Doli nga listat e PD, pas Dukës edhe Idrizi kundër Bashës: Në shtator do shkojmë në parlament pa asnjë dyshim

21 Qershor 2021, 13:32Politika TEMA

Partia Demokratike vijon ta konsiderojë veten fituese të zgjedhjeve të 25 prillit.

Në këto kushte, akoma nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do të jetë në parlament në shtator.

Pavarësisht se PD-ja nuk ka një qëndrim final, aleatët e Bashës duket se nuk e diskutojnë prezencën e tyre në shtator në sallën e Kuvendit.

Sinjali ka ardhur pikërisht nga Shpëtim Idrizi, kryetair i PDIU-së, i zgjedhur si deputet në listat e PD-së.

“Padyshim në shtator jemi në Parlament për të paraqitur iniciativa ligjore për çështjen çame. Do të rikthehet çështja çame në parlamentin e Shqipërisë, do të tentojë të thyejë heshtjen mbi çështjen çame,” u shpreh Idrizi gjatë një prononcimi për mediat.

Kujtojmë këtu se edhe Agron Duka i PAA-së pas fitimit të mandatit ka deklaruar se nuk do ta bojkotonte parlamentin në shtator.

2 komente në “Doli nga listat e PD, pas Dukës edhe Idrizi kundër Bashës: Në shtator do shkojmë në parlament pa asnjë dyshim”

  1. Ceshtja came ka merdhif me ju says:

    Nuk esht vetm parlamenti per ngritur ceshtjen came. Kjo Mesila Palma me keli doden pse nuk japin inyervista per ket pun. I ke vetem si te bojn noj pare, si te botojn librat e perkthym jasht.

  2. Life is game says:

    Po o Driz muti. Do vishe ne shtator be parlament per ta dhjetra me shume ceshtjen came. Thesin aga!Te fala Ilir dhe Sals!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje