Mund të mos kenë lidhje personazhet, sikurse problemet mund të jenë vogla, të mëdha, serioze, qesharake. Nënë Tereza ka thënë se jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.
Këngëtares së mirënjohur, Juliana Pasha, i ngordhi qeni pak kohë më parë. Ajo, ashtu si edhe shumë të tjerë kishte krijuar një lidhje aq të fortë me qenin, saqë e bëri lajmin publik në një formë krejt të pazakontë.
Juliana doli xhiro me qenin e saj në Berat. Në një nga trotuaret e qyterit qeni i kishte ngrënë një salçiçe dhe ishte helmuar. Nuk dihet me siguri, por ekspertiza “mjeko-ligjore” e veterinerit do të kishte dalë në përfundimin se qeni i saj kishte ‘ndërruar jetë’ për këtë shkak.
Juliana e përjetoi aq keq humbjen e qenit saqë i bëri thirrje publike Bashkisë së Beratit, policisë dhe ministrisë së Mjedisit, për të identifikuar autorin që kishte hedhur salçiçen, me qëllim ndëshkimin e tij, që të tilla ngjarje të mos përsëriteshin në të ardhmen dhe kështu nuk do të rrezikohej jeta e kafshëve të tjera.
Aq e lidhur ishte Juliana me qenin saqë tha se ai “vdiq” nga salçiçja që kishin hedhur në rrugë njerëz të papërgjegjshëm. Por si një artiste, ndoshta edhe nga reagimi emocional, ajo nuk mori në konsideratë disa anë të tjera të medaljes. E para, gatishmëria e institucioneve për të marrë seriozisht, hetuar dhe ndërshkuar vrasësin e mundshëm të qenit, pavarësisht se krimi i pretenduar mund të ishte pa paramendim. Dhe e dyta, kultura: sa e përgatitur ishte shoqëria jonë, për t’u solidarizuar me këngëtaren, që të paktën të pajtohej me faktin e salçiçes së hedhur dhe qytetarët të kërkonin një mjedis sa më të pastër.
Çfarë ndodhi? Juliana si të mos mjaftonte dhimbja që i shkaktoi humbja e qenit u përball me tallje dhe ironi të shumta në rrjetet sociale.
– “I bëjmë thirrje SPAK të hetojë këtë krim të rëndë dhe të ndëshkohet krimineli,” – thoshte një qytetar. – “T’i rrojnë qenit çfarë ka lënë, motra, vëllezër, nipër dhe mbesa,” – shkruante një tjetër. “Të mblidhet Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme” apo “Të reagojë menjëherë Kryministri, Presidenti dhe të shkarkohet kryetari i Bashkisë” ose “Jo më larg se dje kanë ndodhur vrasje dhe aksidente ku kanë humbur jetë njerëzish, fajtorët nuk janë gjetur, por ky krim duhet zbardhur urgjent.”
Ndërsa publiku francez do të solidarizohej, ai shqiptar vendosi të tallej me fatkeqësinë e qenit të Julianës. Nëse institucionet franceze apo ato të vendeve të zhvilluara në BE i marrin seriozisht jo vetëm thirrjet e artistëve, nuk dihet se si shkoi puna me insitucionet tona.
Çdo qytetar shqiptar ka përjetuar në një formë apo tjetër padrejtësi të shumta në tërë këto vite. Për shkak të gjendjes ku janë katandisur institucionet arsimore, kulturore dhe ato ligjzbatuese, si garantuese të funksionimit dhe zhvillimit normal të shtetit të së drejtës.
Prandaj, edhe krimet zgjedhore të pretenduara nga opozita, nëse supozojmë se ato qëndrojnë, a marrin dot zgjidhje në mungesë të institucioneve të lartpërmendura? Cili është edukimi dhe kultura që kanë fituar qytetarët shqiptarët përmes institucioneve të pavarura, që ata të shqetësohen, për të mos thënë se mund të tallen mbi të njëjtat pretendime, për fatin e demokracisë në vendin e tyre?
Se çfarë ka bërë opozita kur kishte pushtetin dhe më pas, që të kishim sot një shoqëri sa më të edukuar dhe të emancipuar për të reaguar ndaj çdo shkeljeje dhe parimi që cënon demokracinë dhe se çfarë ka bërë ajo që të kemi sot institucione drejtësie sa më të pavarura dhe të besueshme për të ndëshkuar çdo krim, kjo mbetet e diskutueshme.
E padiskutueshme është se ndaj çdo padrejtësie me interes publik, sidoemos kur çështja merr edhe karakter politik, shoqëria shqiptare reagon njësoj, ndoshta edhe më keq, si me qenin e Juliana Pashës. Institucionet e pavarura pse nuk i ngritëm sa më parë! (Aranit Muraci)
T’i qepësh bashkë këto dy tema?!. Bukur do të ishte të trajtohej veçmas tema me Qenin. Është aq interesante dhe e domosdoshme pëe mjedisin shqiptar.
Po si nuk u kujtove o artikullshkrues per nje ane me problematike te ceshtjes.
Juliana ka te drejte te qaje sa te doje, te revoltohet, ti ngreje edhe ndonje kenge qenit, gjithnje eshte ne te drejten e saj.
Si nuk tha dikush qe salcicja qe ka ngordhur qenin, mund te kete groposur edhe ate qe provoi ta haje, ne mos ne varr, e ka lene diteziun ne nevojtore (mender muhabetit), duke u shtrenguar nga dhimbjet e barkut.
Si nuk del dikush qe te ankohet qe keto produkte jane per konsum njerezor, por rrine e tallen me Julianen e cila eshte ne te drejten e saj qe ne mungese te nje femije, te kete qenin per ti mbushur boshllekun.
Ne France qe thua o artikullshkrues, do te kishin dale ne rruge jo vetem per fatin e qenit, por eme teper per mosegzistencen e shtetit qe lejon tregtimin e ketyre helmeve per njerezit.
Po pse e ke prishur idenë, duke na futur si model TANGERLLEKUN francez?
Mos ti mbetet hatri kengetares zonjes Juliana,ne shquhemi per popull me humor,shakaxhi, deri sa dhe zgjedhjen e pretendentit per kryeminister e marim me shaka zgjedhim nje karagjoz, zgjedhim deputet karagjoz, gjyqtar karagjoz ,kjo do na gjeje .
Juliana duhet te ishte kujdesur me mire per qenin dhe mos e lejonte te hante mbeturina.
Sakt!
Mire o Dreni po pyetja eshte kush eshte ai psikopat qe hedh mish me helm ne rruge ? Se ky njeri eshte me siguri psikopat dhe rrezik publik. E dyta, edhe pse nuk kam kafshe vete, nuk e kuptoj pse tallet autori me kete vajzen ? Kjo tregon primitivizem mesjetar, kur dihet qe qeni dhe macja jane kafshe te shtepise me te cilat lidhemi shpirterisht.
Menjehere te shkarkohet Edi Rama si kryeminister per kete tragnedi qe ik ndodhur Julianes,dhe te denohet me burgim te perjetshem.Julianes ti jepet nne demshperblim prej 100 miljon euro se ai qeni saj ishte i vecant.Te rroni dhe ta kujtoni Juliana.
Nuk e kuptova se çfare ngrinte ky zoteria, ama kuptova se Julianes i paska ngordhur perveç qenit dhe mendja. Kafsha na dhimbset te gjitheve dhe shume bile, ama ta beshe probleme kaq te madhe e te kerkoshe drejtesi per qenin, me duket se Juliana paska qene e pa lidhur fare me “ambjentin” shqiptar dhe me jeten e bashkesise, por vetem me qenin dhe kujtohet per shoqerine dhe instancat e saj, kur qeni hengri salçiçen, ne nje kohe qe njerzeve u jane bere krime nga politikanet per 30 vjet rresht, kane humbur njerezit e tyre, jo qente dhe nuk jane zbardhur akoma formalisht pa njerezit u a bejne me gisht se kush jane. Ku kane arritur njerezi te kthyer ne gjallesa tokesore!
Shqiperia duhet ta shpallte dite zie diten e vdekjes se qenit juliana ballaban pashes ashtu sic bota u hidherua per qenin e obames dhe jo me larg se dje e pesoi edhe qeni i biden dhe familja eshte ne zi.
Shqiptaret nuk po duan njeri tjetrin dhe te duant qent e ketyre fshatareve qe po i futin ne krevat dhe na jane bere trotuaret gjithe mut qeni
Pse nuk i behet nje varrim me protokoll shtetror ketij qeni?Duhet te shpallet dhe nje dite zi.Kurse ai Qenibirqeni, qe dha urdher per vrasjen ne Elbasan te nje mjeku, te dekorohet me nje teneqe te llakuar nga Palopresidenti, shkerdhata e tij, Meta.
Po kjo lopa
Me qen ti moj bushter
Te mblidhet menjehere keshilli i sigurise kombetare nen drejtimin e presidentit te shkarkuar Ilir Meta dhe te dale me vendim per te ngordhur qente rrugac qe kane zaptuar qytetet dhe plazhet e Shqiperise dhe znj Juliana t’i heqe te drejten e mbajtjes se qeneve mqs nuk eshte e zonja t’i mboje nga ushqimet e helmuara. Nga ana tjetet parlamenti ne nje seance te jashtezakonshme parlamentare, paso te mbaje nje minut zi, te analizoi me petgjegjesi rastin e rende. Po keshtu qeveria nje nje mbledhje urgjente te shpalle tre dite zi kombetare per zagarin e Julit.
PPL
Cfare humbjr kohe te lexoje kete shkrim idiotesk qe edhe titullin e ben intrigues.
Sikur nuk permendej gjekundi ne artikull Basha?!
SPAK duhet te hetoje te gjithe prinderit e qeneve , pasi qente e tyre dhjesin dhe shurojne ne te gjitha gjelberimet e qyteteve duke i kthyer ne VC apo HALE apo NEVOJTORE , qendera infeksioni te ndertuara na BASHKITE po qe nuk e rruan njeri qe , femijet kepusin lule me mut e shurre qensh , pleqte e pushuesit pa perjashtim thithi ajer , qe vetem i tille nuk eshte , jo me oksigjen po nje perzierje mutogjeni e shurrogjen te ketyre qene e bire qensh te shpifur .Pune shqi,,,,,,,.I indinjuar prisha fjalorin por qente nuk kuptojne shqip , e pune qe nuk rregullohet
O njerez nuk na takon neve te gjykojme se me ke lidhen njerezit me shume, me qenin, macen a ku di une. Te gjithe njerezit qe kane nje kafshe shtepiake lidhen fort dhe e perjetojne humbjen e kafshes. Nuk ka asgje per te gjykuar ketu, qytetar, fshatar, i varfer, i pasur lidhjen emocionale me njerezit e aferm dhe kafshet shtepiake i perjetojne te gjithe ata qe kane ndjeshmeri, megjithate ta leme menjane kete. Problemi qe shtron Juliana si qarkullimi i produkteve te pasigurta , qofte ai ne tregun ushqimor, lodrat e femijeve qe jane toksike, apo plehrat e hedhura andej ketej jane ceshtje qe duhet tiu shqetesojne te gjitheve, Mos u shqetesoni per qenin e saj por shqetesohuni qe mund te keni fat te ngjashem me produkte qe bleni ne treg per kete sheqesohuni. Pastaj te jem plotesisht i sinqerte me erdhi ne mendje edhe idea qe dikush mund ta kete helmuar salcicen dhe ia ka dhene nje personi qe mund te jete helmuar gjithashtu, nuk eshte cudi dhe duhet marre seriozisht. Serish harroni qenin, por merruni me fenomenin dhe ne vend qe te qeshni e shani Julianen reflektoni pse jemi bere kaq indiferente ndaj cdo gjeje.
Kot nuk thone kujtohen ateehere kur u vjen e keqja tek dera e vet. Po si nuk u ngrit dikush nga kta qe preken per qente, kur dikush vritet padrejtesisht, kur njerzit aksidentohen gati perdite, per kta kamikaz me makina qe pervecse parades me makina te shtrenjta, duan te bejn dhe pilotet e formula 1 ne rruget tona modeste. Etj etj. Po arrite te edukosh njeriun, edhe kto aksidentet e kafsheve nuk do mund te ndodhin. Por shqiptari kujtohet vetem kur e keqja i troket tek dera e vet. V.k
Le t’i rroje qenia, qenit. Ngushellime! Ne jemi nje shooqeri ne zhvillim dhe do te ishte mire te kishim si objektiv njeriun dhe pastaj kafshen. Pyetja eshte: a e ka ngritur ndonjehere zerin Juliana per gjendjen ne te cilen jetojne shqiptaret? Eshte e drejta e saj per qenin! Pra ne duhet ta fillojme nga vetvetja, pastaj te perfundojme tek qente!
Juljana ka te drejte …!
Ajo jeton nje realitet tjeter…siperor, artistik ,ne boten dhe ndjenjat e qenve (kafsheve)….
Ajo nuk jeton ne realitetin tone tokesor… ! Ka te drejte te revoltohet …dhe te ankohet deri ne… Kesh. e Europes , ne OKB e te protestoje se bashku me shoqaten e qeneve . Mundet te degjoni edhe ndonje kenge nostalgjike per “Dashurie te humbur” …!
Neise, Ajo ka te drejten e saj por duke na perfshire edhe ne , se pari te na tregoje ; Sa vjec ishte qeni , ishte i bardhe (si e zonja) , i zi,pullali etj. ? Mashkull apo femer ! C’farrace ishte ?-se dhe ne s’dime si te mendojme!?
Se me qe e beri publike , na bie detyre jo vetem t’a ngushellojme , por edhe te angazhohemi per te gjetur nje te ngjajshem ,…se nuk shtyhet vetem !…
Ne fakt ne foton se bashku me Lulin , kujtova se e krahasonin per ndo nje shaka…! Per te thene se ngjajne ngaqe Lulit i ka shtypur “Babane” amerika dhe nuk di si te sillet… sepse nuk e pranon dot qe ka vdekur fizikisht… eshte ne gjendje kome ….dhe a do ta perballoje dot ! …si puna e Shumakerit !…
Se e zgjatem shume ,…hall i math na ka zene kete vere …!