Nga Bujar Nishani
13 Qershori, votimi për Kryetarin e PDSH nuk solli asnjë risi, asnjë zgjidhje e asnjë shpresë pas humbjes dramatike të zgjedhjeve të 25 Prillit dhe traumës politike e psikologjike që solli 25 Prilli ndër votuesit e PD!
Për herë të parë në historinë e jetës së saj PD mbetet 3(tre) mandate rrjesht në opozitë dhe me rezultat përsëri më të ulët se ai i vitit 2013, kur doli në opozitë pas 8 (tetë) viteve në qeverisje!
Kjo humbje dëshpëruese për PD ishte deri diku e paralajmëruar kohë më parë, ndaj kërkonte marrjen e masave të forta para se të mbërrinte 25 Prilli.
Së pari, Edi Rama e kishte shndërruar pushtetin e tij të pakufizuar e të pa kontrollueshëm nga askush pothuajse në një regjim kleptokratik ku korrupsioni, antiligji, dhe fasada propagandistike ishin kolonat e ngrehinës që mbante peng shqiptarët.
Së dyti, Lulëzim Basha, e kishte mbajtur opozitën në një stanjacion politik, strukturor, pa nerv vibrant e larg qytetarisë, larg kolonave përfaqësuese të së djathtës dhe elitës së vendit.
Një situatë absurde ku të gjitha sondazhet reale e tregonin liderin 10 pikë % poshtë pëlqyeshmërisë së partisë, çka paralajmëronte se PD do mund të mblidhte veç votat e elektoratit të saj historik e asnjë votë nga pjesa “gri” që në fakt përcakton se nga do të anojë shumica e re !
Regjimi i Edi Ramës ekzekutoi të njëjtin skenar manipulimi siç kishte bërë edhe në 2015 e 2017, madje me blerje votash e ushtrim influencash edhe më të mëdha e më të shumta se më parë!
Kjo për një arsye të thjeshtë, sepse në 2021 kishte para korrupsioni në dispozicion shumë më tepër se në 2017, dispononte pushtet shumë më të madh e të pakontrolluar se në 2017.
Por po ashtu është shumë e qartë se në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe në ato parlamentare në 2025, regjimi i tij do të ketë edhe më shumë para korrupsioni e pushtet të pakontrollueshëm se sa sot në 2021.
Pikërish ky realitet i trishtë e kjo sfidë dramatike duhet të nxiste PD dhe detyronte L. Bashën të krijonin hapsirën e një projekti të ri politik, krejt të ndryshëm nga ai i 2013-2021, që rezultoi i pasuksesshëm dhe i dështuar!
Por në vend të kësaj, L. Basha nxitoi të bënte një maskaradë elektorale për karrigen e tij dhe tashmë zgjedhje antistatutore të parakohëshme për institucionet drejtuese të Partisë!
Imagjinoni sikur L. Basha të kishte patur forcën, energjitë dhe zotësinë të kishte realizuar zgjedhjet e parakohëshme politike në vend (të cilat i premton rregullisht që prej 2015) siç bën ato në partinë që komandon vetë, se sa ndryshe do të ishin demokratët dhe vetë PD, sot!
Por 13 Qershori tregoi edhe një fakt të rëndë për vetë PD.
Përsëri për herë të parë në historinë e saj, PD drejtohet nga një kryetar i cili doli nga proçesi zgjedhor me votat e vetëm 30% të anëtarësisë, pra që përfaqëson minorancën brenda kësaj partie, madje duke marrë 40% më pak vota se sa kishte marrë në zgjedhjen e tij paraardhëse në 2017!
Imagjinoni tani se sa do të mundet të motivojë e bëjë për vete ky “udhëheqës” elektoratin shqiptar në zgjedhjet e ardhëshme kur brenda partisë së tij ka rënë me 40%!!!!!
PD sot paraqet “kërcënimin” më të dobët se kurrë më parë ndaj qeverisjes së PS, në të gjithë historinë e saj gati 30- vjeçare.
Megjithëse qeverisja aktuale e PS është më e paafta, më e korruptuara dhe më kërcënuesja ndaj interesave kombëtare se sa çdo qeverisje tjeter e mëparshme socialiste, përsëri ajo ndihet më e pakërcënuar dhe pa kokëçarje nga rreziku i kundërshtarit përballë.
Përgjegjësia për këtë nuk është vetëm e L. Bashës por më e para dhe më kryesorja është e tij.
Por, L. Basha sot po bllokon e pengon reflektimin, korigjimin dhe ndryshimin rrënjësor të PD, jo vetëm si një parti kryesore e sistemit tonë politik por më së shumti si alternativë qeverisëse në një demokraci funksionale.
Ka gjithashtu mjaft zëra publik e jo publik që sot bëjnë avokatinë politike të L. Bashës. Disa prej tyre edhe majtistë në afilacion e kundërshtarë të afishuar në 30 vite ndaj PD.
Eshtë normale dhe e drejtë e gjithkujt, pavarësisht motiveve të ndryshme, që ta bëjë atë avokati.
Ajo është çështje e ndërgjegjes.
Ndërgjegja e askujt nuk gjykohet!
Ajo që unë shoh me shqetësim është mungesa e avokatisë ndaj situatës së mijëra demokratëve që kanë 8 (tetë) vite që diskriminohen duke u hequr nga puna, duke ju goditur bisnesi, duke ju mbyllur çdo sportel i shërbimeve publike, vetëm për faktin se janë të afishuar politikisht si aktivistë të PD!
Do të vijojnë të jenë nën këtë diskrimin edhe 4(katër) vite të tjera e nuk reflekton askush për fatin e tyre!
PD nuk është L. Basha, PD nuk është as Kryesia e saj, as Këshilli Kombëtar, PD nuk është as grupi në minorancë i deputetëve, madje PD nuk është as vetëm anëtarësia e saj.
PD është, të paktën sot, 620 mijë shqiptarë që e votuan më 25 prill, por që edhe ata rezultuan të ishin të pamjaftueshëm për atë çka duhet të jetë vërtet PD.
PD domosdoshmërisht duhet të jetë besimi dhe përfaqësimi i 1 milion shqiptarëve!
PD duhet të jetë ndjeshmëria dhe vullneti i shumicës së qytetarëve!
Kjo nuk është lehtësisht e arritëshme por e mundëshme dhe alternative jetike!
Përndryshe jo vetëm anëtaresia e PD por shumica dërrmuese e shqiptarëve do të vijojnë të vuajnë pasojat e regjimit kleptokratik dhe korruptuv të Edi Ramës për më tej!
Për këtë më së pari PD i duhet lidership i ri, vizion i ri, projekt i ri!
PD nuk mund të ketë sukses duke u drejtuar nga një kryetar i pa aftë dhe jo serioz!
PD i duhet një lidership ndryshe.
I duhet jo një lidership që quhet i tillë sepse cakton emrat e Kryesisë së Partisë, apo sepse vendos listën e deputetëve, por një lidership me forcë dhe integritet që fiton besimin, simpatinë, solidaritetin dhe mbështetjen e shumicës së shqiptarëve pavarësisht faktin nëse janë anëtar të PD, sipatizantë të saj apo qytetarë pa afilacione partiake.
Nje pension te invalidit duhet ta fitoni z Jari
çfare analize brilante ka bere ky pompisti benzinatos! Ndaj kemi sukses ne politike qe njeri me bisturi u vjen njerzeve dhe vendit, tjetri u fut benzinen, i treti spiunllekun dhe hajdutellekun, perveç plumbave qe vrasin barbaret; te gjithe ja thone per politika qe nga Flamur Noka e deri tek Nard Ndoka dhe Shqiperia po lulezon e shqiptaret po e hajne demokracine per sallator. Po vete e kane fajin: ashtu si Saliu, Lulezimi e Iliri perdoren plumbat kunder tyre, ashtu dhe keta te mos i kishin kursyer se nuk e kishin mishin prej hekuri apo floriri keta. Tani le ti durojme te na sundojne barbaret. Ne vetem do flasim e ankohemi tek gjitoni qe na perdhunon shtepine!
Si ka mundesi, qe sipas Nishanit …… sondazhet reale e tregonin Lulin 10 pikë % poshtë pëlqyeshmërisë së partisë. Po sondazhet e PD, thone edhe qe Saliu pelqehet më
tepër. O Nishan, se kush pelqehet e treguan votat preferencale per Saliun, qe ishin shume më te ulta se ato per Lulen.
Ky Jari gjysem i paralizuar thote shpesh lart e poshte “Nje rikthim i Berishes ne krye te PD do ishte i mirepritur”
Kuptohet pra se gjysma e tij e paralizuar i perfshin krejt trurin.
Figura jote qesharake dhe kariera e servilit që të ka katapultuar aty ku je është një nga pikat e fundit në kupën e mbushur plot nga zullumet e PD-së që nga lindja e saj. Dhe nuk je i vetmi. Tani që i ke hypur kalit të sigurtë financial me thasët plot, të është hapur oreksi të marësh frenat e PD-së. Por ke një problem se kujton që të pozicioni prej kukulle si president të jep të drejtë që je truri i duhur për këtë parti. Personalisht do ta festoja me kënaqësi shpërbërjen e kësaj klike që quhet PD bashkë me sharlatanizmin që e shoqëron ka vite. Do t’ju vija me sinqeritet edhe një kurorë në varrezën tuaj. Por në rast se na duhet një opozitë, le të mblidhen të gjithë ata që kanë një farë pastërtie dhe dëshire përtetj fantazive berishiste, dhe të rikrijojnë një PD të re. Por jo me karieristë dhe kameleonë të tipit Nishani.
Ne boten moderne ku duhet te integrohemi,presidentet mbasi lene detyren nuk meren me me partine po shkruajne libra,shkruajne kujtime,mbajne lexione.Ti zoteri po te te flas me gjuhen ushtarake qe kupton mbasi arite graden gjeneral me 5 yje zbrite prap ne ushtar ,jo z. Bujar kjo nuk shkon ,permbaje vehten ,jepi vehtes autoritet e dinjitet.Zaten te dy ju te PD qe keni qene presidente kur keni lene detyren jeni kthyer ne lamash me plot kuptimin e fjales
Bravo,Rama-Nano,gjithe kelyshet enveriste anal-iste brenda dhe jashte PD sulm kunder lulit!!!! Sa shume para e piste per qellime me te pista!!!! Ushqejini kelyshet e enverizmit se kockat ne fyt do iu ngelin…!
Hahaha sa te jete luli ne krye ta partise , PS e ka te sigurte qeverisjen. Sepse luli eshte ushtar i saliut. Po ti nuk e kupton dot se je ushtar per vehte. Hahaha
nje nga presidentet me qesharake te historise pluraliste ,nje paterice e Saliut qe dekretonte e dekoronte cti thoshte ai.
Per lulin ka plotesisht te drejte ,problemi mendoj une eshte qe pd ka shteruar nese ka patur ndonjehere dicka pozitive.asnje individ ne ate parti dhe ne cdo parti tjeter shqiptare se ka fare ne konsiderate mireqenien e njerezve te ketij vendi ,kjo eshte arsyeja pse ikin dhe nuk kane filluar te ikin sot ,kane filluar te ikin qe ne fillim te 90 ….
Pse PD-ja humbi zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe do te vazhdoi te humbas,po mbajti kete qendrim qe ka mbajtur deri me sot.
Se pari dua te them se analiza,apo problemi qe ngr zoti Nishani eshte i drejte ,por jo se vet Nishani nuk ka pergjegjesi per gjendjen e PD-se dhe humbjen e zgjedhjeve .
Se dyti. Pd-ja duhet te pranoi se eshte e mberthyer nga doktrina Saliniane,edhe pse e dine qe ajo eshte nje rruge tmerrsishte e gabuar dhe jo demokratike. Te gjithe ,ose pjesa me e madhe e antraresise se PD-se ,si dhe e militanteve te saj e pranojne rrugen e gabuar qe ndjek PD-ja ,por nuk ndahen dot nga Salinizmi i fortifiuar si ideollogji ne ate parti.
Se treti. Propaganda e luftes kunder sistemit komunist dhe Envwer Hoxhes eshte bere aq bajate ,sa me shume te ngjalle neveri ndaj ketyre qe flasin per te se sa urrejtje per ate sistem. Populi eshte i qarte se c’ishte ai sistem,c’beri mire e c’beri keq per kete popull,ndaj dhe ne 1992 e mbeshteti PD masivishte si popull,por edhe nga vet komunistet.
Se katerti .Ishte po ky popull, i cili qysh ne ditet e para te ardhjes se Saliut ne pushtet, kuptoi qellimet e Saliut,ndaj dhe i rrezoi referendumin per Kushtetuten si dhe humbi zgjedhjet lokale. Jo shume kohe ,por rreth 2 vjet.
Se pesti. Pasurimi brenda nates i pushtetareve dhe politikaneve , lufta e re e klasave qe filloi te lulzonte sidomos me 24/1 ,humbi besimin tek PD-ja .
Se gjashti; Shpifjet ndaj kundershtarit politike se ishin hajduta ,kriminele .pa u vertetuar nga drejtesia , humi besimin se kjo lloje demokracie ishte per popullin. Lejomi i korrupsionet,ku pa paguar nuk behej asnje pune duke filluar nga marrja e nje certifikate ,tek mjeku, mesuesi e pedagogu, legalizimet e zgjidhjet e problemeve ne drejtesi u bene tmerri i popullit. Besimit tek partite , tek drejtesi i shkuan breket ne fund te kembeve . Ne parlament PD e sidomos Saliu, fol e fol per ” drejtesi “,por ne fakte vetem fjale e vetefjale. Korrupsioni,krimi i organizuar,prostitucioni, vjedhjet dualen ne plan te pare.
Se shtati. Renia e shtetit (1997-1998 ) i vuri vulen se Saliu ishte i paafte te drejtonte shtetin. Kurre populli s’kishte pare te pakten nga viti 1945 qe ushqimet ti shperndante nje ushtri e huaj,si ne 1997=1998. Kurre populli shqiptare s’kishte pare te deleguar nga jashte per te qetesuar apo edhe drejtuar vendin qysh nga koha e Princ Vidit. Besimi tek PD-ja shkoi ne fund te kembeve.
Zoti Bujar ! Ju kritikoni me te drejte Bashen per largimin nga parlamenti duke dorezuar mandatet. Por Ju nuk kini kundershtuar kete vendim,ashtusi e kundershtoni sot. Ketu futet edhe Ilir Meta. Me sa di ky vendim u perkrah edhe nga antaresia e PD-se. Madje edhe mburreshit me kete duke thene se me Ramen nuk punohet. Ju humbet gjithashtu se fjalet e liderit tuaj,se bashku me partite e tjera opozitare kini folur kodra pas bregut,pra premtime qe nuk pranohen ne demokraci dhe nuk i realizuat. Ju organizuat 3-4 muaj protesta duke perdorur deri edhe shishe me molotove, per te marre pushtetin . Po a meret pushteti me dhune ,apo me vote ? Pra populli shikon tek Ju nje parti dhune e shkatrim trare . me thuaj zoti ish- president e sot nje drejtues i PD, c’fituate me ato protesta ,apo rrezimin e kerpudhes ? dDhe se fundi ,sepse fakte ka plot. Ju thoni se ne zgjedhjet e 25 prillit 2021 u be masaker. PO . Na mbushni menjen. Cilet jane faktet? Kur u masakruan diten e zgjedhjeve Jo,sepse epranoni edhe vet. Pra zgjedhjeve ? Cilat jane faktet konkrete qe votat u blene , ne cilin rreth, cilet persona , ku jane filmimet? Pse nuku denoncuan gjate diteve qe beheshin keto veprime qe masakruane zgjedhjet ? Duhen fakte ,o Nishan! Populli nuk u beson me me teorite bajate 20 vjecare qe kur ju vodhet votat me 1996 e deri sot. U hapen kuti, sa vota u ishin vjedhur ? Argumenton. Historine se na i vodhen votat eshte per te rujatur bythen tuaj ne drejtim. A ka me idiotizem sesa te thuash se demokratet e dine qe ne kemi fituar,por votat u vodhen ? Ku u vodhen, sa vota u mungonin ne kuti ? Te tjerat jo moren parate e termetit, jo u ushtrua presion ne administrate ,jo patronazhistet jane pordhe me rigon. Konkretisht cili eshte demi qe u kane bere keta patronazhistet? Numri i telefonit eshte i njohur kudo ..,po keshtu edhe karta e indetitetit,E ke tek mjeku i familjes, e ke te pensionet,eke ne bange. Valle cilit demokrat patronazhistet i kane bere presion se duhet te votosh per ps-ne ? Po te ket cojeni ne gjyq e jo fjale ne ere. Argumentoni cili eshte dem qe sollehn keta patronazhistet ? Po ata te rinjte tuaj qe na erdhen ne shtepi e na bene propogande per te votuar per PD-ne a ishte shkelje ,apo patronazhiste? PO armatosja e militanteve qe krijuat a eshte ne kundershtim me ligjin? Perse nuk flisni e te sqaroni popullin. Me kete rruge qe kini zene ,perseri kini per ta ngrene se PS-ja po punon. Ku eshte ai Tritan Shehu dhe ai doktori qe fliste per Covidin e vaksinimin ? Bujar ,ka ardhur koha qe ju si politikan te mateni shtate here ,pa ta nxirnifjalen nga goja. POPULLI U PESHON ME KANDAR FARMCIE. NUk i ha brrockullat tuaja.
Analize e sakte, bravo. Rruga qe po ndjek PD eshte ne ngjashmeri me Partine e Hamasit ne palestine, Ripi Gazes. Keta po nuk u reformuan teresisht edhe per 8 vjet te tjera ne opozite do qendrojne deri sa te dalin parti te tjera opozitare. Po me mire keshtu se sa me keta mbi krye.
kot fare
I vetmi president në botë, që e nisi presidencën me mustaqe dhe e përfundoi i rruar???
Të gjithë ju që jeni pro dhe kundër Bashës, me këto mend që keni, nuk fitoni më kurrë kundër PS-së.