Çfarë qendron pas mesazhit të fortë të ambasadores Kim për rastrin “Imeraj”

22 Qershor 2021, 17:10Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Mesazhi i ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, me rastin e prokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj, nuk përbën realisht një citim fakti, por një fenomen të shëmtuar te medias shqiptare.

Duhet thënë, pjesë e saj, edhe pse e rëndësishme, gjatë nisjes së reformës në drejtësi, ka mbajtur një anë të frikshme, regresive dhe të rëndë.

E ky fenomen është një sinjal i rëndë, që në një farë mënyrë ka zëra që i kanë mëshuar, por ajo, media manstream, ka qenë jashtë logjikës për të rrëfyer çfarë po ndodh.

Një fenomen i shëmtuar që asnjëherë nuk patëm një rreshtim të medias e analistëve në logjikën normale për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, por patëm media që dolën kundër ndërshkueshmërisë së “Peshqve të Medhenj”: në politikë, drejtësi, kupolën financiare a atë të krimit në vend.

Çfarë ka rasti “Imeraj” që ambasadorja amerikane me të drejtë e përmend. Ky rast është rezultantja e një fenomeni të pandershëm të kolegëve që turpshëm u përfshinë në një këtë fushatë që ka të bëjë me ngjarjen. Por ky rast, është një zgjatim i fenomenit.

Rasti “Imeraj” ka në mes një shantazh, një skandal të rangut që kurrë nuk duhet ta bëjë një njeri i ligjit.

Imeraj, sipas raportit të Operaciionit Ndërkombëtar të Monitorimit, përgjoi një person që punonte në këtë institucion kushtetues të Republikës së Shqipërisë, njësoj si SPAK apo Prokuroria e Tiranës.

E në këtë logjikë, disa gazetarë, portalistë e media nxorën lajme tym se një punonjës i OMN-së, sipas tyre paska shkuar me një femër. E për këtë paska video. E ç’lidhje ka kjo?

E mbani mend vitin 2017, kur mediat shqiptare njollosën një eurodeputet të nderuar, që ishte raportues për Shqipërinë, Knut Fleckenstein.

E akuzuan se ka dashnore; e më skandalozja është se e akuzuan njerëz të medias që nuk kanë pikë, po pikë morali për të kapur këtë temë.

Si në rastin e të nderuarit Fleckenstein, pa pikë lidhje, njerëz mediatikë të rëndësishëm, folën e shkruan për një njeri të ndërkombëtarëve që del me një vajzë, pi kafe me një grua, kërcen me një femër. Edhe?

Ç’lidhje ka e gjitha kjo me reformën në drejtësi e pandëshkueshmërinë? Në fakt e gjitha kjo logjikë ka përvijuar për sulmin ndaj së nderuarës Romana Vlahutin, një gazetare, kolege e jona shumë e njohur që ishte bërë diplomate.

Çfarë si thamë; pa fakte, duke pasur parasysh që monstra të tilla që hodhën në vvord fjalët e tmerrshme ishin reporterë, gazetarë, analistë, si Romana që e kishte bërë me vite këtë profesion. Pa fakte, vetëm se ishin të paguar shuuumë po shuumë nga njerëzit që donin pandëshkueshmërinë.

E në rastin në fjalë që flet ambasadorja amerikane, ca emra që vetëm reporterë nuk quhen më, pasi nuk raportuan asnjë gjë, monstra, që thanë që një anëtar i OMN ka video me një person. Edhe?

Ç’lidhje ka kjo me prokuroren e Tiranës?! Ligjërata e zotit Theo Jacobs ishte shumë e ndjerë, e qartë e vërtetë, e që mbronte secilin nga ne që sulmohet e baltoset në mënyrë të padrejtë.

Sepse dje, në disa media u dha në headline vetëm vendimi i KPK-së pa atë të OMN-së.

E kjo është tipikisht sjellja që ne kemi bërë për drejtësinë. E mbani mend kur disa nga gazetarët “më të “ndershëm” e të “famshëm” që kanë marrë edhe çmime mbronin Adriatik Llalën? Sot nuk e bëjnë, por thjeshtë sulmojnë drejtësinë e rëe, SPAK, kanë mjaft pakënaqësi e rezerva.

Gjëja më e mirë që të kenë rezerva, por raportimi duhet të jetë i plotë. Nuk ishte lajm anëtari i OMN-së që paska video me një vajzë, lajm është nëse Imeraj ka shfryutëzuar fuqitë e saj e burimet që të organizojë një operacion të tillë gjurmimi.

Kolegu i Imerajt, Llalla e bënte shpesh, kërkonte në gjykatë kërkesë për përgjim, e jo për arrest apo pandehje, thjesht për shantazh. E kjo realisht është pjesa më skandaloze e drejtësisë shqiptare.

Së bashku me atë pjesë tonë që publikisht pranojnë se kanë konsumuar dhallë e kos në ambjentet e organit të akuzës. Por nuk kanë raportuar kurrë. Tjesht kanë përcjellë fake nevvs-n apo urdhërat e politikës…

18 komente në “Çfarë qendron pas mesazhit të fortë të ambasadores Kim për rastrin “Imeraj””

  1. Tirona says:

    Edhe ti o daje,si koleget me kete shkrim.Thoni emrat pra.Leri keto ger-vere.Thoni emrat.

    1. k says:

      Pas mesaxhit të zonjës ambasadore,qëndron fakti që ata i njohin të gjithë të korruptuarit dhe hajdutët
      dhe çojnë mesaxh atyre që nuk ja hedhin dot.
      Kjo fshatarja e korruptuar që zbriti në qytet me opinga ,nuk mund të justifikojë dot vjedhjet e popullit.
      Prokurorët dhe gjykatësit janë të gjithë të korruptuar dhe meritojnë gijotinën.
      Ndërkombëtarët i thonë shqiptarëve,veproni kurse ata shohin ndeshjet e evropianit sikur marin pjesë.

    2. Kalec Dega says:

      Ka te drejte Ambasadorja Kim Lu Lu ne rastrin Imeraj, lol
      =
      po,po
      ne RastRin Imeraj

    3. Tropojani lol says:

      Shqiptaret e shkrete nuk e shikojne qe Tropojanja e Saliut eshte si ajo Pukjanja e Rames, lol…ne kohen e sundimit te Rames.
      =
      LOL

  2. Xha Gorioj says:

    Z. Ylli po më habitqë i quan medja. Dëgjo me kujfes: Nuk ka medie ne Shqipëri, veç nja dy a tri. Të tjerat ja si ndrikullat e teatrit të Shkodrës. Gazetat dhe gazetarët janë të dhënë mbas parave . Gënjejnë mashtrojne ashtu siç veprojnë dida parti. Respekte për shkrimin.
    Xha gorioj

  3. Lida says:

    AMBASADA AMERIKANE DHE ZONJA YURI KIM DUHET TA DINE QE POLITIKANE TE LARTE QE I TREMBEN REFORMES NE DREJTESI KANE PAGUAR NE SHUMA TE MEDHA DISA GAZETARE QE NE STUDIO TELEVIZIVE SULMOJNE ME EGERSI REFORMEN NE DREJTESI .E KETA ANALISTE E GAZETARE QE TASHME NJIHEN NGA PUBLIKU JANE :
    1.ANDI BUSHATI
    2.FATOS LUBONJA
    3.QIM PEKA
    4.YLLI MANJANI
    5.AGRON GJEKMARKAJ
    6.MARK MARKU
    7.ANDI BEJTJA E
    8.ARMANDO SHKULLAKU.

  4. gallata says:

    po te thuash emrat gje qe ne shqiptaret i gjejm vegjen katruves sigurisht i bejm qefin vetes nuk mjafton koha ………………

  5. Aljen says:

    Si i ehet per nje veting ketyre plehrave analisteve…..Njerezit me te peshtire te kesaj shoqerie. Ambasadorja e kuptoi …tani duhet nje goditje nder keta birbo.

  6. Tirona says:

    Po fillon edhe nje furtune tjeter e pa pare ndonjehere ne vendin tone e cila do te jete me shkaterruese se sa kjo furtune qe sapo ka filluar tek politikanet e korruptuar, kjo furtune do reformoje 100% pushtetin e katert, pushtet qe ka shkaterruar dhe ka lodhur shume inteligjencen dhe njerezit e thjeshte te vendit. Mbas ketij mesazhi te leshuar nga SHBA pronaret e disa ,
    mediave, drejtues emisionesh, opioniste, analiste dhe gazetare qe e dine shume mire qe e kane mizen nen kesule te gjejne vrime ku te futen, sikur ne vrimen me te vogel te miut te futen Ata nuk do ti shpetojne kesaj reforme.GOD BLESS ?????? qe filluat kete furtune reforme ndaj pushtetit te katert

  7. asd says:

    Me kete veprim, Imeraj ka vertetuar sjelljen e saj mafioze. Por skandali me i madh jane anetaret e KPK qe nuk e kane cilesuar kete akt dhe nuk e kane marre parasysh. Mediat ? Edhe ato jene ne te njejtin nivel; me para blihet cdo lajm ose heshtja. Kjo tregon sa e rende eshte gjendja e drejtesise shqiptare. Ambasada e SHBA dhe ONM duhet te “luftojne” llogore me llogore per te pastruar qelbin. Shqiptaret qe kane uzurpuar shtetin dhe pushtetin jane nje rrace e ndyre, kancer per veten dhe per te tjeret. Ja pse largohen njerezit. Ja pse humbin shpresat qe ky vend do te behet.

  8. Taulant says:

    Lajmin nuk e jep Top-Chanel e gazeta Shqiptare dy mediat prane Rames.
    Basha kete plehr e ka quajtur ‘ikon te krimit’.
    Eshte klani i Rames e Kastratit qe e mbron kete hajdute.

  9. romeo says:

    Eshte e vertete qe shumica e medjave jane KAZAN, por po keshtu dhe PORT HALET….
    Shikoni medjat e Saliut dhe Like floririt jane bere me keq se ne kohen e diktatures, sulmojne hapur SHBA dhe BE…. Keta te dy ja kane kaluar dhe HUGO CAVES sepse jane dhe vrases dhe hajdut.

  10. Viola says:

    Pse qenke habitur kaq shume z Pata.Te gjithe e dine qe media ashtu si sistemi gjyqesor jane te lidhur mekeimin njesoj si politikanet dihen keto fakte nga te gjithe. Po te teshtish ne Shkoder i ngjit gripin atij qe eshte ne Sarande.Jemi aq vend i vogel san uk ngelet asge pa u marr vesh.

  11. FALENDERIM says:

    E DERUAR ZNJ. AMBASADORE KIM.
    Shqiperia dhe Shqiptaret do t’ju jene perjetesisht mirenjohes per ndihmen tuaj dhe miresine qe juve rrezatoni per ta bere Shqioerine nje vend te denje per te ardhmen e femijeve.
    Faleminderit qe po e shpetoni nga kthetrat dhe dhembet e bishes se pashpirt qe quhet POLITIKE E MBRAPSHTE. Dhe nga kthetrat e perbindeshit K0RRUPSION qe quhet PROKURORI dhe GjYKATE SHQIPTARE.
    FALEMINDERIT!

  12. Koli says:

    Bravo si gjithmone i sakte ne analize zoti Pata! Nderkombetaret duhet ti shkojne deri ne fund shkarkimit te prokurores kamikaze te politikes, te djeshme dhe te sotme. Kjo hyn e del ne zyren e Rames bashke me baba Kastratin per dore. Kurse dje zbatonte urdhrat e Berishes. Keta individe te deformuar nuk garantojn drejtesi per shqiptaret e thjeshte. Prandaj jashte sistemit te drejtesise!

  13. Nje jete me te dhe tha se e kishte mashtruar. Sa naive Ë? says:

    Kjo gjygjtarja e njohu burin e vet kur erdhi koha e kalimit ne site!!!! Po si nuk e kishte njohur perpara?
    Po parate qe ia sillte ne shtepi Si kjo nuk pyste se nga erdhen gjith ato pare?
    https://dosja.al/ka-bere-sherr-me-anetaren-e-kpk-ndahet-nga-burri-prokurorja-elizabeta-imeraj-theu-besimin-me-shkaterroi-karrieren-foto/

  14. american16al says:

    Uroj znj. ambasadores KIM shendet ne rradhe te pare dhe uroj qe te vazhdoje me kembengulje te ndihmoje popullin kunder ketyre mostrave me fytyre njeriu. Populli shqipetare eshte mirenjohes USA dhe JU personalisht per kete lufte qe ke nisur kunder korrupsionit.
    Thank you for everything !

  15. Në litar tradhëtarët e kombit Shqiptar. Rroftë dhe perparoftë edhe më shumë Amerika. Zoti e bekoftë ambasadoren Amerikane zj. Kim. says:

    Zj. Kim, ju pershendes me gjithë zëmer, unë dhe familja ime. Zj. Kim, ju keni bërë një punë heroike për Shqiptarët dhe Shqiperinë duke u perpjekur ta fshini dhe ta pastroni token e atdheut tim Shqiperinë nga kanceri që po e grryen që 30 vjet. Puna heroike që ju po bëni, ishte dhe duhej të ishte kryer nga vetë populli Shqiptar, por varferia dhe krimi shtetëror ja mbyllen gojen dhe ja kërrusen shpinden popullit tim. Ju zj. Kim keni hyrë në historinë e ketij populli dhe të ketij Kombi si motra jonë më heroike, dhe emri juaj do permendet dhe do kujtohet në shekuj me nder dhe rrespekt, ku populli Shqiptar do t’ju privatsojë duke ju quajtur heroina jonë, që deshiroj ta quaj dhe do ta quaj ambasadorja Kim, heroina Amerikano-Shqiptare. Që nga Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, askush nuk i ka sherbyer Kombit Shqiptar më shumë se ju zj. Kim. Zoti e bekoftë edhe më shumë Ameriken, ambasadoren zj. Kim dhe familjen e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje