Linda s’është Zonja e parë, por e para Zonjë...

19 Qershor 2021, 13:10Politika TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Pas çdo burri të suksesshëm, gjithmonë ndodhet një grua e fortë.

Dje kur gjithë burrat shqiptar po ndiqnin kampionatin europian të futbollit, unë ndoqa një ndeshje tjetër nga më të fortat në Arenën politike shqiptare.

Linda Rama u përball dje mediatikisht, jo me të gjitha gratë shqiptare por me ato që kanë pretenduar të ishin Zonja të para të shtetit shqiptar.

Nuk ishte shfaqur prej shumë vitesh.

Nuk ishte protagoniste prej shumë kohësh.

Nuk kishte folur dhe nuk ishte shfaqur në media.

Prej 40 vitesh i ndjek me vëmendje profilin dhe performancēn e çdo Zonje të Parë:

– kam parë Nexhmije Hoxhën në dyert e burgut kur punoja gjyqtar.

– Kam parë Rexhina Nanon kur i qëndronte besnike Fatos Nanos në burgun e Tepelenës pasi u burgos nga Berisha.
– Kam parë Xhoana Nanon kur u rikthye si partnerja e re me Nanon në politik.

– Kam parë Monika Kryemadhin si Zonjë e parë e shtetit por edhe si grua e fundit e pallatit sepse e kisha komshije tek shallavaret ku u lindëm dhe u rritëm si komshinj të dy.

– Kam parë dhe kam njohur çdo grua presidenti, përfshi dhe Liri Berishën e cila me gjithë profilin e saj modest, nuk kishte as forcën për të ndalur arrogancën apo dhunën e bashkshortit, por as kapacitetin pokitik të artikulimit minimal që të dilte mbi nivelin e një Zonje të Parë.

Ndryshe ka të gjitha gratë e tjera, Linda Ramën nuk e kam takuar kurrë në jetë dhe as nuk e kisha parë ndonjë herë në media.

Dje ishte një “ndeshje” e madhe që burrat shqiptar e kanë humbur…..

Dje Linda Rama u shfaq në ekran dhe brenda 60 minutash shkëlqeu me prezencën e saj.

Dje pashë armën më të fuqishme të Edi Ramës, që ndryshe nga çdo burrë shteti që ligjin ja bëjnë kalamajtë, gratë apo kunetërit, ai ka në krah një partnere dinjitoze dhe me shumë integritet.

Energjia pozitive e Linda Ramës ka ndryshuar, brutalitetin dhe arrogancën e Edi Ramës së viteve 2000.

Të gjithë mund të thonë që ajo ka përfituar se morri një burrë që, u bë kryeministër, por është e kundërta. Rama ka fituar, nga një Zonjë si Linda.

Ajo u shfaq dje në ekran dhe provoi se bën hije me fjalën, modestinë dhe inteligjencën e saj.

Për herë të parë pash një Zonjë të Parë që ndryshe nga Nexhmija, Xhoana, Liria apo Monika nuk i hedhin benzinë zjarrit dhe oxhakut të krye-bajrakut shqiptar.

Për herë të parë pash një grua që arrin të frenoj egon e sëmurë të burrit si krye-familjar i shtëpisë shqiptare.
Linda Rama dje demostroi, që ashtu siç ka ri-bashkuar familjen e Edi Ramës, ashtu dhe ka frenuar egon apo ka gjeneruar energjitë e një potenciali që ka nevoj çdo mashkull në karrierën pokitike.

Linda Rama, dje tregoi që: “Zonjë lind dhe nuk bëjesh nga karrigia e burrit”

Me zonjllëkun dhe fisnikërinë e lindur ajo madje plotëson edhe gjysmën e mangësive që ka Zotëria i saj, kryeministri i shqiptarve…..

Linda s’është Zonja e Parë, por e Para Zonjë….

45 komente në “Linda s’është Zonja e parë, por e para Zonjë…”

    1. ben says:

      Nuk e njoh Linda Ramen
      Dhe nuk kam arsye ta paragjykoj.
      Po kjo lepirja e ketij sores, i kalon te gjitha nivelet e peshtirosjes

      1. ilir says:

        Burre me te shplare se Sorra s’ka,

      2. Andi says:

        Na trego ndonje opinion te spahiut si ky per grate e politikaneve te siperpermendur.Atehere quhesh lepiresa.Nese nuk ke shko pirdhu o zar shqupi.

        1. Alfred says:

          Nje capacul me emrin Kreshnik! Nje qenie paradoksale d.m.th….

      3. Vranakonti says:

        Kreshnik,bravo.Ke thene te verteten.Le t’i vij inat kujte doj,por Linda eshte nje zonje e vertete.

    2. Këlyshët e Komunistit Sali humbén zgjedhjet says:

      Kreshnik,
      E ke qarë artikullin, sepse analistët burra-kurva, as nuk dinë ta shajnë Edi Ramën, por vetem e shajne se eshte i gjatë, ka dale dikur pa brekë, eshte arrogant dhe i bën per te qarë, nuk jua var dhe nuk u thote mirëmëngjes, dhe se tallet me ta duke i bere lolo.
      Une jam shumë rezerva per Edi Ramën. Por Jo si njeri, Jo si familjar, Jo se çfare bën ne shtepi, apo I biri kujt eshte (Kristaq Rama ishte burre shume i larte), Jo se kujt i bertet tek zyra dhe na qenka arrogant (çfare ankese idiote).
      Jo. Une kam rezerva sepse mban ne qeveri nje langua si Beu i Divjakës, Erion Çerri, qe ka vënë ne poste lokale tere langonjte e tij.
      Mban ne qeveri Arben Ahmetajn, te gjithe e dine se kush është – kumarxhiu i pandreqshem. Vajti i vari ujkut melçite ne qafe, duke e bere minister te ndihmave te termetit.!!!???
      Mbajti Pandeli Majkon, nje rronxhobonxho qe nuk e di as vete se çfare ministri është.
      Mban Damian Gjiknurin.!!!??
      Ka mbajtur disa kryetare bashkie qe kur i sheh, te vjen te vrasesh veten.
      Por, kush ja be ne dukje keto? Kush eshte munduar te nxjerre prova korrupsion. Vetem PD-ja Jo. Te tjere po, por vetem PD-ja Jo.
      PD-ja ne fakt punoi me mish e me shpirt se si mund te jepte nje shembull dhe alternative shume me te keqe se Qeveria Rama. Dhe kush e ka fajin per këtë? Rama? Ç’pune kam me Ramën une, kur PD-ja mundohet si e si ta mbajë ne pushtet.
      Pra ku fillon puna per nje qeveri me te mirë?
      Por nga PD-ja pra nga PD-ja. Jam shumë dakord.
      Por çfare bënë PD-istët idiotë? I thane Ramës: “E do ç’ke ti mor villa? Je qe je, nuk rri deri nga viti 2029? Po te vendosim prape kete Pupacin e Berishës perballe, qe ta kesh edhe me te lehtë.”
      Dhe ju prape me Ramën e keni. Po çfaj ka Rama se PD-istet e kane qejf? Ja si thoni ju? T’jua prishi qejfin atyre?
      Ato qe thote Kreshniku per Linda Ramën Jane te verteta. Ajo eshte e para Zonjë, dhe ja rrit vlerat Edi Ramës.
      Analistët burra-kurva do dalin t’i gjejne ndonje kleçke ne biografi sepse us ka lene Enveri kete dreq zakoni, sepse per ta nuk ka rendesi se çfare qendrimi.mban Zonja e Parë, apo se me çfare merret Kryeministri, por kush ka qene burri i pare i Lindes, dhe me cilën femër doli pa brekë ne plazh Edi Rama para 25 vjetesh, ose se iku pa leje nga zbori kur ishte student.
      Sa per dijeni, Saliu dhe Hitleri kane qene te dy shembullore ne shkollë dhe ne familje.

      1. Ardit says:

        Ti o zoteri vlen me shume si analist se shumica e larove te mbledhur sebashku ?

    3. Lala i Lushnjes says:

      Për atë zot, krahasojeni me Munikën dhe nxirni përfundimet. Budallallik them, nuk ka vënd krahasimi. Është të krahasosh mjaltin me mutin.

    4. Durimi says:

      Kreshniku kerkon ndonj tender tani se mjaft shkroi, kokrra e mashtruesit dhe e legenit, se bashku me Bamen ia q. robt drejtesise shqiptare e tani na çan k.

  1. gita says:

    Nuk i heq asnje presje.Bravo z Kreshnik per pershkrimin e sakte ne fjalor dhe real qe i ke bere zj Linda .

    1. Sufllaqe per te gjithe says:

      Bravo gita, ti merr nje sufllaqe, ndersa Kreshniku 5000 euro.

  2. Prind says:

    Shume e vertete.
    Fisnike, inteligjente, grua qe nuk i shkon bosh asnje germe ne fjalite e saj.

    1. ce says:

      Brovo Kreshnik. Artikull exelent. Linda Rama eshte gruaja me fisnike , inteligjente dhe e adhuruar nga publiku shqiptar , grua qe e meriton te jete ne krahun e djathte te kryeministrit legjendar te Shqiperise per shekullin xxI. Eshte cifti kryeministror me simpatik i planetit. I adhuroj vertet dhe pacin jete te gjate per te miren e ketij kombi. Dhe nje here bravo Kreshnik je njesh .

  3. Ani says:

    Kreshnik je bere I peshtire…kaq

  4. Nje loje pa porta ku te gjithe fitojn per jo qytetari?! says:

    E gjitha eshte nje loje ku fitojn politikanet dhe humbe qytetari i varfur….u

  5. Taras Bulba says:

    Kur te do bytha thua ato qe me te vertete jsne te verteta,kohet e fundit te ndjek shume ne Open per te degjuar mrndimin tend dhe them me plote bindje qe je nje njeri shume i zgjuar ,jeni Ju Skender Minxhozi ,Mero Baze ,Frok Cupi qe shkelqeni ne opinionet tuaja ,te uroj shendet

    1. Petrit says:

      Vetem fakti qe ke nominuar keta kater annal-istë tregon nivelin qe ke.
      Kesaj liste i mungon vetem elisa spiropali.
      E ke meritu suvllaqen me xaxiki me kete koment qe ke ba.

  6. Asd says:

    Nuk e kam pare intervisten. Mund te jete e vertete, por e thene nga Spahiu, mendoj qe po perpiqet te lepije Ramen. Ky njeri vdes per poste publike.

  7. Cfare neverie si eshte katandisur ky Kreshniku! Eshte kthyer ne nje bythelepires qesharak! Edhe pordhe te beje Rama apo Linda, Spahiu do thoje qe eshte fryme e “e shenjte”! Funderrine e paguar!

  8. Tajari says:

    Bravo Kreshnik,Perendimi te ben realistik.

  9. I drejti says:

    Te lumte per shkrimin Kreshnik. Per çfare shkruan Linda Rama e meriton plotesisht.
    Analizat ne studio dhe shkrimet e tua per nje kohe te gjate jane mjaft te goditura dhe përputhen plotesisht me realitetin tone.
    Urime,

  10. Ladi says:

    Konkluzioni: Edi Rama eshte burre me fat.
    Fati i mir i tij – ne te mire te shqiptareve.

  11. Doni says:

    Ke thene nje te vertete te madhe. Vertete Zonje. Interviste qe e degjova me nje kenaqesi qe nuk doja te mbaronte.
    Urtesi, mencuri, inteligjence.

  12. Jon says:

    Kreshnik, shume analize e dobet nga ana jote dhe e pakuptueshme pse behet. znj.Basha-Rama, nuk ishte ne gjendje te artikulonte dhe te qartesonte asnje ide, qendrim, mision apo zgjedhje te bere ne jete. Asnje nivel profesional, qe kuptohet fare mire nga fjalori shume i manget. Intervista e pergatitur nga Ajo vete, deri ne ate pike sa i kujtoi Ilva Tares qe po harronte pyetjen per Zahon. Interviste si promovim i falsitetit, hiprokrizise, mediokritetit, mungeses se theksuar profesionalizmi, i genjeshtres, ja se cfare ishte ky emision. Nga kjo interviste kuptohet gjithashtu edhe fakti pse nuk u trishtua njeri nga lajmi i largimit te Ilva Tares jashte Shqiperise. Kreshnik, e ritheksoj, artikulli me i dobet qe ke publikuar, per te cilin jam i sigurte qe do ndihesh me keq per cdo dite qe do kaloje, deri ne ate pike qe do te perpiqesh ta heqesh nga serverat.

    1. Andi says:

      Se priste pyetjen per zahon nuk do te thote qe e ka bere vete intervisten.Por eshte e sigurte qe pas nje palloshi si ty qendron nje grua debile dhe ti kete nuk e kaperdin dot.

  13. CaC Angjeli BURRË i LIG HAJDUT , MASKARA , I KORRUPTUAR , GRABITQAR dhe SHUSHUNJË e PANDËSHKUAR nga DREJTËSIA e RE !! ⚖⚖⚖ says:

    Shkrim i mirë , POR Linda duhet të NDALOJË RREPTËSISHT Burrin e saj të SHOQËROHET me XHAMBAZËT , GRABITQARËT , KRYE HAJDUTËT dhe SHUSHANJAT GJAKPIRËS CaC Angjelin dhee Arben Ahmetaj !!! ZONJA e NDERUAR Linda Rama kèta DY GRABTQARË dhe KANIBALË të BABËZITUR janë RREZIK KOMBËTAR !!!! Kèta 2 HIENA të MALLKUAR janë KAMPIIONË të VJEDHJES së SHTETIT , HAJDUTËRISË , KORRUPSIONIT SHTETËROR dhe PLAÇKITJES së POPULLIT SHQIPTAR !!!! E NDERUAR Linda Burri juaj duhet me deomos tja DORËZOJË SPAK dhe BKHsë , kèto 2 INDIVIDË të URRYER dhe të FËLLIQUR , që VJEDHIN VENDIN e tyre dhe POPULLIN e RROPATUR të SHQIPËRISË !!! RESPEKTE për ZONJUSHËN e NDERUAR Linda Rama !! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖???????????????????????????????????????????

  14. CaC Angjeli BURRË i LIG HAJDUT , MASKARA , I KORRUPTUAR , GRABITQAR dhe SHUSHUNJË e PANDËSHKUAR nga DREJTËSIA e RE !! ⚖⚖⚖ says:

    Shkrim i mirë , POR Linda duhet të NDALOJË RREPTËSISHT Burrin e saj të SHOQËROHET me XHAMBAZËT , GRABITQARËT , KRYE HAJDUTËT dhe SHUSHANJAT GJAKPIRËS CaC Angjelin dhe Arben Ahmetaj !!! ZONJA e NDERUAR Linda Rama kèta DY GRABTQARË dhe KANIBALË të BABËZITUR janë RREZIK KOMBËTAR !!!! Kèta 2 HIENA të MALLKUAR janë KAMPIONË të VJEDHJES së SHTETIT , HAJDUTËRISË , KORRUPSIONIT SHTETËROR dhe PLAÇKITJES së POPULLIT SHQIPTAR !!!! E NDERUAR Linda Burri juaj duhet me deomos tja DORËZOJË SPAK dhe BKHsë , kèto 2 INDIVIDË të URRYER dhe të FËLLIQUR , që VJEDHIN VENDIN e tyre dhe POPULLIN e RROPATUR të SHQIPËRISË !!! RESPEKTE për ZONJUSHËN e NDERUAR Linda Rama !! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖???????????????????????????????????????????

  15. e verteta e padiskutueshme says:

    LINDA ESHTE VERTETE NJE AMORTIZATOR I MIRE PER SHUME DIFEKTE TE RAMES, PASI EDI ESHTE NJERI NEGATIV …CINIK…I PANDJESHEM…MOSMIRENJOHES…INTERESAXHI SIPAS PARIMIT “KUR KAM NEVOJE TE KAM MIK, KUR NUK KAM NUK TE NJOH ME”…DHE MBI TE GJITHA NUK ESHTE I VERTETE. MENDOJ SE ME GJITHE PERPJEKJET E SAJ ZONJA LINDA RAMA NUK DO FITOJE MBI EDIN …KOHA DO E TREGOJE….

  16. Trotski says:

    Detyrohem te bie Dakort me Ty O Nik Sorra.:Ke thene fjale qe i ndjen cdo qytetar shqiptar.

  17. Viola says:

    Zj Liri Berisha me profilin e saj modest. Mesa duket i paske haruar daljet e saj ne krah te bashkeshortit me kapelet e shumellojshme si te ishte
    mbreteresha e Anglise.

  18. Nick Rossonero says:

    Dre, dre, dre ku eshte katandisur qy Kreshnua Kuqeziu idhnaku i dikurshem i Rames, ti beje elozhe gruas tij!
    Nuk paska fund imoraliteti politik i ketij birbos qe as Nacionalizmin nuk e kishte strehe te fundit, por kerkon strehe te verra Rames.

  19. buj says:

    kjo eshte hajduti madh qe fshihet mbas dores se Edi Rames

  20. rexha 10 says:

    Kreshnike :c’fare po kerkon nga Linda. Burre po kryetare i PS po ,Kryeminister po, te bene rolin e te gjithe ministrave,pluse qe nominohen vetem me urdherin e tije.pytja me e bukur eshte se sa ka ecur ekonomia e atije vendi ,duke ditur se gruaja e kryeministerit ka mbaruar masterin per ekonomi ,dhe kryeministri i yne per pikture ..Une e kame pare arrogancen e kryeministerit , e ke fotografi me Haredinajn ,kure e kape per krahu,dhe i thote beje si te theme una ,apo kure ju pergjigje nje nene te moshuar gjate fushates .Po qe kryeministri eshte ne konflikte interesi me detyren qe ka ,dhe me ate qe bene??? Apo per kete nuke te ha meraku ty ,sepse fundja ne ate vende behet si te doje kokrra e qejfit

  21. Vertet zonje says:

    E ndoqa Linden, mu duk grua e lexuar dhe e mire artikuluar. Asnje nga zonjat qe permend Spahiu nuk I afrohet saj nga elokuences apo qartesia ne mendime dhe ne te shprehur. Mesa duket, duke u marre vazhdimisht me studime ka akumuluar kulture.

  22. Isa says:

    Shume e sakte Linda eshte Zonje

  23. Aleks says:

    vetem ne Shqiperi dalin grate e politikaneve se ku punojne, sa lekè marin. Sa vila kane lere sa kushton çanta, cfare ngjyre i kane breket e cfare modeli i ka sutjenat. Sa te varfer ne mendime e nè shpirt. Cfare eshte kjo Linda? Kush eshte? Cfare ka bere per Shqiperine? Eshte arkitekte? Eshte shkrimtare? Eshte poete? A eshte doktore ne fushen ekonomike e shkencore? A eshte shpikese? A eshte heroine? Me thoni cfare ka bere? Eshte gruaja e Kryeministrit. Eshte e mire apo eshte e keqe e di Ai qè e ka grua. Eshte me kulture apo eshte e e civilizuar? E dine ata qè e njofin. Pse duhet te shkruajne kaq shume gazetat per keto personazhe? Shqiperia nuk eshte Monarki. Shqiperia eshte Republike Parlamentare. Dhe Ajo eshte si cdo grua shqiptare qè ka femije , ka krijuar familje me nje burre dhe eshte nene. Dihet me pozite ne vendin me ajke ka qene kur ne pushtet ka qene PD ja po me pushtet ku qarkullon paraja ka qene atehere ka qene edhe sot. Si mendoni Ju si i ka vene vetem me rrogen fikse shteterore jo or jo. Grate e qeveritarve kane nga kater e nga pese fuksione qè paguhen me buxhetin e shtetit.

  24. Zoraxhiu says:

    Nik kujdes se do hidhnosh Ramen ae duket sikur ja ke lypur mot burre! Nje pywtje kam: di gje a eshte kjo Gje e Para Zonje qe nuk ka henger dru nga burri!! Kaq doja te dija meqe ti i di te gjitha!
    P.S mos e ul veten ne lepirje kaq te madhe se na e le ceshtjen kombetare ne batak!

  25. Kur Jozi says:

    Te lavderosh eshte gje e mire, te servilosesh nuk eshte gje e mire. Une jam kurioz vetem te shoh a do te jete më Edvini dhe Linda perseri burre e grua mbasi Edvini te mos jete më Kyreminister? Cfare thote Sorosi per kete?

  26. Komentuese says:

    Zonje e vertete, “e heq dera” themi ne nga Vlora???

    1. Komentues says:

      Ashtu eshte e heq dera, si me thene e dhjet dera, themi ne na Kuçi.

  27. Komentues says:

    Ashtu eshte e heq dera, si me thene e dhjet dera, themi ne na Kuçi..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje