Nga Fjoralba Caka
Kanë kaluar 18 vite nga Samiti i Selanikut, në të cilin shtetet anëtare të BE shprehen me vullnetin e tyre se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.
Kanë kaluar 3 vite që nga 2018, kur Komisioni Evropian i rekomandoi Këshillit çeljen e negociatave me Shqipërinë.
Këshilli vendosi në mbledhjen e 19 Qershorit 2019 për të mos e shtyrë vendimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë përtej Tetorit 2019.
Më pas, në 15 Tetor 2019 Këshilli vendosi që ta shqyrtonte çështjen e hapjes së negociatave pas samitit të Këshillit Evropian në Tetor.
Këshilli Evropian në 17-18 Tetor vendosi që çështjen e zgjerimit ta diskutojë para samitit të BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb (Maj 2020).
Në 24 Mars 2020, ministrat e BE ranë dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendim i cili u mbështet nga Këshilli Evropian në 26 Mars 2020.
Në 22 Qershor ministrat e BE nuk ranë dakord për datën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Duket sikur koha në Bruksel ka ecejaket e veta jo lineare, ku perspektiva shtrihet me dekada dhe marrja e nje vendimi për të filluar bisedime zgjat me vite. Për më tepër, edhe pse parimi i negociatave thuhet se është “merita”, u pa që në fakt “çiftëzimi” (coupling) u bë një kriter i ri.
Nëse zgjerimi është prioritet, atëherë ai nuk duhet të zhvendoset nga agjenda Evropiane sa herë ka çështje të reja. Strategjia e besueshme e zgjerimit e Ballkanit Perëndimor duhet të ndryshohet jo vetëm nga aspekti i metodologjisë së vlerësimit të shteteve të asociuara, por edhe të rishikohet nga pikëpamja e mekanizmave të vendimmarrjes së BE.
Ndoshta ka ardhur koha që unanimiteti në çështjet e negociatave, hapjes dhe mbylljes së kapitujve, të zëvendësohet nga shumica e cilësuar, duke evituar kështu ngadalësimin që mund të shkaktohet nga interesat individuale të shteteve të caktuara anëtare.
Ndërkohë që presim që lidershipi i shteteve anëtare të ketë një reagim për këtë vendim, një gjë është e qartë, se Shqipëria nuk heq dorë as nga rrugëtimi i saj Evropian e as nga reformat ndaj vetes.
PS: Nëse deshuroni të shprehni një mendim lidhur me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor në BE, ju ftoj të bëheni pjesë e platformës “DebatingEurope”. Një platformë interesante për të diskutuar ide. Unë ju përgjigja disa pyetjeve aty për aty ne kete interviste te shkurter, por debati dhe diskutimet duhet të vazhdojnë për të rritur ndërgjegjësimin dhe presionin qytetar në këtë proces.
Ti mire e ke thene o Fjori, po ndoshta edhe tek debati duhet te shtosh qe kjo puna e vetos dhe e “hyrjes ne dyshe ose grup” nuk eshte e drejte (e pashe ketu ne artikull por jo ne debatingeurope), sepse paguan edhe per tjetrin. ose per mospelqimet qe kane per tjetrin. Njehere Maqedonia per ne, pastaj ne per Maqedonine e keshtu me radhe. Arsyeja pse shqiptaret duan te hyjne ne BE eshte sepse kane shpresa qe institucionet do te funksionojne me mire sepse kemi iluzionin qe atje jane me mire, dhe per hir te se vertetes disa gjera funksionojne me mire ne BE por jo cdo gje. Por nese hyrja apo moshyrja jone ne BE krahasuar me si dhe kur hyne vendet e tjera, niveli i demokracise dhe respektimi i te drejtave te pakicave ne vendet e BE etj etj eshte nje indikator ahehere duhet ta ngulisim ne koke se nuk ka drejtesi ne kete bote, sigurisht as ne BE, eshte ceshtje politikash pelqimesh dhe aleancash se po te marresh standartet ke vende anetare te BEs qe nuk njohin asnje minoritet edhe pse si shumica e vendeve kane plot, dhe mjaft standarte te tjera qe nuk i plotesojne si lidership i korruptuar. Investimet e BE-s ne Shqiperi duhen vleresuar por kur vjen puna tek vaksinat reagimi i BE-se eshte si ti japesh nje te urituri para per te blere buke/ushqim ne nje dyqan apo treg bosh. Prandaj diplomacia e vaksinave nga ana e Kines dhe e Rusise (apo ne rastin tone me nje ndalese ne Turqi) sepse te ofrojne ate copen e bukes edhe pse koston mund ta paguash me interes te larte me vone. Gjithsesi Europa nuk eshte se ia doli mbane te adresonte kete ceshtje se brendshmi me shpejt e me mire keshtu qe me shume se cdo gje tregoi qe ka struktura qe nuk jane te pregatitura ne BE per te adresuar pandemi dhe emergjenca te kesaj natyre. Ajo qe me vjen keq mua eshte se sa me shume t;i lusesh keta te BE, sa me shume te duash te jesh pjese aq me shume te duan jashte (mbase jo te gjithe por nje pjese e mire). Ndoshta ka ardhur koha qe te bindemi qe nuk do te futemi dhe te mos vazhdojme me me keto sorollatje. Reformat ne Drejtesi dhe dhenia fund e pandeshkueshmerise duhen vazhduar se na duhen per vete por eshte mire te mos ta mbajme veten me shtresa per dicka qe mesa po shoh nuk ka gjasa te ndodhe. Do gjendet gjithnje ndonje vend i BE qe do e gjeje nje yckle per ne ose Maqedonine dhe prape ne vend numero ne. Ndonjehere me duket sikur po tallen me ne dhe ka ardhur koha ti thuhet stop kesaj talljeje, duhet te kemi pak dinjitet dhe ta respektojme veten pak me shume. E cmoj iniciativen tende per te kerkuar me shume debat per kete pune por BE si perfundim eshte nje makineri e madhe burokratike qe po nuk ia gjete mikun e anen (diplomatike) shkon dekada e dekada pa bere asnje hap perpara.
Teksti është i saktë.
Që nga ajo kohë, sistemi i drejtësisë dhe korrupsioni u përkeqësuan!
Evropa e dha atë premtim me kusht që këto 2 kancere socio-ekonomike të shëroheshin nga qeveria e Shqipërisë. A është bërë kjo?
Une pyetje s’kam, por kam nje koment te shkurter: te dhjefsha mu ne integrim. Kurva plake Evrope, kurve ka mbetur pamavesisht emrit dhe makeup-it qe ka bere ne dekada.
Shqiperia duhet te mbaje fort Ameriken, dhe te bej politike me ke te doje per investime nga Kina e Japonua e deri tek Turqia e vendet e Gjirit. As mos te futet farw ne BE. BE eshe bere qesharake!