politikisht PD.
Biznesmenet e fuqishem ne Shqiperi jan tmerresisht egoist. Jane harruar gjithcka si shtresen sociale te origjines dhe realitetin…
Kjo eshte fundja bota e biznesit te ne…
Agron Shehaj nuk perballon dot nje debat ne studio me keta palo gazetar.
Do mendoja te dhkonte ne ShBA, te pregatitej per te drejtuar opoziten dhe me vone shtetin..
Biznesmeni Donald ju kujtohet? Kurr nuk kan qene te afte te drejtojne njerezit…