Skënder Brataj: E keqja më e madhe ka kaluar, por jam i shqetësuar

16 Qershor 2021, 21:40Politika TEMA

Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare, deklaroi se situata është nën kontroll, pasi përveçse nuk ka humbje jete, kemi edhe disa qarqe që nuk kanë raste aktive.

Sipas tij, “e keqja më e madhe ka kaluar patjetër, vera do të jetë më e qetë, por më shqetëson fakti që në Britani pati 9000 të infektuar me variantin Delta ditën e djeshme; në Itali janë zbuluar më shumë se 100 raste me këtë variant; është prezente edhe në Greqi”.

Brataj nënvizon për A2 se “arma më e fuqishme karshi çdo virusi është vaksina”.

Në lidhje me gripin e shpendëve, Brataj tha: “Nuk është hera e parë që shpërthen, por nuk ka rrezikun e madh të përhapjes te njerëzit”.

“Është e vështirë përhapja nga shpendi te njeriu, ajo ndodh vetëm me kontakt direkt dhe konsumimit të një ushqimi të pagatuar mirë”, deklaroi Brataj.

2 komente në “Skënder Brataj: E keqja më e madhe ka kaluar, por jam i shqetësuar”

  1. Gent says:

    Me mire mos fol o idiot se kush pyet njeri per ty,as vete ti nuk e di cdo te ndodh.

  2. nje shqiptar ne Itali says:

    Kush nuk pyetet , more hajvan , doktor Brataj , nje nga specialistet me te mire infekcioniste shqiptare ? Po mire more halabak , kur do te hiqni dore nga ofendimet qe i beni njerezve dhe personaliteteve , pa i njohur fare ? Doktor Brataj eshte shkolluar ne Itali , ne nje prej universiteteve me prestigjiose dhe ishte drejtor i urgjences edhe ne Itali , qe e solli Rama personalisht nga Roma ne Tirane per te organizuar urgjencen shqiptare . Ndersa ti , je nje injorant shqiptar me dy klase shkolle , qe na ben kopetentin ketu dhe merr neper goje nje personalitet si Skender Brataj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje