Detaje të reja: Kishte të ftuar Noizy-n, Ledri-n, Gena e shumë VIP-a, i plagosuri pronar i lokalit të njohur në Sarandë

20 Qershor 2021, 14:18Politika TEMA

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e biznesmenit 35-vjeçar Spiro Iljadhi në Sarandër. Ndaj tij u qëlluan 20 plumba ku disa e kapën në trup duke e lënë të plagosur rëndë. Për shkak të  plagëve të marra ai u nis me helikopter drejt Tiranës, ndërsa i plagosur mbeti edhe një pushues që ishte rastësisht në vendin e ngjarjes.

Nga ana tjetër policia ka shpallur në kërkim Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) dhe shoku i tyre Redjan Hadër. Sipas informacioneve, mësohet se sherri fillimisht ka nisur brenda lokalit “Bar Orange” të biznesmenit Iljadhi, ndërsa më pas tre autorët e kanë pritur jashtë pronarin ku më pas kanë hapur zjarr me breshëri ndaj tij duke e lënë të plagosur rëndë.

Lokali i Spiro Iljadhit është ndër më të njohurit dhe më të frekuentuarit në Sarandë, sidomos gjatë sezonit veror. Nga një vëzhgim në faqen e lokalit në rrjete sociale bie në sy numri i lartë i personave që e frekuentojnë dhe të ftuarit specialë të cilët janë disa prej këngëtarëve më të njohur në vend. Bëhet fjalë për reperët Noizy, Ledri Vula, Majk, edhe Gena.

Spiro Iljadhi disa ditë më parë kishte hapur një degë të lokalit në Ksamil të quajtur “Orange Pizza & Grill Lounge”.

Ndërkohë policia po heton dhe po punon për të vënë në pranga autorët e shpallur në kërkim për plagosjen e rëndë.

17 komente në “Detaje të reja: Kishte të ftuar Noizy-n, Ledri-n, Gena e shumë VIP-a, i plagosuri pronar i lokalit të njohur në Sarandë”

  1. Sarandioti says:

    Duket që policia ka prioritetet për së prapthi. Në vend që të merrte masa vetë ndaj këtij kafshës që u plagos, vete dhe kapet me ata që u vendosën me shpatulla pas murit. Lavdi paçin vëllezërit Çaushi. Edhe pse nuk e çuan deri në fund atë që duhet të bënin prapë kanë meritë të madhe për iniciativën.

    1. Ana says:

      O sarandiot kuptoj se ti di dicka me shume per kete akt barbar. Pse nuk na e tregon dhe ne te tjereve,? Po lavderoni vrasesit sikur viktima te ishte nje kriminel. Apo e kam gabim?

    2. Baftjar Latifi junior says:

      Po si eshte muhabeti o Saarandiiot na qarteso pak

      1. Matrapiku says:

        Muhabeti eshte qe “Sarandjoti” do te jete turkocam Grekofob, qe vjell vrer ndaj bisnesmenit te suksesshem minoritar.
        .
        Caushi dhe Hajdari goditen pabesisht nje Grek … kjo eshte normale per turk Arnautat e vatanit.

  2. Kiko says:

    Ky luan muzike deri ne tre te nates se paguan Policine,le gjithe qytetin pa gjume,

    1. Tepelenasi says:

      Po cfare pune ka vrasesi tepelenas me muziken ne sarande e derebardhe? Na e bete vrasjen si te jete nje shpulle!!!!!! Ai qe vret duhet te vritet, duhet me patjeter te rifutet deniimi me vdekje. Maloku, malok ngelet, nuk behet dot qytetar!

      1. Kiko says:

        Po ka pune se kur Policia ju mbyllni Lokalin te tjereve qe nuk paguajne korrupsionin njerezit e shikojne qe nuk i mbron kush ,me i forti te mbyt me para dhe ka kapur fijet ne Polici,e di gjithe Saranda,kur je ne xhungel arma flet jo fjalet,qyteti eshte xhungel nuk flen njeri nga lokali i ketij.tjetri jep dhomat e nuk flejne dot Turistet.gjithsecili merr ligjin e Maliqit.Nuk jam qe te vriten njerezit mes tyre,po kur nuk ka shtet keto jane rezultatet.Ligji duhet te jete I barabarte dhe Jo ta bejne Policet qe marrin para nen dore te bejne vjedhin shurdh.Ne Sarande eshte mbushur me minj qe te afrohen dhe te thone Weed,koka.Policia fle se eshte e ngopur nga tipa si ky qe kujton se eshte mbi ligjin.

        1. tepelenasi says:

          Pra maloku nga tepelena e vrau se e shqetesonte zhurma e muzikes? Po ku ne Tepelene dhe vete i trete? Po Saranda nuk eshte spital, por qytet per tu argetuar ore Kiko. Nese do te ishte sic thua ti, maloket duhet te vrisnin policat qe nuk zbatojne ligjin, hajde mendje hajde. Me mend si te tuat shkojne te gjithe per lesh. Ore a jeni njerez ju?

          1. Kiko says:

            Nuk di gje pse e qelloi,ata qe e qelluan e dijne,Po ky tipi nuk eshte dicka qe mund te krenohet Saranda me te.ka nje lokal qe shkel ligjin cdo dite dhe njerezit nuk flejne nga zhurma,,Ti jeton ne shqiperi apo flet nga larg,ne qofte se ne evrope zgjidhen problemet me nje kafe,ketu zgjidhen me pushke se eshte ballkan,Po nuk e hengre te ha tjetri,llogjika nuk funksionon ne Shqiperi,Shiko Politiken te kuptosh.Njerezit jane nen depresion nga padrejetesite dhe shperthejne ne akte te tilla.nuk perkrah vrasjen e askujt,po kur nuk ka shtet ku ta gjesh te drejten.sidoqofte ata qe qelluan te Japin llogari para ligjit pa dyshim.

  3. Bona korcari says:

    E vertete! Ky mister ishte bere lahtari i qutetareve te Sarandes prej vitesh me muziken qe degjohej nga pllakat e deri ne kanalin e Cukes ne Sarande, dhe asnje nuk kishte kellqe te merrej me te. Shteti i gjithi e mbron, i jep leje te zgjerohet, e lejon ti beje karshillek nje qyteti te tere duke e lene pa qetesi. Shteti urgjentisht te marre masa per moslejimin e muzikes me ze te larte neper lokale ne zona te banuara. Nuk sheh e nuk degjon bum bume nga mengjesi ne mengjes ne asnje qytet turistik te botes se perparuar. Lokalet e nates apo diskot jane larg qytetit apo te izoluara 100 %. Ne Sarande nuk pushohet, por terbohet. Eshte kthyer ne nje qutet te pabanueshem.

  4. destan says:

    Ky qe ka shkruar me emrin SARANDIOTI me siguri qe eshte derr maloku…

  5. Floriri says:

    Turp dhe turp akoma të qëllohet me armë në mes të turistave dhe pazarit. Ku është policia çfarë bëjnë, makina që parkohen në mes të ditës në mes të rrugës e në pedonale e as se çan kokën njeri. Te rinjtë qe shesin drogën ashiqare I shikojnë e sflet njeri. Plazh i piset dhe svjen njeri ta pastrojë dhe të hedhi dy makina rere. Mbushur me lypsa në mes të rrugës me rrom. Dhe janë po ato grupe që vijnë çdo vit. Diçka këto ditë ka ndryshuar por policia duhet të punojë me fort se tani që filloi sezoni fillojnë dhe horlliqet, vjedhjet etj.

  6. Draper dhe Çekan says:

    Historia e ka treguar qe keta e kruajne te paret si ky kokbolja spiro gjithmone perfundojne viktima
    Jane mbushur varezat me cuba!
    I genjen mendja qe kane lek dhe miq jane te paprekshem
    Sa here ka vrasje del qe viktimes i ka ngrene Bytha.
    Per nje gje jam dakort me ramen, kokat hengshin!

    1. maloku says:

      Po mire si eshte historia meqe e ditke o draper dhe cekan? O kokrra e malokut!

  7. Martin says:

    Detaje te reja se ka ftuar Noizin , Ledrin, Genen?? E ku eshte detaji ketu?? C’lidhje kane keta me krimin??? O te qifsha gazetaret qe jeni juve

  8. Leku vlen me teper se njeriu says:

    Perjashto tiranen ku deri diku vepron policia ne qytetet e tjera keni ligjin e te fortit dhe tarafllikun. Pa le kur behet fjale per leke.

  9. k says:

    Meqë ka ftuar nozin dhe ganiun,paska qenë familje shumë e mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje