Udhëtimet drejt BE-së, Tomini: Qytetarët duhet të marrin informacion nga shteti ku duan të shkojnë

18 Qershor 2021, 13:16Sociale TEMA

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini u shpreh në Euronews Albania se të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, duhet të marrin një informacion më të detajuar nga shteti përkatës për t’u njohur me rregullat apo kushtet e vendosura.

Ndërsa për kontratën e fundit të qeverisë shqiptarë për blerjen e vaksinave Pfizer, ajo tha se është një marrëveshje e radhës, ku informacioni është diskret.

“Është një ndër marrëveshjet e radhës, ndërkohë që vendimi doli nga Vendimi i Këshillit të Ministrave dhe ndërkohë të gjitha elementët përkundrejt kontratës ruhen në bazë të diskretit apo ruajtjes së ku shteteve të marrëveshjes së kontratës me distributorin Pfizer”, tha zv. ministrja, por nuk ka detaje për shifrën e vaksinave të porositura.

Sa i përket procesit të vaksinimit në Shqipëri, ajo tregoi se aktualisht vijon injektimi për moshat mbi 57-vjeç.

1 komente në “Udhëtimet drejt BE-së, Tomini: Qytetarët duhet të marrin informacion nga shteti ku duan të shkojnë”

  1. Fatos says:

    A mund që këtë informacion ta japin ambasadat tona në vendet ku janë? Do të ishte më e lehtë për publikun të merrte këtë informacion në faqen zyrtare të ambasadës se sa të kërkonte vetë informacion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje