Arben Ristani zbulon lidhjen e posaçme mes Berishës dhe Bashës

16 Qershor 2021, 20:30Politika TEMA

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD i ftuar në Top Talk duke komentuar marrëdhënien mes Bashës dhe Berishës pas zhvillimeve të fundit tha se ata janë dy figura që plotësojnë njëri-tjetrin.

Dyrnjaja: Berisha dhe Basha janë kundër apo me njëri-tjetrin? Berisha tha sot që dhe sikur 100 veta të mbesin do jem aty.

Ristani: Po e ka thënë që nga dita e parë kur dha dorëheqjen. Për mua janë komplementare, plotësojnë njëri tjetrin.

Nëse rrëzohen bien bashkë, kush e ka këtë fuqi?

Ristani: Të gjitha këto duan kohë, s’bëhen sot apo nesër. Tani ne kandidatët i nxorëm dhe kjo do vazhdojë derisa demokratët të binden.

A është kjo një përçarje e PD?

Ristani: Nuk shkon si term, nuk mund të mendosh që në një parti politike të gjithë duhet të mendojnë njësoj, kemi një debat të hapur, ato që kemi i themi.

Cili është hapi politik i radhës?

Ristani: Lëvizja nuk është se ishte një veprim i paramenduar, në kohë. Ne pavarësisht se humbja pritej duke parë veprimet, ne ishim të angazhuar në fushatë sikur të ishte reale. U kërkua dorëheqja, gjërat u përshpejtuan kur u pa mungesa e reflektimit, kur Basha deklaroi që tani fillon lufta, me një tallje për demokratët sepse i bie që ke 8 vjet që rri kot.

Tani kemi kandidatët, platforma, që mund të ndryshojnë, tani është koha të punohet me demokratët që të jene reflektues se me Bashën do shkojmë nga humbja në humbje , këtu do jemi do vijnë zgjedhjet lokale përsëri , por Basha është është një humbës i pashpresë.

6 komente në “Arben Ristani zbulon lidhjen e posaçme mes Berishës dhe Bashës”

  1. Pilo Lala says:

    Kur flet te verteten Ristani, esell apo tap?
    Jo per ndonje gje, por me duket sikur ka thene te verteten

    1. Pal Pithnoku says:

      Kta thone nje pjese te se vertetes kur flasin nga koshi i plehrave.
      Kur jane ne post, flasin brockulla.

  2. zgalem says:

    Ky duhet te ishte ne burg , sepse ka cperdoruar detyren e Kryetarit te KQZ , organ kushtetus . Nuk i intereson njeriut keshillat e tij jasht etikes plotike. Zgalem

  3. NGA MUTI NE SHURRE…PD DO NGELET WC PUBLIKE DRRI SA TE JEN RISTANAT .KAPTERR RAHMIU ISH PRESIDENT..SALI GERDECI.MUL AGJENTI I UDB.THUTHUQ THUTHUQI.LYL ARITMETIKA…ETJ…

  4. Kalec Dega says:

    Ne foto:
    Basha – i kujt eshte ky gjak?
    Berisha – Nuk me kujtohet mire, por me duket si gjak shkodran. Po, po u kujtuva, eshte qe ne Prill te vitit 1991.

  5. dulle na iku says:

    Ristan pianeci. Sikur e hengre nje dru nga Berisha atehere. Qekur u bere trim. Ju te PD jene hale nga i pari e deri te i fundit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje