INTEGRIMI, Rama në “Francë 24”: U mësova të mos habitem më me atë që mund të ndodhë në Bruksel. Ne duhet ta marrim dritën jeshile

20 Qershor 2021, 14:03Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për televizionin France24, ka folur mbi procesin e integrimit në BE.

Kreu i qeverisë tha se mendon se vendi i tij do të marrë dritën e gjelbër nga BE, por shtoi se asgjë nuk e surprizon nga Brukseli.

“Duhet thënë se në samitin para pandemisë, u vendos që të hapeshin bisedimet, më tej kjo u zgjat sepse duhej të merrej një vendim për të thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Për fat të keq tashmë, unë u mësova të mos habitem më me atë që mund të ndodhë në Bruksel, sepse është një çështje e dinamikës së brendshme, një histori konsensusi që ndonjëherë është i vështirë, normalisht duhet ta marrim dritën jeshile duke mbajtur parasysh se ka një problem tjetër mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, sepse ne dhe Maqedonia e Veriut e presim së bashku këtë vendim dhe do të shohim nëse ky problem do të zgjidhet përpara samitit”, tha Rama.

1 komente në “INTEGRIMI, Rama në “Francë 24”: U mësova të mos habitem më me atë që mund të ndodhë në Bruksel. Ne duhet ta marrim dritën jeshile”

  1. Kalec Dega says:

    ta marrim driten jeshile???? ..pa pike lidhje kuptim si Fatosi njiheri kur i fliste masave popullore fshatareske per maxhorance e ekselence…etj….drita hapet ose mbyllet..po per karabushin gjigand ajo merret..vetem te marre kupton gjatoshi
    =
    …vetem ky e kupton qe nga qe nuk di cfare flet gjitmone do shikoje drite te kuqe…
    =
    deri me 2025 kur te hapet drita jeshile, per shqiptaret, te fundit qe do i bashkohen Klikes Evropiane nen Gjermani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje