"Lul, ti e kalo dot oqeanin me DASH?", Berisha, pengu fatkeq i Lulzim Bashës

19 Qershor 2021, 12:55Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Miqtë e justifikonin, kurse kundërshtarët talleshin. Të dy palët që ndahen në gjithçka, bashkohen në bindjen se Lulzim Basha është peng i Sali Berishës. Sipas tyre, kryetari i PD-së është energjilidhur, tkurrur në ide dhe kufizuar në veprim nga vullneti i Doktorit, që i dha krijesën e tij në përdorim, por jo në pronësi. Ja dha në prikë, por nuk e la të martohet, ja futi në shtrat, por atë e la në dhomën ngjitur, e lejoi të shkruajë emrin e tij në derë, por çelësin e dyerve të partisë së tij e mbajti në xhep. Edhe miqtë dhe kundërshtarët betohen se Basha është peng i Berishës, por ka shumë gjasa që kjo varësi është një nga gënjeshtrat më të mëdha që ka konsumuar së paku katër vjetët e fundit politika shqiptare. Ajo është një nga legjendat urbane që rreket të marrë statusin e të vërtetës, sepse si e tillë, si gënjeshtër dhe mashtrim publik, ajo ju shërben qoftë atyre pak njerëzve që e thonë, qoftë asaj shumice dërmuese që e beson.

Një gënjeshtër e dobishme që pëlqehet, besohet më shumë se e vërteta që nuk i intereson askujt!

Gënjeshtra për raportin e përmbysur të marrëdhënieve mes Bashës e Berishës i shërben interesit të ca pak njerëzve që e dinë se e vërteta është krejtësisht ndryshe. Se e vërteta dëshmon që Berisha është pengu fatkeq i Lulzim Bashës dhe jo e kundërta. Ngjarjet e fundit që pak nga pak po ndriçojnë çfarë ka ndodhur më parë dhe ngjarjet që pritet të ndodhin, kryesisht ato që do të kenë shkak anën tjetër të Atlantikut dhe pasojë këtë anë të Adriatikut, do të vërtetojnë këtë aksiomë varësie mes Bashës dhe Berishës. Aksioni amerikan kundër pandëshkueshmërisë do të ketë për Shqipërinë po atë vlerë që pati zbarkimi angloamerikan në 1994-ën për Evropën e pushtuar nga nazistët. Fryma që cliroi kontinentit e vjetër me avionë, tanke dhe shumë gjak e sakrificë, pritet të ndodhë me Shqipërinë, por me dekrete në anglisht dhe “Në emër të popullit…” në shqip. Kohët, personazhet dhe rrethanat ndryshojnë tërësisht, por efekti i shkakut mbi pasojën, është i njëjtë. Sepse tashmë në Uashington mendojnë se mëkatarët që flasin shqip apo dhe gjuhën e maskarenjve, mund të mësojnë lehtë gjuhën e huaj të gabuar duke dëmtuar dhe vetë anglishten e tyre.

Kjo është dhe koha që përkon me demontimin e mashtrimit publik për marrëdhëniet mes dy të parëve të partisë së dytë në vend. Basha e pëlqen ende gënjeshtrën e pengmarrjes së tij nga Doktori. Nevoja e tij për të varur qyrkun e gabimeve në gozhdën e Doktorit i shërben përpara të huajve që ju ankohet rregullisht, por edhe militantëve të verbër që mbajnë në piedestal traditën. Ju shkel syrin analistëve të shumtë dhe e bën shumicën dërmuese të tyre të kënaqur me parafabrikatin e ndërtuar prej vitesh për Berishën. Vë në rresht të pakënaqurit dhe e shfajëson nga mëkatet dhe zgjidhjet e gabuara. Njëlloj siç shfajëson ai, fjala vjen, “oligarkët” që i trokisnin në derë përpara zgjedhjeve, kur mendonin se ishte zgjedhje e mirë t’i shkelnin syrin të dy partive të mëdha. Rizgjedhja në parti, pavarësisht se ishte qesharake në formë dhe groteske si aksion, i jep atij legjitimitetin formal dhe epërsi politike mbi paraardhësin. Në Këshillin Kombëtar që do të zgjedhë me mashën e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, Doktori mund të duket gështenjë përveluese Tropojë përballë të rinjsh që do ta quajnë atë thjesht: kolegu Berisha.

Sali Berisha është shumë i interesuar të vazhdojë ende artikulimi i kësaj gënjeshtre. Burri i fortë që adhuron formën, njëshi që pranon të bëhet dysh vetëm nëse bind të tjerët se është njësh i padiskutuar, nuk mund të pranojë se me kalimin e kohës është bërë gjithmonë e më i dobët. Sedra e tij nuk e pranon kurrsesi se hija e tij është bërë gjithmonë e më e papeshë, se fjala e tij po merr ngjyrat, vlerën dhe lehtësinë e flluskave të sapunit në diell dhe se në partinë e tij po hyjnë ata që në kohën kur ai drejtonte Shqipërinë me dorë të hekurt, ishin maksimumi adoleshentë me puçrra moshe që dorën e përdornin për të qetësuar hormonet e moshës. Sa më shumë e humbet atë, aq më shumë i duhet që të gjithë të mendojnë se ai ka pushtet mbi pasardhësin e tij. Të gjithë sinjalet që jep, kërcënimet për rikthim që i shumëfishojnë si forcë gjithë të dobtit e PD-së, simbolet e shpresës që ushqejnë gjithë ata që e shohin ende si shpresë morali përballë cinizmit të Bashës, sidomos tani që vetë është në listën e SHBA-së si person Non Grata, në fakt janë krejt tjetër gjë: ato i krijojnë kryetarit të PD-së vetëm shqetësimin që i jep kallamit të peshkatarit peshku që grindet me grepin në fyt.

Rama është kulmi i tretë i trekëndëshit që rreket ta prezantojë Bashën si çunin e mirë artist, si një djalë të mbarë me baba të lig, si një demokrat të dlirë evropianist, por nën hyqmin e një autokrati lindor, si një politikan mendjehapur, por të kufizuar nga kyçet e Berishës. Ai e luajti fort këtë kartë në zgjedhjet e prillit duke shpjeguar se Basha ishte monedha e mbetur pezull, që në vend të kok’ a pil-it vetjak, ishte i dënuar të luante mes qarrit me Sali Berishës dhe qederit të Ilir Metës. Edi Rama ka kuptuar më mirë se kushdo dhe në distancë, edhe Berisha është dakort me të, se për kryetarin e PD-së axhenda vetjake ekonomike është prioritare përballë axhendës politike. Madje kjo e dyta është në funksion të plotë të së parës!

Presidenti Meta gjithashtu e di fare mirë të vërtetën e dobësisë së Doktorit. I distancuar nga Basha muaj të tërë para fushatës, ai tentoi t’i bëhet krah Doktorit pikërisht sepse di që ai është peng i Lulzim Bashës. E qau Doktorin kur të tjerët e qeshnin dhe ishte nga të vetmit, mbas avokatit francez, që i afroi Doktorin apologji morale.

Të katërt këta personazhe e dinë që raporti mes dy njerëzve të partisë demokratike ka të paktën katër vjet që ka ndryshuar. Të paktën që nga postzgjedhjet e 2017-ës, kur Lulzim Basha, për ata që kuptojnë nga politika, hyri në zgjedhje dhe bëri betejë për të marrë partinë dhe jo për të drejtuar Shqipërinë. Me një grup parlamentar që e bëri vetë, me dorë të lirë për të larguar çdo zë që mund t’i prishte monologun në parti dhe çdo personazh të së shkuarës që mund t’i bënte hije në të ardhmen, ai kopjoi pikë për pike Edi Ramën, idhullin e tij politik. Pa ndarë mendjen nëse donte të bëhej kryeministër për të drejtuar Shqipërinë apo ministër i kundërshtarit të tij për të ndarë pushtetin, Basha humbi zgjedhjet por fitoi partinë. Dhe fiks përpara zgjedhjeve të 2017-ës, duke tentuar një pasojë tjetër në Tiranë, i bëri vetes gjëmën në SHBA. Lobimi i tij në SHBA kundër Edi Ramës – ndoshta se ashtu deshi fati i lig apo se fati i lig ndëshkon gjithmonë në fund të dobtit që bëjnë hile – e përfshiu në një hetim amerikan, në të cilin dolën lidhje të papërshtatshme për një mtonjës pushteti në një vend të NATO-s. Fillimi i 2018-ës e gjeti atë të ngatërruar nga padija, naiviteti, fati i keq apo edhe arsye të tjera, në një histori që nuk mund ta kontrollonte më. Ka shumë të dhëna, që me gjasë do të bëhen pak nga pak publike që në këtë kohë Berisha është paralajmëruar për një gjë të tillë dhe i është kërkuar në mënyrë informale të ndërhyjë në lidershpin që i trashëgoi PD-së.

Në të paktën tre raste Berisha ka refuzuar karrotën për të shtrënguar shkopin ndaj Bashës.

Kjo është edhe koha kur Departamenti Amerikan i Shtetit shkroi emrin e politikanit kontravers të tranzicionit në dosjen Non Grata. Ky është guri i fundit i puzzle-s që shpjegon se çfarë ndodhi më pas në linjën gjithmonë e më të fortë të përplasjes së PD-së me Perëndimin dhe SHBA-në, që kulmoi me djegien e mandateve në shkurtin e 2019-ës.

Djegia e mandateve, ai akt hilacak ndaj demokratëve, ai akt kriminal kundër demokracisë në vend, nuk ishte aksion kundër Edi Ramës, por shantazh kundër SHBA-së: ne jemi në gjendje të destabilizojmë Shqipërinë!

Ky ishte bllofi që kërkonte jo ndreqjen e qeverisjes së vendit në atë kohë apo qortimin e zgjedhjeve të dy vjetëve më parë, por sugjerimin që opozita duhej bërë pjesë e pushtetit. Si të gjitha hilet e shoqëruara me gënjeshtra të përsëritura, ato u besuan pikërisht nga ripërsëritja e pafundme e të njëjtave gënjeshtra që e shihnin Ramën si diktator dhe opozitën si viktimë të regjimit.

Ka edhe një shpjegim alternativ dhe logjik për një arsyetim të tillë, deri në kohën kur faktet e reja që pritet të dalin, do të diktojnë edhe opinionet e ndryshëm. Ndjekja e rrugës që bëjnë paratë dhe interesat ekonomike janë çelësi për të shpjeguar gjithçka në sjelljet e “pashjegueshme” njerëzore. Ky është çelësi për të kuptuar edhe dobësinë e atëhershme të Berishës përballë pasardhësit të tij, që e la Bashën jo vetëm kryetar në PD, por edhe arkëtar të interesave ende të padukshme, por shumë të forta. Të dy ata, Berisha e Basha, janë dy enë komunikuese, shumë më të lidhur me njëri-tjetrin sesa duket dhe me shumë gjasë me një raport dashurie e nevoje që diktohet nga Sindroma e Stokholmit, por me shumë gjasë, jo me Bashën si peng dhe jo me Berishën si pengmarrës. Por nëse nesër, do të shihet në një vilë simbol në Shqipëri, një shirit i verdhë me mbishkrimin: “Ndal, mos kalo! Policia”, atëherë shumëkush do të nisë të bindet për një të vërtetë të thjeshtë, që ka fatin e shumicës së të vërtetave në botë, që besohen shumë më me vështirësi se gënjeshtrat e komplikuara: hija e Berishës të fortë të dikurshëm është pengu fatkeq dhe i pafuqishëm i Lulzim Bashës së sotëm. I cili, nga kurthi i fildishtë që i ka ndërtuar vetes, ndoshta do të detyrohet të dëgjojë mikun e tij Rama që i thotë: “Lul, ti e kalo dot oqeanin me DASH?”.

16 komente në ““Lul, ti e kalo dot oqeanin me DASH?”, Berisha, pengu fatkeq i Lulzim Bashës”

  1. ana says:

    Fillova te te lexoj, por qe ne fillim me lodhe. Je komplet jashte mode i dashur anal-ist!

    1. ilir says:

      Ana, qe te vleresosh duhet te kuptosh. Nuk e ke kete dhunti. Merr dhe lexo ndonje liber me perralla

    2. K says:

      A e kuptoni se Lulja me zgjedhjet ne PD firmosi fundin e tij dhe te zagareve rreth tij! PD dhe njerezit rethLulximes shume shpejt do te shkojne per lesh!

  2. Beni says:

    Nuk e kupton veten qe je kthyer ne nje analist pacavure

  3. Syri says:

    Perfekt! Hera e pare qe te lexoj deri ne fund Lorenc.
    Skemi pare gje akoma…

    1. Artan says:

      Si perhere me gjuhe shume te sperdredhuar, lodhes.

    1. Aldo says:

      Po i ka lopjuar keq, i ngrati keto shprehjet dhe datat

  4. CaC Angjeli BURRË i LIG HAJDUT , MASKARA , I KORRUPTUAR , GRABITQAR dhe SHUSHUNJË e PANDËSHKUAR nga DREJTËSIA e RE !! ⚖⚖⚖ says:

    Lul KRIMINELI dhe HAJDUTI NUK e Kalon dot OQEANIN njëlloj si Sali KRIMI dhe TRITOLI , POR SHPRESOJ që edhe ti ANAL-ist i KRIMIT të ORGANIZUAR MOS ta kalosh OQEANIN !!! Ti je NJË ORDINER BYTHLËPIRËS , që na ke MËRZITUR nëpèr STUDIOT TELEVIZIVE të KRIMIT të ORGANIZUAR dhe MAFIES , bashkë me Robert RakipKARIN dhe FANTOMASIN e OPINIONIT !!! PRANDAJ QEPE Gojën e NDYRË more MUT MUTI Vangjel Lorenci !! GJOBAXHI dhe FUNDËRRINË e PËSHTIRË !!! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖??????

  5. Maloja says:

    Kthesa e Lulit ndaj kryevrasesit, kryehajdutit dhe kryepercaresit te shqiptareve me emrin Sali Berisha, ka filluar vetem ne 19 maj, 2021!
    Kjo date shenon nje vije demarkacioni jo vetem per Bashen, por eshe per shqiptaret! Megjithate, nuk duhet menduar asnjehere se Basha e do Berishen me gjthe shpirt, madje e ka patur si Shpate Damokleu mbi shpine, por i pafuqishem te kunderveproje. Perse? Sepse duhet te zhgenjeje Argiten ne radhe te pare, pastaj Berisha, sepse fenomeni Bashe ka ardhur permes lobimit te Argita Berishes!
    Pi Luli, kur permend Berishen duhet te shkoje ne banje per te shurruar, edhe ne enderr i del Kosa e Vdekjes se Sali Berishes! Pra, nuk eshte se e do Berishen, por e ka frike, shume frike, sikurse te gjithe ne PD! Ai te vret!

  6. rexha 10 says:

    NJE FJALE E URT THOTE :NE QOFTE SE GJATE GJITHE JETES DO TE MERREM VETEM ME TY ,ATEHERE DO TE BEHEM EDHE UN SI TY.POR KY NUKE ESHT ME GABIMI I JOT ,POR I IMI QE MERREM AKOMA ME TY.
    KESAJ I THON QE KUR HAJDUTIN E KAP NGA DORA ,ESHTE I PARI QE BERTET MA LESHO DOREN ,SEPSE UNE S’PO BEJA GJE.EDHE SE TI E KISHE KAPUR PER DORE QE PO VIDHTE NE XHEPIN TEND,PRAPE AI BERTISTE LESHOMA DOREN.KJO ESHTE HISTORIA E KETYRE DY BINJAKEVE SIAMEZ.

  7. Vjosa.al says:

    Keto qe thote Lorenci jane thjesht opinione te tij, manovrime dhe interpretime te fakteve sipas psikes narcistike te tij dhe, pa pike dyshimi, qe i kane ardhur ne mend, pas rezultateve te 25 Prillit, sepse para ketyre zgjedhjeve dhe, larg prapa ne kohe kur me djegjen e mandateve, vala e dhunes dhe destruktivitetit konstatnt ne parlament nga opozita, kulmoi me molotovet dhe sulmet me rrethimet e kryeministrise e parlamentit me strukturat fashiste te kapuconeve qe datojne qe nga koha e bandave te Azem Hajdarit, vete Lorenci nuk mendonte se viktima eshte Sali Berisha dhe urdheruese dhe zjarrevenesi na qenkesh Lulzim Basha, perkundrazi me ate buzeqeshjen e vet jezuite neper studjot televizive, aludonte se ishte pikerisht Doktori eminenca gri pas perdeve qe dirigjonte skenarin e djegjeve dhe te dhunes, qe urdheronte bojkotin e zgjedhjeve lokale dhe skenaret e Babaleve dhe sulmeve perbaltese e shpifese mbi figurat e maxhorances.
    Gjithesesi, edhe nese e marrim si te njemendet tezen e re te Lorencit, i pari fare ama, qe e dinte dhe qe po e shpall tani se eshte Luli qe e ka bere zap Sali Berishen, duhet t’i themi te mos egzaltohet ne narcisizmin e tij proverbial, sepse Sali Berisha eshte zoti i Partise Demokratike dhe Luli eshte pijoni i saj.
    Berisha dhe Basha kane te ndara dhe marrin vendime te pavarura nga njeri tjetri, vetem per nje gje: per korrupsionin dhe vjedhjen, per xhvatjen e “oligarkeve” per te trashur kuletat e tyre duke perdorur statusin e kupoles se PD-se qe do te vije neser ne pushtet, duke perdorur shantazhin dhe coercion, njelloj si mafia qe detyron tregtaret dhe administratat vendimarrese ne tenderat e puneve publike.
    Po, per te vjedhur i kane axhendat dhe rekordet vec e vec.
    I kane te ndara teritoret dhe emrat.
    Ja pse Berisha nuk e leshon qoshen e vatres se PD-se dhe Basha nuk e leshon postin e trashegimtarit e Berishes, persakohe kjo lope jep qumesht, gjalpe e djathe per ata te dy.
    Dhe, per t’a mbyllur: kur do ta kuptosh me ne fund zoti Lorenc Vangjeli, se figurat e krahasimet me nenkuptime perverse e seksuale qe nderkall ne pamfletet e tua sociopolitike, nuk jane vlere per publikun dhe madje, as per portofolin e publicistikes tende.
    Perkundrazi, jane antivlere, qe do te pervijoje ne te ardhmen edhe portretin tend personal.

  8. den says:

    Nuk e di po me duket jo shume realiste kjo teze qe Berisha eshte peng i Bashes. E kam shume te veshtire ta besoj, se asnje gje ne praktik nuk e verteton kete teze. Une mendoj se e kunderta e asaj cfare shkruan Lorenci mund te dhe duet te jete e verteta. Me e sakt fare mund te jete teza qe ata jane aq shume te lidhur ne afera te pista e kriminale Saqe do te terheqin njeri – tjetrin per ne qelite e burgut. Shkurt ata kane per te ngelur peng i njeri-tjetrit . Une mendoj se Salit mund te kete mbledhur me shume materiale kompromentuese nga ana ligjore per Bashes se Basha per Saliun.
    Kur ata te fillojne te shesin njeri-tjetrin te paret Demokratet dhe me pas edhe shqiptaret indiferente ( Se ata socialiste e dine préj kohesh ) se cfare “Xhevairi ” ka qene PD dhe pse Shqiperia ka progresuar kaq pak ne Demokraci dhe ne reforma te tjera kaq te domosdoshme per zhvillimin e Shqiperise.
    Duhet tja dime per nder USA qe me fund vedosi te vere dore mbi Shqiperine per ti vendosur gjerat ne vendin e vet.

  9. Prape ti,gazekar?! Luli e kalon oqeanin mbi kurrizin tend si gomone dhe te rames,se rruge e gjate e kur te lodhet njeri ti hipe tjetrit,! Parate e info qe te jep rama do ti vjellesh! Mos te te genjeje mendja qe nwser ti mendjeprostitute se do e dredhesh neser e te behesh pro Lulit e te thuash epo ishte puna ashtu!!! Servil e prapanicelepires!!! Pse nuk flet si e perzute Rucin nga Ps rilindja??!!

  10. Vranakonti says:

    Vertet na merziti Lorenc Vangjeli me kete shkrim kaq te gjate dhe te merzitshem.Bera gabim qe e lexova.Njeriu i mençem shkruan shkurt dhe qart.

  11. Arber Iliri says:

    Lenco ja ke fut kot.Po te ishte Saliu peng do te kishte deklaru largimin qysh para zgjedhjeve.Saliu I nxori nga Parlamenti dhe me molotov.
    Berisha te vret o Vangjel ti dukesh shume naiv Cudi kaq vite pune afer politikes.Luli sguxon me lujt bythen kur ja kerkon doktori se Brenda javes fluturon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje