Pse u fut tani 10 mijë lekëshi i ri në qarkullim? Guvernatori Sejko: Lehtësohet portofoli, janë rritur rrogat

18 Qershor 2021, 19:00Ekonomia TEMA

Dy ditë më parë guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko prezantoi dy prerje të reja të kartëmonedhave, 1.000 lekëshe dhe 10.000 lekëshe. Prerja 10 mijëshe është më e madhja deri më tani dhe del për herë të parë në treg duke filluar nga 30 Qershori. Por përse Banka e Shqipërisë hodhi në qarkullim prerjet e reja në këtë moment? Në një bisedë me gazetaren Jonida Shehu në Radarin Informativ në ABC, Guvernatori Gent Sejko shpjegoi se vendimi për kartëmonedhat e reja është marrë 9 vite më parë.

Vendimi për hedhjen e kësaj kartëmonedhe është marrë 9 vite më parë dhe gjatë kësaj periudhe është elaboruar i gjithë procesi, që është i gjatë. Ne kemi rishikuar të gjithë kartëmonedhat tona. Në 2019 kemi prezantuar serinë, por puna ka filluar më herët për të rishikuar këtë seri, pasi është një proces i gjatë. Rishikimi i serisë së plotë është prezantuar. Ne kemi konkluduar punën e nisur kohë më parë për prerjen 10 mijë lekë dhe së bashku me prerjen 1 mijë lekëshe do të marrin kurs ligjor në 30 qershor. Pra përdoruesit do i kenë këto dy prerje pas datës 30 qershor” tha ai.

Por përse u hodh tani në qarkullim prerja 10 mijë lekëshe? Sejko vendimin e lidhi edhe me çmimet dhe pagat. “Kjo prerje mund të ishte hedhur edhe më herët. Për ekonominë në këtë moment kjo prerje i përgjigjet nivelit të çmimeve dhe të pagave, të rritjes së çmimeve dhe pagave, rritjes. Prerja më e madhe që kemi pasur ka qenë, 5 mijë lekë, pjesë e emisionit të vitit ’96, nga ‘96 pagat dhe çmimet në Shqipëri janë rritur me disa herë mbi 5 herë dhe një prerje e tillë do i përgjigjej nevojës së ekonomisë. Kjo prerje i shërben edhe BSH për një mirë-administrim qoftë për stokun e parasë dhe rezervave” tha ai, ndërsa mori edhe një shembull konkret “Po ta thjeshtoj, edhe ju, edhe neve, nëse nga pikëpamja praktike, nëse do të shkonim me pushime në një vend të bukur të Shqipërisë do të kishim një lehtësi, pra për të shpenzuar një sasi të caktuar parash, nëpërmjet prerjes së re do të na lehtësohej portofoli dhe do të kryenim të njëjtin  funksion financiar me një sasi më të vogël paraje në qarkullim” tha ai.

Por ditët e fundit ka pasur një debat për prerjen e re, që lidhet me shqetësimin mbi trafiqet dhe informalitetin. Por Sejko, kishte një përgjigje qetësuese. “Aktiviteti i pastrimit të parave parandalohet nga mjaft masa të reja, edhe BSH është një nga institucionet. Pjesa më e madhe e trafiqeve nuk bëhet me lekë, por euro dhe parandalimi është detyrë e institucioneve ligjzbatuese. Ne nuk mund të mos hedhim në qarkullim një prerje që i shërben sistemit vetëm për faktin që mund të paragjykohet apo gjykohet nga disa komente si element që mund të shërbejë për trafiqe apo korrupsion. Është euro, kryesisht ajo…Pjesa e aktiviteteve kriminale kryhen në monedhë të huaj” tha ai.

Prerja e kartëmonedhës së re në cash vjen në një moment kur bota po “zien” nga debati i monedhës virtuale, por a do të thotë kjo se nuk jemi në një linjë me zhvillimet globale? “E gjithë bota ka kartëmonedhën dhe njëkohësisht punon  drejt modernizimit të parasë elektronike dhe pagesave. Ka një strategji nga BSH që po zbatohet, vjet ne kemi miratuar një ligj për pagesat dhe po marrim disa iniciativa për modernizimin e sistemit të pagesave për formalizimin e ekonomisë, rritjen e numrit të shqiptarëve me llogari bankare dhe dixhitalizimin e pagesave. Shqipëria ka pasur progres të madh. Synimi është që mjaft pagesa, si drita dhe ujë ti kryejnë në mënyrë dixhitale.

Ne jemi duke punuar për modernizimin e sistemit të pagesave që në radhë të parë të kemi një përfshirë më të madhe financiare në sistemin bankar, veprimet të jenë të formalizuara. BSH e ka objekt, e ka strategji, për zvogëlimin e cash-it në ekonomi dhe rritjen e pagesave elektronike. Hapat konkretë janë ndërmarrë, përmirësimi i serisë është një gjë tjetër dhe modernizimi është gjë tjetër. Kam parë disa komente, që janë të cekta, jo nga ekspertë” përfundoi ai.

Në fund ai foli edhe për situatën ekonomike dhe pritshmëritë nga turizmi. “Kjo është në varësi të ecurisë së pandemisë. Shifrat janë optimiste. Numrat e infeksioneve tregojnë ulje. Shpresojmë që vjeshta të mos ketë sërish rritje. Sektori i turizmit ndikon në rritjen e ekonomisë. Shpresojmë të kemi një sezon të mirë turistik. Elementët e tjerë kanë treguar rezultatet pozitive. Të dhënat janë pozitive dhe parametrat parashikojnë një rritje ekonomike 5.3% këtë vit. Ka pritshmëri për ringritje ekonomike edhe në rajon” përfundoi Sejko.

16 komente në “Pse u fut tani 10 mijë lekëshi i ri në qarkullim? Guvernatori Sejko: Lehtësohet portofoli, janë rritur rrogat”

  1. CaC Angjeli BURRË i LIG HAJDUT , MASKARA , I KORRUPTUAR , GRABITQAR dhe SHUSHUNJË e PANDËSHKUAR nga DREJTËSIA e RE !! ⚖⚖⚖ says:

    Je HAJDUT dhe GRABITQAR NJËLLOJ si Ardian KRYEHAJDUT Fullani i PANDËSHKUAR ende nga DREJTËSIA e RE ! ! Bëj KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES , sepse USA , DASH , FBI dhe CIA do të DËRGOJNË në BURGUN FAMËKEQ të GUANTAMOS ,, sepse po VJEDH MILIONA dhe po PRET LEK kot mè kot ZOTI Gent Seiko !!! BËJ KUJDES KUJDES KUJDES të madh me KARTËMONEDHAT 50 MIJËSHE që duhen ASGJËSUAR , biles edhe me KARTËMONEDHAT 20 MIJË LEKËSHE dhe 10 MIJË LEKËSHE , sepse po i FUT për herë të DYTË , të TRETË dhe të KATËRT në QARKULLIM dhe NUK PO i ASGJËSON !!!! USA , FBI dhe DASH i kanë DOSJET e ZEZA MULLAR !! MOS KUJTO se MUND TË BËSH ÇTÉ DUASH me PASURINË E SHQIPTARËVE I DASHUR HAJDUT Gent Seiko ?????!!!! BANKA e SHQIPËRISË është e GJITHË SHQIPTARËVE dhe JO e FUNDËRRINAVE HAJDUTË SHQIP FOLËS , siç ishte edhe Ardian KRRIMINEL dhe HAJDUT Fullani i PËSHTIRË !!!! AMERICA IS WATCHING YOU !!! USA ???? IS WATCHING YOU !!! FBI is WATCHING YOU !!!! SPAK po të SURVEJON 24/7 !!!!!!
    DO NOT STEAL PEOPLE OF ALBANIA !!! DO NOT STEAL THE ALBANIAN CENTRAL BANK !! ????????????????????????????????????⚖⚖⚖⚖

    1. Kalec Dega says:

      he he he he..po rriten vendet e punes, investimet dhe rrogat ne rrumpallen e Ed Rames…LOL

    2. Realisti says:

      Cfare thote ky …,? Gjithe bota përdor pagesën elektronike me debit apo credit karta kurse keta punojne qe njerezit aty te përdorin sa me shume kartëmonedhat. Financierët dhe psikologët shqiptare të bejne një mbledhje bashkë e ti japin mendje botes per kete.

  2. ana says:

    Jane rritur rrogat?! Po tallesh???
    Aaaaah, ndoshta e keni fjalen per rrogat tuaja. keni te drejte….se ne te tjeret mezi mbyllim muajin.
    Suksese ne jete, o gjakpires!

  3. Pargali says:

    Jane rritur rrogat thote plehra…

    Mire beni ju qe talleni.

    Ketu as opozite nuk ka dhe te gjithe ju plehrat zara te Amerikes jeni.

  4. qytetar says:

    O zot çfare llogjike !!!!
    Lehtesohet portofoli !!!!!
    Jane rritur rrogat !!!!!
    139 mije € paga vjetore ….peshon portofoli .

  5. Hapu Xhipe says:

    Po tall rakun ky! Me aq sa rriten rrogat ne Shqiperi duhet te futesh ne qarkullim monedha hekuri dhe jo 100000 me fytyren e Kujtim Gjuzit.

  6. rexha 10 says:

    PO NDERTIMET E PALLATEVE ME C’FARE I NDERTON KY SEJKO ,ME EURA ,APO ME DOLLARE????SEPSE ME LEKE NUKE MUNDE TE MBULOHEN GJITHE ATO SHPENZIME.TANI NEVE EMIGRANTEVE NA TAKON QE TE KETHEMI ME FLORI NE ATE VENDE ,SEPSE PLANI I KETIJE HAJDUTI TE BANKES QENDRORE ESHTE QE TE ULI VLERAT E VALUTES dmth VLERAT E DOLLARIT ,DHE EUROS,DUKE FORCUAR VLEREN E LEKUT.
    PRANDAJE TE GJITHE SHQIPTARET EMIGRANTE TI BEJNE PUSHIMET NE VENDET KU NDODHEN ,SEPSE HAJDUTET E BANKAVE DHE POLITIKA E TYRE ESHTE NE FAVORE TE VJEDHJES. LERE PASTAJE EDHE BILETAT KURE TE KETHEHESH DO TA DYFISHOJNE.
    RROGAT I JANE RRITUR MINISTERVE ,DEPUTETEVE ,DHE DREJTOREVE TE BANKAVE,DHE JO MASES SE POPULLITPOLITIKA MONETARE ,DUHET TE ECEN PARALELISHTE ME ZHVILLIMIN EKONOMIKE TE VENDIT.NE TE KUNDERTEN PO KRIJONI NJE EKONOMI INFORMALE QE NUE EKZISTON ,PER DY MOTIVE.
    1 MOTIVI I PARE ESHTE GRUMBULLIMI I PARASE PA ASNJE LLOI AKTIVITETI, QE TE LE TE KUPTOSHE NJE PIRAMIDE TE DYTE,DUKE I KEMBYER ME BONOT E THESARIT TE BANKES QE ME VONE DALIN JASHTE PERDORIMIT
    2 E DYTA SI KA MUNDESI TE RRITEN RROGAT ,PA U KRIJUAR VENDET TE REJA PUNE ,DUKE DITUR SE MASHA E TRETE ESHTE MBI 30% E POPULLSISE,DHE RINIA ESHTE PA PUNE ????KU NUKPRODHOHET ASNJE KOKERR GOZHDE.

  7. Kjo Kaste Politikanesh do lidhur kembe e duar dhe hedhur ne mes te Detit .
    Ky nastradin mundet me ushtru profesionin e tij diku ne noj Firme ose noj Filiale Banke ,
    por ky nuk eshte kurr per nji poste te tille .
    Un nuk mund ta konceptoj nji gjuhe te tille prej halabaku .si me qen nga ata Gambistet e rruges dikur . ?
    O e mjra Shqiperi kush ti qiti atp kry ne hi !
    _
    POLITIKANET SHQIPTARE JANE KANERI I SHQIPERISE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  8. Sd says:

    Erdhi si gjethe e vdekur ne kolltuk dhe është bërë i trash si buall nga vjedhjet. Ky është i mirë ta mbyllësh në minierë në SPAÇ, por SPAKU fle gjum se i ndajnë paratë e vjedhura bashkë.

  9. Demokrati says:

    Pirdh pirdh se lirohesh. Kujt kujton se do ja mbushesh mendjen, popullit qe merr 40.000 leke ne muaj, apo fukarenjve? Kush eshte ai qe mban ne xhep 10,000 lekesh? Vetem drogaxhinjte, te korruptuarit dhe halabaket AKA shoket e tu. Te lumte ty, i hape rruge lehtesimit te kuletes tende se me ate rroge qe ke, ashtu te bie llogaria. TURP. Ne vend qe te beni politika per uljen e informalitetit dhe qarkullimin e lekut ne dore (cash), beni krejt te kunderten… bejeni si bota ku karta kreditit eshte mjeti kryesor i te paguarit, njerezit perfitojne % per blerjet qe bejne, kane shenim gjithcka qe kane blere, e dine se ku u shkon leku. Nga ana tjeter, tregtari detyrohet te beje publike fitimet. Juve sju intereson kjo gje, se si do behet “biznes” ne Shqiperi!

  10. Tironsi qe gjuan per peshq te medhenj tek bashkia says:

    Po euron perse e ulet apo me qe eshte rasti po nxirni ndonje lek tashti qe vine emigrantet .Keta te bankes se shqiperise jane rop q…a vetem pislliqe bejne ne dem te popullit.

  11. Tironcja says:

    Na qenkan rritur rrogat…????.po pensionet jane rritur…?????

  12. shqiptari says:

    Nje organizim perfekt i Bandes Shteterore te Vjedhjes se ketij populli fatkeq me te gjitha menyrat e mundshme.Nderkohe qe ekonomia eshte ne krize keta HAJDUTE ORDINERE dhe te babezitur printojne leter qe do zhvleresoje edhe me shume lekun,dhe bashke me te edhe mundin dhe djersen e fukarejeve derisa ti vdesin plotesisht.Jam i sigurte qe ne Thesarin e Shtetit vazhdon vjedhja e valutes ,por kete rradhe kane menduar ta zv.me leter te vertete.Ky QOFTJA,eshte thjesht nje kukull dhe plotesisht i paafte sepse e dime tashme qe ne krye te cdo institucioni eshte nje i paafte qe merr shperblimin duke mos ditur ku dhe perse firmos.

  13. qytetar says:

    Beme Fullan te te ngjaj !
    O zot !
    E rropen kete vend [email protected]
    Kaq te fuqishem jeni sa talllni…….me popullin.
    Bravo !

  14. Elis Bakri says:

    Zoti Rama ke hapur nji plateforme “Kontribuoni per Shqiperine” ku i beni thirrje atyre qe jane diplomuar jashte vendit te vijne dhe kontribuojne per Shqiperine. Jam njeri prej tyre dhe nuk vij, as nuk e marr mundimin. Ajo plateforme eshte nji tallje. Ate trurin tone ju e patet ne Shqiperi dhe nuk e vleresuat, e late pa pune, e fyet duke vene neper zyra dhe poste njerez pa nivel si ky Guvernatori i bankes qe mjafton ta shohesh sesi flet per ta kuptuar si eshte. Ky kallep te fyen dy here, sepse jo vetem e mori postin dhe vendin e punes pa te drejte, por te shet dhe pordhe neper qytet se ka post dhe leket e grabitura hallexhinjve. SPAKU nuk ka nevoje per shume dosje e prova, mjafton te hedhe nje sy Facebookut ose Instagramit dhe te shikoje sesi ngrifen me makina luksoze dhe me pushime luksoze pushtetaret qendrore apo lokale, kur populli i thjeshte dhe i ndershem nuk ka buke te haje. Jo vetem nuk e marr mundimin te regjistrohem tek ajo plateforma juaj, por as pushimet nuk vij kurre ti bej ne Shqiperi. Ftoj te gjithe emigrantet e tjere te bejne te njejten gje, te abstenojne te dergojne para ne Shqiperi dhe ta shohim sesi ai popull dele do ti hudhet ne gryke asaj qeverie mashtruesish. Per ta mbyllur, nji pyetje kisha. Fullani u denua gje per vrasjen e Santos? Apo dhe Santos iku per dhjame qeni si shume te tjere…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje