Hakmarrja e Lulzim Bashës, në prag të përballjes finale me Berishën në shtator

19 Qershor 2021, 09:20Politika TEMA

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar metodologjinë mbi bazën e së cilës do të analizohet rezultati zgjedhor i 25 prillit dhe gjithë proceset që pasuan këto zgjedhje. Metodologjia është e bazuar në disa pika në të gjithë frymën e saj theksi vendoset te qëndrimi se 25 prilli ishte një masakrës zgjedhore.

Në pikën e parë thuhet se “analiza e masakrës zgjedhore të 25 Prillit do të realizohet në të gjitha nivelet lokale të partisë, duke nisur nga çdo seksion e deri në nivel Qarku”.

Pika e dytë ngarkon strukturat e partisë që brenda datës 1 korrik të dorëzojnë analizat për rezultatin në çdo seksion dhe grupseksion.

“Duke analizuar parametrat e performancës në raport me objektivat e synuara, si dhe shkaqet, rrethanat, faktorët dhe të dhënat historike elektorale për secilin prej tyre. Për këtë qëllim, në çdo Degë të Partisë, ngrihet një grup pune, që ka në përbërje: a) Kryetarin dhe Sekretarin e Degës; b) Nënkryetarët e Degës; c) Sekretarin Organizativ dhe Sekretarin për Çështjet Zgjedhore”, vijon dokumenti.

Më pas, përpara dorëzimit të Raportit në nivel Dege, Grupi i Punës informon Kryesinë e Degës për të dhënat e përgjithshme të analizës dhe pasqyron në Raport çdo vlerësim apo konstatim të Kryesisë së Degës.

Brenda datës 5 korrik 2021 drejtuesi Politik i Qarkut paraqet Raportin përmbledhës të analizës në nivel qarku, sipas Formatit Tip të miratuar me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm, brenda 2 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Më pas, raporti analizues i paraqitet Kryesisë brenda datës 10 korrik. Në këtë datë nis faza e dytë e analizës, ku përfshihet sekretariati organizativ i partisë dhe organet e tjera drejtuese, që do të verifikojnë dhe analizojnë performancën e degëve.

Pika gjashtë është edhe më interesantja. Në këtë pikë, Sekretariatit Organizativ të Partisë Demokratike i jepet tagri që të propozojë pezullimin, apo shkarkimin e drejtuesve vendorë të partisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja për drejtuesit e rinj, proces ky që duhet të përfundojë para shtatorit.

Pra, Lulzim Basha pritet të ndëshkojë gjithë kundërshtarët e tij, duke filluar nga Bujar Nishani, që nuk do të jetë më në krye të Këshillit Kombëtar dhe pritet të emërojë gjithë besnikët e vet, në pritje të një përplasje të mundshme me Sali Berishën dhe njerëzit e tij, në shtator, atëhere kur dhe Berisha pritet të përjashtohet nga grupi parlamentar i PD-së, pas shpalljes non grata nga SHBA.

5 komente në “Hakmarrja e Lulzim Bashës, në prag të përballjes finale me Berishën në shtator”

  1. Jon says:

    O Tema, lerini keto artikuj corientues per publikun e thjeshte. Krijoni ide te rreme sikur po ekziston perplasje midis klaneve. Asnje perplasje nuk ekziston. Te gjitha keto jane nje teater i ndyre i njejte me 30 vjet. Kur ka pasur perplasje te vertete, politikanet ose te vrasin ne bulevard, ose te cojne per gjah, ose i turrin nje zagori qenjsh personit si ne rastin e Lelit. Kaq e thjeshte eshte. Keshtu qe Basha, Nishani, Imami, Berisha dhe nja 25 te tjere, te behen gati per listen e zeze dhe me ne fund PD te clirohet nga keto monstra dhe tradhetare te kombit shqiptar. Ngelemi ne pritje qe te pastrohet edhe PS, qe sapo filloi me ate fosilen qe iku dhe qe mendon ai dhe Rama se e mbylli me nder. Kujtojne se e vendosin ata se ku mbyllet nje etape.

  2. K says:

    Lulximja po vendos fundin e vet! Dihet qe te gjitha behen nga kunati! I pare eshte Rama por edhe Basha eshte i dyti! U rrit cmimi! Pra korrupsioni eshte shkaku kryesor qe Lulja Tulipan manipuloi zgjedhjet! Ne Shqiperi po luhet Tragjedia e fundit e Shekspirit qe nuk eshte botuar akoma!

  3. Jozef Radi spiun ne internim says:

    Nishani eshte burre i mire. Basha eshte mut muti.

  4. Realpolitika says:

    BASHA QEN BIR QENI. KA HESAPE ME DREJTESINE.
    POR PO QE SE DO TE ” VRAS BERISHEN”
    I BEN NJE SHERBIM DONETHENES KOMBIT.
    KRIMINEL TE REGJUR E TE PAMESHIRSHEM SHQIPERIA …NUK KA PASUR NE SHEKUJ.
    MESHIRE PER LYLIN , ….PASI ” TEVRAS BERISHEN”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje