Nga Mustafa Nano
Unë nuk e njoh Dritan Lelin. Nuk e kam takuar asnjëherë. Di vetëm atë që dinë të gjithë. Ai është kryetar i Bashkisë së Vlorës prej vitit 2015. Pasi mbylli mandatin e parë, socialistët, edhe Rama, me siguri të kënaqur nga puna që ai kishte bërë në Vlorë, e rikandiduan. Dhe Leli, me ndihmën e socialistëve, nën siglën e Partisë Socialiste, mori mandatin e dytë, me të cilin ai ka qeverisur dhe po qeveris pa bëzajtur, ashtu si në mandatin e parë. Të gjitha gjërat e mira që ka bërë në Vlorë (sepse në Vlorë, nën hyqmin e Lelit janë bërë gjëra të mira) i atribuohen Edi Ramës, i cili, përveçse kryeministër, është edhe deputet i Vlorës.
Por meritat dhe medaljet për gjërat e mira që ka bërë nuk i ka marrë për shkak të faktit që është deputet i Vlorës, por i ka marrë sepse ai e ka zakon. I tillë është sistemi që ai ka ngritur. Një gjë e mirë, apo e supozuar si e mirë, si sukses, si arritje, i atribuohet Ramës. Dhe e kundërta. Një gjë e keqe, apo e supozuar si e keqe, si mosarritje, si dështim, ka lidhje me të tjerët.
Por për Lelin kjo nuk ka pasur aspak rëndësi, sepse Dritan Leli është një nga ata njerëz që është i çinteresuar, krejt i çinteresuar për protagonizëm publik. Unë e kam marrë një herë në telefon (dhe ky ka qenë kontakti im i parë dhe i fundit me të, nëse ky mund të quhet kontakt) dhe e kam ftuar në programin tim të mëparshëm “Provokacija”. Dhe ai ftesën time e refuzoi.
E refuzoi me shumë mirësjellje, me shumë delikatesë. Madje e refuzoi me një përulësi shembullore, me një përulësi që mua më la pa frymë. Ishte një përulësi që unë nuk e dija se ekzistonte në lagjen e politikës shqiptare. Ai tha: “Unë jam një personazh i vogël lokal. Nuk e kam qejf protagonizmin publik, nacional. Nuk më shkon. Është një ngarkesë që nuk e mbaj dot”.
Bazuar te kjo bisedë që unë kam pasur me të dhe bazuar te njohja që unë kam pasur mundësinë t’i bëj atij nga larg, nga distanca, kurrë nuk kam menduar se mund të kishte një prishje qejfi midis Ramës dhe Lelit. Lëre pastaj të ishte Leli që do t’i prishte qejfin Ramës.
Mirëpo, erdhi një ditë që ndodhi pikërisht kjo gjë. Përpara zgjedhjeve parlamentare, Edi Rama i kërkoi Dritan Lelit të linte postin e kryebashkiakut dhe të futej në garën nacionale për t’u bërë deputet. Dhe Leli i tha: “Jo. Faleminderit!”. Kaq gjë mund ta thoshte, dreqi ta hajë. Nëse robi nuk ka fuqi të refuzojë një përgjegjësi që eprorët e tij ia japin, atëherë ai nuk është i lirë.
Sepse, sipas meje, mungesa flagrante e lirisë sonë përkufizohet më së miri në rrethana, në të cilat ne nuk kemi fuqi as të refuzojmë “favorin” që të tjerët duan të na bëjnë.
Atëherë kur Leli bëri refuzimin e famshëm, që ka hyrë në arkivat e politikës tanimë, shumë njerëz filluan të thoshin se jeta e Lelit nga ai moment do të jetë vetëm malore. Atij do t’ia nxijnë jetën. Do ta përjashtojnë nga Partia Socialiste e madje do ta shkarkojnë si kryetar bashkie. Qysh atëherë, unë kam menduar se këto gjëra ishin spekulime. Unë mendoja se këto gjërat e tjera mund t’ia bënin.
Mund ta hiqnin nga Partia Socialiste (sepse kjo e fundit, ashtu si partitë e tjera, i organizon punët ashtu si duan anëtarët e saj). Por si kryetar bashkie mendoja se nuk kanë se si ta heqin. Ata mund të bien dakord që në vitin 2023 të mos e rikandidojnë më (dhe unë jam i sigurt se këtë gjë kanë për ta bërë), por deri në atë moment nuk kanë se si ta largojnë. Mirëpo, me sa duket, kam qenë i gabuar, sepse po shoh se edhe mund ta largojnë. Të paktën kjo është ajo që po shoh unë. Sulmi është shumë i fortë.
Dhe unë dëshiroj t’i them diçka Kryeministrit: Zoti Kryeministër, siç ju thashë, unë nuk e kam njohur asnjëherë Dritan Lelin. Ai mund të jetë kryebashkiaku më i keq që bën nëna. Mund të jetë kryebashkiaku më i keq i botës. Këtë nuk e diskutoj. Madje, po supozoj se është absolutisht e vërtetë. Madje, po supozoj edhe ca më shumë, që ai është djalli vetë.
E megjithatë, sulmi që ju po bëni mbi të, sulmi që po bëhet mbi të në emrin tuaj, nuk ka lidhje me dobësi, me poshtërsi, me ndyrësi që mund t’i mvishen Dritan Lelit teksa ka qenë duke ushtruar postin e kryebashkiakut. Absolutisht jo! Nuk kanë lidhje. Kanë lidhje vetëm me atë gjestin në dukje të vogël, por që rezultoi të ishte i rëndësishëm.
Pra, kanë lidhje me situatën, në të cilën Dritan Leli ju ka thënë: “Jo. Dëshiroj të rri këtu ku jam. Dua të jem kryetar bashkie dhe nuk dua të bëhem deputet”. Nëse Dritan Leli do të pranonte ftesën tuaj, ai sot do të ishte socialist si të gjithë socialistët e tjerë. Ai do të ishte deputet. Por edhe nëse nuk do të ishte deputet, do të ishte një socialist, një vlonjat, një njeri i nderuar.
Absolutisht i nderuar! Prandaj, zoti Kryeministër, unë mendoj se ju duhet t’u bëni thirrje njerëzve tuaj që të ndalojnë sulmet mbi Dritan Lelin. Me sulmet që po i bëhen atij, ju vetë (dhe unë këtë dua t’jua them nga pozitat e një këshilltari, që ju do të mirën) po i jepni ushqim dhe kuptim bindjes që kanë disa njerëz se ju nuk mund të pranoni askënd në Partinë Socialiste jo që të jetë kundër jush, por ju nuk mund të pranoni brenda Partisë Socialiste edhe njerëz që do të guxonin ta përkufizonin të mirën e tyre me metrin e vet dhe jo me metrin tuaj. Të paktën ky është mesazhi që përcillet. Dhe kjo gjë është e frikshme.
Bravo Muçi, e mendoj ekzaktesisht keshtu. Jam vlonjat dhe Dritan Leli duket minimalisht qe eshte njeri i ndershme. Dhe duhet te biem dakort qe ne burdellon tone politike, ndershmeria eshte shume rralle dhe e rendesishme; do te thosha me shume se gjysma e punes drejt eficences dhe berjes se puneve te mira.
Respekt,
Ke qene ndonjehere ne Vlore ti vella ?!
Leli nuk eshte as i ndershem, as punetor, as i zoti, as i urte (skuth dhe i urte nuk jane e njejta gje), as vizionar.
Leli eshte nje deshtak i vockel lokal dhe qe ka bere asgje, A BIG NOTHING per Vloren, pervecse sekserin e lejeve te ndertimit.
Gabimi i madh i Rames ishte qe e vuri perseri Kryetar Bashkie per nje mandat te dyte e me tej kandidat per deputet.
Te pakten Vlora do e duroje dhe dy vjet me sakricifa. Ne te tjeret shpetuam se kush e shihte ate palo surrat 4 vjet ne parlament.
Ndoshta duhet të thuhet cilin do Edi Rama kryetar bashkie në Vlorë.
Sakte, thjeshte, paster.
Nje sulm i tille , nga analfabetet e Keshillit Bashkiak, ndaj Kryetarit Leli eshte i pa precedente.
Se pari sepse nxjerr ne pah diferencen abismale midis Lelit si kryetar dhe analfabeteve te Keshillit si bythelepires te Damianit apo te Rames.
Se dyti sepse duke pare sulme te tilla po na neveriten socialistet e Keshillit dhe po na bejme te mendojme seriozisht per ke kemi votuar dhe tek cilet kemi depozituar votat tona.
Se treti, me gjithe keto pislleqe qe po i bejne Lelit, qendrimi i tij eshte ai i nje personazhi me se paku dinjitoz dhe jo inatci. Nuk e kam degjuar Z. Leli ne asnje media, te shaje apo te ofendoje socialistet e Keshillit Bashkiak.
Zoti Leli, juve dhe mund te dorehiqeni pas ketyre presioneve vulgare, sepse te gjithe jemi njerez , kemi familje, dinjitet dhe moral. Por turpi do ti ngelet Partise Socialiste te Vlores dhe KM, qe po kopjoje dhe po vene ne jete mesimet e Shokut Sali Berisha. Aq me teper te Shokut ” Non Grata ” Sali Berisha.
Lereni Z. Leli te mbaroje me dinjitet mandatin e tij. Pastaj zgjidhni dike me te mire dhe le ti beje ai hije. Por mos e perdorni partine si gijotine.
Nje Socialist i vertete dhe i sinqerte.
Shume e vertete!
Revanshi qe ka fillu Rama dhe ata nen te , po na ben te ndihemi pishman qe i kemi dhene voten.
Po kujt t’ja jepnim ne te shkretet!
Eh moj Amerike te qofsha fale, syte te Ty derisa te pastrohet plehu i djathte e i majte qe po mban peng zhvillimin e vendit.
Po te jeshe socialist i vertete, shko ne Çole dhe shiko tubon e ujit se mund te jete e çare akoma . Pastaj kur u bere socialist i vertete , kur u be Leli kryebashkiak? Si duket me perpara nuk ke qene socialist i vertete, sipas pohimit tend. Megjithate sa per replike me ato qeshpreh, pa une kam uje dhe buke.
Dmth Leli duhet larguar per ate tubin e care ne Çole?
Z. Nano, te sugjeroj te besh nje xhiro andej nga Vlora, merr me vete edhe kete socialistin e sinqerte me syze me xham te erret dhe pyet nja 20-30 ne Vlore se cfare mendojne per Lelin dhe punet qe ka bere Leli dhe pastaj na shkruaj nje shkrim te sinqerte dhe te thelle sic ben ti kur te kam inati i gazetarit.
Shume e drejte Muci , Tani e di I madh dhe I vogel se ky eshte I vetmi version I sulmit te pashembullt qe po I ben I gjithe PR I Rames kryebashkiakut te Vlores , bile disa jane edhe miqte e mi dhe me me thone qe hedhin kosha plehrash rrugeve dhe u bejne foto ..gje shume e ndryre dhe nqs personalisht nuk e mendoja se rotacioni eshte I dobishem nqs behet pune e mire …tani mendoj se njeriu kur rri shume kohe lart behet si femijet tekanjoze dhe RAMA per mendimin tim duhet te ik nga pozicioni qe ka se nuk sjell me gje per ate vend , mendjemadhesia , tekat dhe fodulleku tani demtojne ….
Muco se pari mer fryme se na shqetesove.
Se dyti mirsjellja e delikatesa kane
te bejne me kulturen, po jo domosdoshmerishte me nivelin e kerkesave qe mund te kete nje
kryeminister.
Nuk mund te paragjykoj, as Lelin
as kryeministrin dhe as juve, por
ne se do te pyesje edhe kryerilindasin dhe ai nuk do te
pergjigjej me kulturen dhe delikatesen e tij, prape artikulli
do stononte.
Se jane faktet qe as njeri dhe as
tjetri nuk ti afrojne, qe artikulli te
qendroj.
Muco je ndryshe nga gazetaret e mejhaneve kohore prandaj mos
e shkel ndonjehere.
Te lexova me vemendje, Mustafa Nano nga larg. As une nuk e kam njohur Dritan Lelin, babain e tij po. PO perserise nje koment te disa diteve me pare Ti mund te keshe te drejte per ato qe thua dhe arsyeton, por hamendesimet jo gjithmone te çojne atje ku do. Kur po votohej per here te pare Dritan Leli une e kam uruar ne rrjetet sociale me emer dhe mbiemer. Por pas disa vjetesh u ndodha ne Vlore dhe pashe shume gjera qe s’me pelqenin, bile dy tre vjet rresht qe shkoja gjeja nje tubo uji ne lagje qe rridhte uje: akoma s’e kane rregulluar dhe vjet keshtu ishte? Me thane se dergonin nja dy puntore dhe ata fusnin nje tubo llastiku midis zingut dhe ajo sa ata largoheshin çahej prape dhe rridhte. Sinqerisht e pa tolerusheme dy tre vjet rreshte. Nuk e di ne qoftese e ka rregulluar tani se kam dy vjet pa shkuar. Do te te dergoj dhe adresen se ku eshte ne Çole? Te dhashe vetem nje shembull kaq te thjeshte, pa ne Vlore kane nje zakon njesoj si ne partine demokratike: po eshte njeriu tyre e mbrojne sido qe te jete. Ti duhet ta dishe se ke qene dhe sekretar celule i Saliut. Edi Rames i ka plase shpirti me gjithe ato leke te hedhura ne Vlore dhe me gjumin e Dritan Lelit (mos e ngaterro me Halil Lelin) Edhe e quajtura Lugomare filloi te prishet nga mos kujdesi Lelit, lere me punet komunale qe kane shkuar per dreq. Te kishte qene nje si Erion Velia ne Vlore, Vlora sot do ishte Dubai me ate perkujdesje qe ka patur nga Tirana. Vlora s’ka pase fat per kryetar Bashkie se edhe i pari gjoksin grope e kishte. Vlonjatet dalendgadale po shterojne se maleve s’ka me bore dhe si kudo, “emigrantet” bejne ligjin e tyre duke prishur balancat patriotike dhe kulturore karakteristike te Vlores. Por per nje gje je gabim Muçi: Dritani flë ne bythë me keq se Lulezim Basha. Ti e njehe temperamentin dhe pergjegjesine qe ndjen Rama dhe sidomos karshi popullit te Vlores. Me thoshte nje njeriu im qe sa here merret vesh qe do vije Rama ne Vlore, fillojne levizjet e punojne ne qytet dhe Lugomare atehere kur po ndertohej! E, pra, le ti pine ujet Dritanit; le te beje mire punen e doktorit human.
Sakte, dhe me sakte nuk ka. Muçi te beje gazetarin dhe te informohet mire e mos te shese pallavra pa pare gje
Kete koment e kam degjuar dhe here tetjera per tubacjonet e ujte .Eshte e vertet jo per Vloren por kudo qe te shkelesh ne Shqiperi tubacjonet jane te shkaterruar . Edhe pse jane bere investime djersa e popullit ka rrjedhur ne keta tuba uji . Po te vish ne lagjen ku une banoj do te habitesh se si eshte pleksur e leksur sistemi i ujit te pishem . Qe nga shpallja e demokracise e deri me sot qytetaret i fusin duart sikur te jete prona e tyre .
Ky shqetsim qe ngreni ju ska lidhje fare me Lelin .Lli ,ose me mire Bashkija Vlore, ka fonde vetem per mirembajtje e jo per sistemimin e tubacjove e te rrjetit ne pegjithsi . Uje ka qene dhe mbetet kanceri qe ju fut shqiptarve dhe qeverite me radhe as e kane vlersuar sistemin e furnizimit me uje .Duke ua lene projekteve riabilituese shtyeti ka bere minimalen ne kete burim me rendesi jetsore . E lene pas dore qytetaret per te siguruar uje shkaterruan cdo sistem egzistues dhe ngriten nje sistemte ri krejt jashte kushteve higjeno sanitare me vendosjen e depozitave te nendheshme e mbi taracas .Kjo katraure urbane i beri qytetet si vendet e Afrikes ku uji mblidhesh e shperndahej me bidona e fuci .
Per dieni ,zoti “fakti” ,te dy femijet e mi ,nga uji ,u semuren me hepatit qe dhe sot e kesaj dite jane te detyruar tu nenshtrohen terapive mjeksore .Shteti i korup[tuar nuk vuri dore edhe per faktin se hapi bizneset e ujte qe komandohen nga vete ata nepermjet te preferuarve te politikes . Eshte turp qe sot akuzat bien mbi pushtetin lokal qe ska burime finacjare per te sheruar kete semundje vdekjeprurse te mungerses se ujit 24 oresh e me cilesi heigjeno-sanitare .I urrej keta politikane e qeveritar qe akoma nuk kane realizuar furnizimin e popullit me uje te standarteve higjeno-sanitare .Marrcin semundjet e femijve te mi .Skam cu them me shume derrave qe shikojne vetem ti pije gjakun e ta torturoje kete popull. Bravo Muci qe me shume dipllomaci kritikon nje K/M qe i ka hypur gomarit .Se nga se vuajne qytetaret e Vlores e te Shqiperise ne i dim shume mire arsyet e qeverisjeve te nje shteti rrumpalle .Pa uje ska jete ska zhvillim e qyteterim. Lungogomaret duhen kur ti me pare i siguron popullit uje te te mos helmohet nga semundjet kronike te shkaktuara nga perdorimii ujrave jo sanitare .
Vella. As nje presje nuk i ndyshoj pergjigjes tuaj. Leli mund te mos jete i korruptuar por si menaxhues i qytetit te vlores eshte zero me xhufke. Nuk ka piken e frymezimit, vizionit dhe llogaridhenies. Kur shikoj ate vetem mendoj per rastet e humbura te Vlores sikur te kishim nje njeri me vizion per te ardhmen por dhe gjithashtu nje menaxhues i sakte ne zanatin e vet.
RESPEKTE pafund për DRITAN LELIN !! DRITAN LELI djalë INTELIGJENT , PA FJALË , I EDUKUAR , I SHKOLLUAR , I KULTURUAR !! VLORA ështè më e SIGURT në DUART e DRITAN LELIT , sesa në duart e ZEZA të XHAMBAZIT dhe KRYEHAJDUTIT Afrim Qendro nga Tepelena e HAJDUTËVE !! RROFTË DRITAN LELI ??????????????????????
Qendrimi i gjate ne pushtet keto pasoja sjell tek i pari.
Nuk eshte nje gjest i vogel ai refuzimi o Muc, sepse Rames i ka prish shume pune .Kishin plane te medha me Qendron dhe Gjiknurin per te shqyer bashkine e Vlores !
E drejte. Rama eshte rrethuar nga shjme dahanlepires d llapaqena te zellshem!
Po meqë te tha ty qe nuk vij në emision krijove idenë ti se ai është njeri me vlerë? Po ke pyetur nëpër Vlorë kush është KARALELI? po si ka mundësi që Edi Rama I thotë shko deputet dhe ai thotë jo? Për çfarë tha ai jo? Për punët dhe projektet që ka nisur? Ti çojë ato deri në fund. Ai kellire nuk u shqua për asgjë. Rama I tha ik sepse po i ikte partia nga binarët sepse Leli nuk shkonte në punë dhe të gjithë që kishin halle në bashki shkonin tek selia e PS sepse atë nuk e gjeni ose ai nuk priste njeri. Po ta merr mendja ty Muc se Leli po ri për VLERA MORALE? NUK E KUPTON TI SË RRI PËR PAZARE DHE PARATË QE PRETË TË MARRË NGA LEJET E NGA AFERAT? SEPSE AI E DI QË PO IKU DEPUTET, NUK I NGRËNË MË TELEFONIN FIRMAT QË KA BERE PAZARE.
PRIT MUC NANO SE DO DALIN LETRAT DHE DËMET EKONOMIKE QË AI KA KRIJUAR BUXHETIT DHE ÇUAR TEK FIRMA E TË VËLLAIT PËR TI FSHEHUR DHE NDOSHTA TË VJENË FRYMËZIMI E SHKRUAN PRAPË PËR DJALIN E BRISHTË QË NUK PRANOI TË VINTE NË EMISIONIN TËND POR QË NUK LE TV PA DALE
He mo se ju njifeni per rrac kurvash
Na e bete kucin kryeqytet te botes
Kucioti i sateme! Ti je nje sahanlepires.
Sulmi qe po i bejne Lelit eshte nje sulm i cili tregon fytyren e vertete te disa njerezve. Kjo lufte e brendshme po shkatrron bashkine e vlore, po dobesone partine socialsite ne vlore, si dhe ndikon dhe ne opinionin ndaj vlonjateve. Ku disa palo njerez partia i beri deputet, dhe sot qe e humben mandatin kerkoj e te jene akoma protagonist. Ku fate velaj dhe vilma bello e.provuan veten. Ne.4 vjet nuk folen asnje here. Tani behen vegla te makinacioneve me lart se vetja e tyre e as arrijne ti kuptojne
Mustafa, bej një kërkesë në OFL për të kontrolluar Firmen MEK FOURNITURE, i takon vëllait të Lelit. Kërkojini si e zmadhoi fabrikën nga shtatori 2015.
Beni një PROVOKACIJA atje dhe do gjeni paratë e Dritan Leli
He mo burr dhe ti, te paska heq nga puna kur shkriu parkun e atobuzave, ate qender hajdutesh, prandaj te paska mbet hatri
Eshte mjaft e thjeshte te besh opozite ne shqiperi, se ka nje mije e nje probleme. Po ku ishin keta keshilltare keto 2 vjet, sa probleme kane ngritur, sa here kane diskutuar, cfare projektesh kane sjell ne keshill?
Deri dje ngrinin doren pa lexuar akoma titullin e vendimit, e sot kerkojne llogari. Leli ka mjaft gabime, po.pse nuk behet analize e buxhetit te bashkise, cilat jane burimet, ku shkojne keto para. Vetem llafe ne ajer. Jo e lagu jo se lagu
Si perfundim shefi ka gjithmone te drejte
Leli nje i semur psiqik. Zero pune, i korruptuar dhe do perfundoje brenda ne shtator. Fatjeqesi per vloren me nje monster si ai
Avash moj Tane se e kopjove 2 here te njetin koment
He mo burr se rama kete muhabet ka. Per me shume se gjysemn e kryetareve te bashkive eshte betuar qe do ti fus ne burg, si Subashi i fierit, ajo e roskovecit, goro i himares, ate te divjakes, ate te kuksit, e shume shume te tjere. Rama ben sherr me.veten e tij, jo me me drejtorat e bashkise
Leli nje i semur psiqik. Zero pune, i korruptuar dhe super i paafte. Ne shtator do futet brenda. Mjere vlora me nje funderine si ky. Intrigant e genjeshtar. Pis burre
Zoti Nano.Te thuash qe investimet ne Vlore i ka bere Leli dhe jo Qeveria eshte turp. Shyqyr qe po shohim qe po mbushen ca gropa nga bashkia tani qe Keshilli i Bashkise po i ben presion per sherbimet ne qytet ketij llapaqeni e deliranti qe eshte fatkeqsi per Vloren. Qe per pune eshte zero e qe per te flet populli i vlores . Ai tani ri vetem per te zhvatur ndonje gje me lejet e ndertimit .Ai eshte turpi i Vlores
Muc Nano ste kam hic qejf e me je duk perhere shume bajat por kesaj here te heq kapelen se je tregu burr e i ke rene ne te! Lincimi qe po duan ti bejne Lelit sot eshte fyerje e madhe per gjithe Vloraket qe ne gjykimin tim ja e nje tufe llapaqensish te pakenaqur nga jeta!
Me vjen cudi sesi vlonjatet nuk reagojne ndaj kesaj maskarade qe po behet dhe nga kush pastaj … nga nje tufe hajdutesh me Damianin ne krye! Fatkeqesi e madhe!
Nuk je treguar I vertete Mustafa!
Rama I propozoi për dorëheqje, për ta futur në listat e deputetve.
Dakord.
Por se në cilin numër rendor do ta fuste, këtë vetëm Rama e Leli e di.
Po sikur ti kishte propozuar një pozicion jo fitues, Cfar i mbetet idese tende?
Muco, ti thua ne shkrim se nuk e njefe, dhe nga ana tjeter mundohesh te na mbushes mendjen sikur e njefe. Nje I paafte si Dritan Leli nuk gjen te dyte Kryetar. Tek ju s’ka ardh se nuk di te pergjigjet pytjeve te tua se eahte i pa ditur, prandaj duhet te kish ikur se po te numuroi bemat e tij do cosh duart ne kok, te respektoi per pozicionin e gazetarit por nuk mund te bje dakory qe shkruan haq gjat per njeriun e paafte Dritan
Qenka vërsulur Anka dhe Paola me shoqe për të mbrojtur Lelin, vajzën çapkëne të bashkisë Vlorë.
Ska faj Lelusgka. Ka faj Rama që vuri një Kurve si ai në krye të bashkisë.
Ai që djersitej nga kurrizi klubeve të natës në Athinë.
SHKRIM i SAKTË dhe SHUMÉ I VÈRTETÉ !!! Larg DUART E ZEZA dhe té NDYRA tè Afrim BANDIT Qéndros , Arben KRYEHAJDUT Ahmetit dhe CAC KRYEKUSAR Angjelit të ZI nga VLORA PATRIOTIKE !!! VLORA e VLONJATËVE , dhe KURRË e MERCENARÈVE nga Tepelena , Gjirokastra , Saranda apo Himara !!! RROFTË VLORA !! Respekte pèr TAN LELIN ????
SHKRIM i SAKTË dhe SHUMÉ I VÈRTETÉ!!! Larg DUART E ZEZA dhe té NDYRA tè Afrim BANDIT Qéndros , Arben KRYEHAJDUT Ahmetit dhe CAC KRYEKUSAR Angjelit të ZI nga VLORA PATRIOTIKE !!! VLORA e VLONJATËVE , dhe KURRË e MERCENARÈVE nga Tepelena , Gjirokastra , Saranda apo Himara !!! RROFTË VLORA!!Respekte pèr TAN LELIN ????
Nuk kemi fakte as per njerin dhe as per tjetrin. Nuk dime nese Rama po e sposton sepse ky njeri eshte pengese per punen apo sepse i tha “jo” per listen e deputetit. Pa fakte mund te behen shume spekulime. Pra nuk i japim dot te drejte as Rames, as Lelit dhe as Nanos. Thjeshte nuk dime asgje. Vetem nje fjale mund te shtoj ne epilog, qe ndryshimet ne Vlore ndodhen per aresye te idese dhe kembenguljes se Edi Rames dhe jo te Dritan Lelit. Leli eshte nje lojtar qe nuk po pranon kerkesen e trainerit te ulet ne stol.
Si skane turp shpura e ndyre e diamianisteve lokale te partise se leshit qe si zagaret besnike te partise jane turrur dhe ketu e nxjerrin lloj lloj thagmash. Na hapen barkun. Lelit ti ruajne bishtin se ka pas vetes popullin e vlores. Mos ta kruajne shume se do tju plase ne dore! Kujdes Damian se po te vjen radha!
O zagaret e ps Vlore po mos e beni kaq shemtuar se na hapet barkun! Kuptohet qe ju ka urdheruar partia e leshit dhe ju jeni leshuar kush te shfaqe me devocion ndaj partickes e shokut Enver!
Kujdes se do tju vije radha dhe juve bashke me kurvat deputete te Vlores historite roze te te cileve skane fund…..
Turp i madh cfare po ndodh ne vlore dhe e papare ! Ajo qe me vjen ndot eshte menyra sesi qente e PS lejojne te perdoren ne menyren me te ndyre te mundshme nga shoket kryehajdute te partise. Vloren e vloraket po i perdhosin keqazi dhe degjenerojne dinjitetin duke sulmuar nje person qe ata vete e kane votuar. Populli i vlores sot eshte me keq sr kurdohere e perfaqesuar ne parlament me ca kurvare e kurva ordinere qe te vjen turp ti shohesh me sy. Dhe keta meren me mustaqet e Celos! Kujdes dhe larot ketu lart qe hedhin vrer te orkestruar. Jane thjesht shume te lexueshem!
Leli eshte i korruptuar dhe i paafte. Lejet e ndertimit pa numer pasurie qe ka dhene ne uje te ftohte tek kampi, prone e konomajve trafikantit te droges popocit, doli the te Fiksi. Bemat e Lelit i di dhe ambasada amerikane Muci.
Leli eshte njeri i nderuar qe ajo parti leshi me ata njerez e ate batak ordineresh ku ka rene nuk e meriton ! Vlora ta kete per nder nje njeri qytetar e te nderuar si Leli qe ju ka ndenj puneve ne koke! Shemtire qe vetem nje parti si PS mund ta servirte dhe sajonte ! Ndjej neveri! Turp i madh per vlonjatet qe po i trajtojne ne kete menyre!
Qeka turrur shpura e PS vlore ! O faqezinj qe shiteni kaq xhaba! Po si skeni turp e flisni ca gjera qe jane kaq
Te genjeshterta?! Po mir juve nuk e dini qe populli i vlores i shef gjerat dhe shef dhe kryetarin e bashkise se cfare impenjimi ka pas e si ju ka qendruar puneve ne koke? Po si
Jeni katandis keshtu xhanem? Turp faqja e zeze
Muci qe je bythlepires i Edi Rmes kjo eshte e qarte. Ne kete shkrim po ia thua shume bute te verteten Ramkoqes qe besoi Damianin. Po te shohesh edhe zhvendojen e Rames ne Durres do te thote qe Damua do te shkoje per lesh shume shpejt dhe Rama e kuptoi se do ti kthehej ne bumerang kjo levizje. Si thame, nje nga opozita dhe nje nga pozita. Ky fat i ra Damianit. Ishte shume e lexueshme qe Leli do te vihej ne vend jo fitues per ta hequr qafe se si duket do te jete trembur qe keta trima si Rama te perdorin si limoni dhe pastaj te hedhin. Dhe ne fakt ka te drejte. Ka filluar te reflektoje se shume ngarkese do ti hidhej atij. Ku eshte sot kamikazi Alekt Hyseni?? U perdor nga Rama per llogari te Zamir Manes dhe tani jua hodhi qenve. Historia do te njolloste Lelin nqs do te pranonte ato qe kerkonet Rama te bente me Vloren. Te pakten e kuptoi qe nuk mun dte hynte ne histori si prishesi i Vlores.
Plerat le ti pastroje Andueli me lesh bustren Ilir Meten. Pse nuk foli ky leshbushtra kur punonte ne bashki me Shpetim Gjiken se edhe atehere nuk mblidheshin plehrat dhe i jepnin Dukes me shume sec pastronte apo ….Si shpetimi si Leli nje mut jane, e muti nuk mun dte krahasohet as ne shije as ne njgyre. Andueli me Ilirin e paska kuptuar shijen e mutit dhe duan ta ndryshojne/ Vaj medet deputet leshbushtra, vellai zvgurventores te bankes. Akoma tentalulat e Mezan Males. Pra Vlora do te perfaqesohet nga Ilir leshbushtra. Po ku ka turp me te madh….
Se si do te organizohet mbledhja e vendos kryetari i kshillit dhe jo kryetari i bashkise. Ky si kryetar me duket skuth, nuk lihet Vlora ne ate gjendje per pastertin, kur investimet jane te medha.
Ore si nuk e kupton ky popull qe gjithe lufta behet qe Damjani te marr bashkine qe te pastroj leket me pallate. Ja ben muuuuu. Dhe keta debilat qe komentojne ketu te porositur, nsr mund tju merret prona nga kamikazet e Damjanit dhe tu behen nja 2 kulla. Dritan leli eshte qen bir qeni, po ne kete rast eshte hero, se spo lejon qe vlora te behet lavatrice parash dhe vlonjatet as eren sdo tu vine atyre lekeve qe do hidhen.
Kur daline e mbrojne Dritan Lelin, duket qe shoqeria ka shume si ai dhe nuk pyesin qe çfare te shkoje perpara, por çfare te perfitojne nga Dritani qe fle gjume ne bythe me keq se Lulezimi. Kur e çoi Edi Rama, ishte i mire; sot qe e kritikon eshte i keq! Pluhur-karizem.