Italia e ka mbyllur në mënyrë perfekte fazën e grupeve në Euro 2020, duke mposhtur në ndeshjen e tretë kombëtaren e Uellsit 1-0, e cila edhe pse me humbje festoi kualifikimin për në fazën e 1/8-ave.
“Të kaltrit” e nisën ndeshjen me të njëjtën ritëm si edhe në dy takimet e para në grup dhe arritën të gjejë golin me anë të Pessina-s në fundin e pjesës së parë.
Edhe në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Mancini vijoi të dominoi ndeshjen dhe gjithçka u bë edhe më e lehtë në momentin kur Ampadu u ndëshkua me kartonin e kuq.
Megjithatë, Uellsi u mbrojt mirë dhe nuk lejoi pësimin e të tjerë golave.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Zvicra fitoi 3-1 me Turqinë, ku Xherdan Shaqiri arriti të shënojë dy gola.
Pavarësisht kësaj fitoreje, Zvicra u rendit e treta, pas golavarazhit më të dobët se Uellsi dhe tashmë duhet të presë nëse do të jetë te katër ekipet më të mira të renditura të tretat në grup.
Na çate trapin me kete italine perfekte
Kjo eshte skuadra me e dobet qe ka pas ndonjehere Italia
Shonci eshte se ka lujt me skuadra shume shume te dobta prandaj
Edhe ne 16 prap shonc ka se do i bjere me skuader te dobet
Ta shofim kur te ndeshet tamam me nje skuader te forte atehere do ta shikoni italine perfekte