Qendra e PD-së, urdhër bazës për 25 prillin: Na thoni kush punoi kundër nesh

21 Qershor 2021, 09:38Politika TEMA

Në një përpjekje për ta kthyer në kredo e linjën politike bazë, PD ka pëgatitur një formular për të gjitha qarqet, pra për degët e saj, sipas së cilës duhet të vërtetojnë të ashtuquajturën “masakër zgjedhore”.

Ndër shumë të dhëna, të cilat duhet të ofrohen nga krerët e PD-së në bazë, është dhe ajo që ka të bëjë me personat që sipas demokratëve punuan kundër tyre në fushatë.

Formati i miratuar nga kryesia e PD përmban disa pika mbi të cilat do të bazohet analiza për atë që demokratët e quajnë “masakër zgjedhore”.

Në raport do të duhet të përfshihen të dhënat nga zgjedhjet e vitit 2009, 2013, 2017 që do të krahasohen me ato të këtij viti.

Gjithashtu, në raport do të analizohen faktorët e jashtëm dhe të brendshëm që kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor.

Te faktorët e jashtëm, PD u kërkon drejtuesve të qarqeve të identifikojnë personat me ndikim që kanë punuar kundër PD, niveli i angazhimit të tyre dhe format e përballjes.

Ndërsa te faktorët e brendshëm përfshihen listimi i personave me ndikim që kanë kontribuar, vlera e shtuar që ka sjellë koalicioni dhe gjendja e strukturës së partisë.

Raporti duhet të plotësohet nga strukturat e PD, përmban edhe kritere që lidhen me performancën e tyre. Dokumenti do të duhet të dorëzohet brenda datës 5 korrik, ndërsa 5 ditë më pas, të dhënat për çdo qark do t’i dorëzohen kryesisë së Partisë Demokratike.

Më 17 korrik, PD thërret edhe Kuvendin Kombëtar, ku drejtuesit e qarqeve do të japin llogari për rezultatin e 25 prillit dhe nëse do jetë e nevojshme do ketë zgjedhje edhe në struktura.

5 komente në “Qendra e PD-së, urdhër bazës për 25 prillin: Na thoni kush punoi kundër nesh”

  1. Taulant says:

    UDHEZIM.
    Teper SEKRET, teper URGJENT.
    Per personat qe kane votuar kundershtarin, “dertashmenti i kuq” i horrave, me ne krye Sali Lushen, Dem Dallapin, Myftar Lumneshin, Mahmut Kerrnaja, dhe me anetare kuksianet, dibranet, matjanet, shkodranet (por jo gruemirasit), duhet te hartoj urgjent planin e masave per ndeshkimin e tyre ne menyre shembullore dhe ekzamplare, duke organizuar “turne gjahu” ne shkrepat me te larget, si dhe “formalitete miqesore” ne piken e Vainit ne Lezhe. (Ndeshkimet duhet te jene me menyre “demokratike” qe te mos kene goje te akuzojne per ushtrim dhune)
    Gjithashtu, ngarkohet “Syri” Tv, dhe ne veçanti Qimi me A Krasten, qe te planifikojne rubriken e analisteve pro nesh, qe veprimet e grupit te “ZJARRIT”, ti paraqese si kunderpeshe te “patronazhisteve” te kundershtarit.

  2. Nurenbergu says:

    Kundra Jush punuan , Andertali Sali end kompani , UDB dhe kafshlleku Juaj .

  3. Tradhetaret i keni brenda ne SHQUP .
    – I pari tradhetar , i pari i partise dhe ata udheheqesit e fushates apo keshilltare , qe s’u lane lek ne xhep , qe t’e hipnin maje makinave si KENDEZI MAJE PLEHUT .
    – I dyti tradhetar , i dyti i partise qe me paramilitaret e tij , vrane ne mes te dites ne mes te qytetit duke i kethyer zgjedhjet ne masaker te vertete , me presione te hapura ndaj votuesve , ne kuadrin e “MBROJTJES” te votes .
    – I treti tradhetar , ai qe bente thirje qe si c’ja bene atij ne mes te qytetit , do ja u bejme te gjithe atyre qe nuk ju votonte .
    E keshtu me rradhe mund te gjeni tradhetare sa te doni ne rradhet tuaja !

  4. Komisioni per gjetjen e sabotatorve. Spiunat paguhen mir. Aplikoni pran pedeve ne rethe dhe shqupit ne Tiran says:

    Po kerkohen sabotatoret qe çun ne humbjen e papritshme te pds.
    Kerkojme emrat e tyre se sa më shpejt ti gjejme aq me kollaj do fitojm.
    Partia jon e paster me Salianja, bardha, mula dollapa e plot interlektual Esht shpresa e ktij veni.

  5. shqip says:

    Krizë identiteti ? Këta kanë krizë mendore. Të tillët nuk janë të përgjegjshëm para ligjit. E thotë edhe kodi penal dhe ai civil. Personi/at qe nuk kuptojnë çfarë duan , përjashtohen nga përgjegjësia. Këtu avokatët mund të luajnë kartën e fundit. Mqs nuk ka prova për vjedhje, me që vetë kanë firmosur çdo skedë, çdo dokument, të paraqesin çertifikate budallai për gjithë grupin çiftelia në Shqup. Atëherë zgjedhjet nuk quhen. Edi Roma ik ikën, pastaj…… Pastaj këtë vend le ta marrin babalet. Shqipëri e varfër thuaj. E ka gjetur me këta shkëmbore, dy thundrrake, primitivë. Bota bën përpara , këta po në vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje