Rregulli i artë i FBI që fundosi pilotin grek

18 Qershor 2021, 19:15Rajoni TEMA

Vazhdojnë të dalin në dritë të tjera detaje tronditëse nga vrasja e 20-vjeçares britanike Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj grek, Babis Anagnostopoulos.

Pas tetë orësh në pyetje përpara hetuesve, ai ka pranuar krimin. “OK, unë e bëra,” tha ai përpara policëve, në prani të psikologëve. Sipas medieve greke, policia kishte përdorur manualin e FBI-së amerikane për krimin e rëndë.

Rregulli i artë i FBI është ky: “Në rastin kur ka ndodhur një vrasje nga grabitës të dyshuar, por viktimë nuk ka rënë personi që është kërcënimi më i madh- zakonisht mashkulli apo anëtari më i fortë i familjes- por gruaja, atëherë duhet rivlerësuar e gjithë skena e krimit me shumë kujdes për çdo detaj”.

Më tej, rregulli thekson se kur viktima është mbytur, pra nuk janë përdorur armët konvencionale të grabitësve siç është pistoleta apo thika, atëherë marrëdhënia mes autorit dhe viktimës është më e ngushtë.

“Në përgjithësi, sa më shumë prova të ketë se mbi viktimën është ushtruar dhunë më tepër nga sa është e nevojshme për të vrarë dikë, shanset janë që autori të jetë një i afërt”.

Autori i vrasjes u mor nga policia kriminale një ditë më parë me helikopter. Ai ishte në varreza, kur policët iu afruan dhe i thanë se duhej të mos bënte skena, pasi kishte shumë kamera.

Policët i thanë se kishin arrestuar një të dyshuar dhe në këtë moment, Babis u përqafua me vjehrrën e tij për të paktën pesë minuta. Ishte një shtrëngim mes lotësh me vrasësin e të bijës.

Në polici, Babis ka treguar se si e vrau edhe qenin, për ta bërë skemën e tij më bindëse. Madje shtoi se e kishte provuar edhe më parë se si do e lidhte qenin. Pas këtij rrëfimi shokues, ai ka shprehur keqardhje dhe ka deklaruar se meriton dënimin më të rëndë.

8 komente në “Rregulli i artë i FBI që fundosi pilotin grek”

  1. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Po keto detajet dhe menyrat perfekte te FBI-se pe nuk ua thonit dhe gazetave , mediave te qepnin gojen e tyre te qelbur duke akuzuar shqiptaret ?? Apo ci qi temen , shqiptar hesapi thuaj ……prandaj skane per tu bere shtet i se drejtes greket kurre , nuk i le te ecin perpara mentaliteti i dobet dhe i rendomte , paragjykimet dhe pergjithesimet se cdo gje te lige te ne e bejne te huajt …..sa kohe kane per te ndjekur kete kurs te rendomte , po aq kohe do mbeten mbrapa shoqerive te emancipuara europiane dhe jo vetem qe ecin perpara ……

  2. LG says:

    Rregulli më I përgjithëm në kriminilastikë është në se ka ndodhur një krim në familje,të dyshuarit e parë janë personat më të afert me viktimën,si burri,gruaja etj. Pastaj vazhdohet dhe zgjerohet rrethi mbështetur në faktet dhe motivet.

  3. xheJ. eN. Bi. says:

    Një shkrim sa për të shkruar. Policët që më momentin e parë që hyrën në shtëpi nuk gjetën asnjë shënjë për vjedhje. Një nga policët që komunikoi me eprorin i tha se këtu ka diçka që nuk shkon. Dhe që në fillim ishin të bindur po kërkonin prova. Dhe provat i gjetën tek celularët dhe ora elektronike që kidhte gruaja në dorë që nuk përputheshin me rrëfimin e burrit.

    1. Detari says:

      Ik mer debil . U bete te gjith kompetenta mas pilafit.

  4. Arber iliri says:

    Vrasesi duhet nxjerre e te kerkoje falje edhe per nacionalitetet qe shpifi poshtersisht para gjithe botes.

    1. Futja kot says:

      Vrasesit nuk ju rrujt fare per nenen e femijes se tij dhe e vrau, e ti pret ti rruhet te shqiptaret…bah…

    2. Kavajs says:

      Se po i rruhet atij ca mendon ti. Toc

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje