Tre variantet e vendimit për Ilir Metën: Kushtetuesja mund t’i drejtohet edhe Komisionit të Venecias

16 Qershor 2021, 20:10Politika TEMA

Që nga krijimi i saj në vitin 1991 Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, ndodhet përpara shqyrtimit dhe marrjes të një vendimi, të paprecedentë për vendin tonë deri më tani, në certifikimin e votimit nga parlamenti të shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

Rezultatin e votimit pro shkarkimit dhe raportin e komisionit hetimor kuvendi ia dërgoi dy ditë më parë Gjykatës Kushtetuese.

Top Channel nga burime pranë kësaj gjykate, mëson se ende nuk është hedhur shorti për caktimin e relatorit që është hapi i parë në këtë proces. Sipas ligjit kushtetuesja ka tre muaj kohë nga data e marrjes së shkresës nga kuvendi për ta shqyrtuar këtë çështje.

Ajo që nuk dihet ende ka të bëjë me faktin nëse kjo gjykatë do ta llogarisë si kohë të afatit 3 mujor, muajin Gusht që është një muaj pushimi për institucionet e drejtësisë. Por cilët janë skenarët e mundshëm të asaj që mund të ndodhë në gjykatën më superiore në vend.

Disa juristë me të cilët u konsultua Top Channel shpjegojnë se një prej skenarëve më të volitshëm për kushtetuesen mund të jetë dërgimi tek Komisioni Venecias për një opinion. Në këtë mënyrë anëtarët e kushtetueses heqin nga kurrizi i tyre një përgjegjësi shumë të madhe duke e pyetur Venecian se a konsiderohen shkelje të renda të ligjit deklarimet e presidentit, sa të shkarkohet.

Nisur nga zgjedhja e anëtarëve të gjykatës kushtetuese, parashikohet që disa prej tyre të mbajnë edhe një qëndrim politik në konfliktin mes presidentit dhe mazhorancës duke mos e votuar nismën e kësaj të fundit.

Por nuk përjashtohet mundësia e një aludimi i një roli të pritshëm të ndërkombëtarëve që mund të sjellë një votim nga 5 me 2 deri në 7 me zero, pro shkarkimit. Ndërsa varianti i fundit është që votimi të dalë në 4 me 3. Po përse mund të ndodhë kjo.

Kujtojmë që anëtarë të gjykatës kushtetuese janë Vitore Tusha, Sonila Bejtja emëruar nga vetë Presidenti dhe Marsida Xhaferllari e kontestuar nga socialistët gjatë procesit të zgjedhjeve. Ndërkohë anëtarët e tjerë janë Altin Binaj, Fjona Papajorgji, Përparim Kalo dhe Elsa Toska.

Balancat në gjykatën kushtetuese mund të ndryshojë për shkak se më 2 korrik, është afati i fundit për Gjykatën e Lartë për të dërguar dy anëtarët e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

7 komente në “Tre variantet e vendimit për Ilir Metën: Kushtetuesja mund t’i drejtohet edhe Komisionit të Venecias”

  1. qytetar says:

    Ska nevoje te jesh jurist per Ilir FLORIRIN.
    Jo po shkoni ne Komisionin e fiseve HONOLULU.
    Nje njeri qe ben thirrje per vella vrasje c…m…t Komisioni duhet !???

  2. vang says:

    Ne se Gjykata Kushtetuese nuk do qe te mbaje peshen e ketij vendimi per shkarkimin ose jo te Presidentit,ahere ta dorezoje kete gjykate dhe te ngreje duart lart.Nuk eshte KOMISIONI I VENECIAS per tevendosur shkarkimin ose jo te presidentit sepse nuk i dine dhe njohin me mire se gjykata Kushtetuese kushtet dhe rrethanat e zhvillimit te ngjarjeve . Ne se gjithmone do ti drejohemi Venecias qe i vonon disa muaj shqyrtimet ahere kot sa u be gjithe ajo lufte dhe trazire per mungesen e GJ. KUSH.

  3. Hapu Xhipe says:

    Komisioni i venezias as te qin as te leshon.

  4. USA says:

    Neqoftese Gjukata Kushtetuese paraqet ceshtien Meta ne Komisionin e Venecias atehere ta vjeresojme si nj placke Gabi te pa vlere

  5. FAKTI says:

    Ate desha te thosha dhe une; ne se gjykata kushtetuese e dergon ne Venecia, duhet te shkrihet, ne nuk jemi shtet qe na drejton Venecia dhe tjetra, kushtetuta jone eshte shqip dhe ka votuar populli shqiptar dhe nuk ka votuar Venecia. E pame Venecien: e ka shkelur por jo sa te shkarkohet, e qiu po s’ja futi te tere. Ne se e gjykon se kush i emroi gjykatesit dhe do mbajne qendrim politik, gjykata kushtetuese s’ka nevoje te egzistoje fare, te shkrihet. Pse keshtu do vazhdoje drejtesia jone me nje gjykate formale dhe pastaj te themi qe foli gjykata!! Le te flase populli me referendum per çdo çeshtje kushtetuese dhe ajo te shkrihet. Ndryshoni kushtetuten dhe aprovojeni ne popull: s’mund te vazhdohet keshtu.

  6. FAKTI says:

    Ate desha te thosha dhe une; ne se gjykata kushtetuese e dergon ne Venecia, duhet te shkrihet, ne nuk jemi shtet qe na drejton Venecia dhe tjetra, kushtetuta jone eshte shqip dhe ka votuar populli shqiptar dhe nuk ka votuar Venecia. E pame Venecien: e ka shkelur por jo sa te shkarkohet, e qiu po s’ja futi te tere. Ne se e gjykon se kush i emroi gjykatesit dhe do mbajne qendrim politik, gjykata kushtetuese s’ka nevoje te egzistoje fare, te shkrihet. Pse keshtu do vazhdoje drejtesia jone me nje gjykate formale dhe pastaj te themi qe foli gjykata!! Le te flase populli me referendum per çdo çeshtje kushtetuese dhe ajo te shkrihet. Ndryshoni kushtetuten dhe aprovojeni ne popull: s’mund te vazhdohet keshtu…

  7. Banori says:

    Zonja e zotrinj te gjykates kushtetuese! ense nuk ua mban bytha te shkarkoni presidentin ,apo te kundershtoni vendimin e KuvenditPopullor Dorehiquni duke deklaruar se ne nuk na i mban bytha per kete pune dhe leriani vendin te tjereve, ose te shkriheni fare si gjykate dhe per c’do gje t’i drejtohemi Venecias. Ju tu kemi sa te merni rrogen,e per ndonje fakir fukara ,se per deputet e larte u shpeton muti neper shale. Edhe ne populli i theshte me sa e kemi lexuar kushtetutet dhe kopetencat e presidentit,per 70-80 perqind e populit ai duhej zhdukur nga ajo ndertese se eka mjollosur me ato fytyrat e cakerryera … KJO TREGON SE JENI FRIKACAK.. LARGOHUNI NGA AJO DETYRE. Qe kur gjykaten e mori dhe nje notere ,dihej qe ajo gjykate e shpreses per drejtesi jo eshte shurrosur ,por eshte dhjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje