Kërkesa e ONM për Elisabeta Imerajn, Soreca: KPA të shqyrtojë çështjen me integritet dhe pavarësi

22 Qershor 2021, 14:29Politika TEMA

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i ka dalë në krah ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim për apelin e bërë lidhur me prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj.

“Ne mbështesim plotësisht rekomandimin e ONM. Ne shpresojmë që KPA të shqyrtojë çështjen me integritet dhe pavarësi për të siguruar që çështjet e rëndësishme të theksuara në rekomandimin për apelim të konsiderohen siç duhet”, tha Soreca.

Disa javë më parë, Komisioni i Pavarur të Kualifikimit konfirmoi në detyrë kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Por ditën e djeshme, ONM ka dërguar në Institucionin e Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta kundërshtuar këtë vendim.

Sipas Operacionit Nndërkombëtar të Monitorimit thuhet se kryeprokurorja e Tiranës duhet të rivlerësohet për të tria kriteret.

1 komente në “Kërkesa e ONM për Elisabeta Imerajn, Soreca: KPA të shqyrtojë çështjen me integritet dhe pavarësi”

  1. Beni says:

    Kështu duhet…te dimë kush do drejtojë prokurorinë e Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje