Partia Demokratike e lexon ndryshe raportin e vëzhgimit të zgjedhjeve të 25 prillit, që u miratua ditën e hënë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës. Opozita thotë se raporti identifikon pesë problematika madhore në të gjithë procesin.
Së pari, PD thotë se raporti vëren se “zyrtarët publikë abuzuan pushtetin e funksioneve publike. Gjatë misionit kishte shumë raportime për ushtrim presioni ndaj votuesve, sidomos ndaj punonjësve të administratës publike për të votuar për partinë në pushtet”.
Së dyti renditen denoncimet e qytetarëve për blerjen e votave, presionet mbi votuesit dhe keqpërdorimin e administratës publike.
“Delegacioni është informuar nga qytetarë të ndryshëm, përfshirë edhe partitë politike, për një problem që është parë gjatë fushatës elektorale, në veçanti për blerjen e votave, presionet mbi votuesit, veçanërisht mbi nëpunësit civilë dhe keqpërdorimin e burimeve të administratës.
Delegacioni i Asamblesë i dënon fuqimisht këto praktika dhe i bën thirrje autoriteteve kompetente në Shqipëri që të bëjnë çfarë është e mundur që të t’i japin fund këtyre parregullsive dhe të rrisin besimin e zgjedhësve në proceset zgjedhore”, thotë PD.
Së treti, PD thotë se në raport identifikohet shkelja e të dhënave personale të qytetarëve para zgjedhjeve.
“Gjatë fushatës elektorale media publikoi databazën me të dhënat personale e cila përdorej nga PS për të ushtruar presion. Rrjedhja e të dhënave sensitive personale, përfshirë preferencat politike të qytetarëve, janë shqetësim serioz dhe i bëjnë votuesit vulnerabël”, thotë raporti sipas PD.
Së katërti, mes rreshtave të raportit PD gjen edhe persionin mbi votuesit në ditën e zgjedhjeve dhe shit-blerjen e votave pranë qendrave të votimit.
“Misioni vëzhgoi momente presioni mbi votuesit. Një person u pa teksa tërhiqte një tjetër drejt Qendrës së Votimit, pasi votuesi kaloi procedurën e verifikimit ai u mor me një anë dhe u instruktua si të votonte.
Në të njëjtin rajon u dëshmua një rast i shpërndarjes së parave pranë qendrave të votimit. Një tjetër ekip i Asamblesë Parlamentare vërejti propagandë elektorale për një parti gjatë votimit brenda një qendre votimi”, thotë PD.
Në fund, PD thotë se Asambleja e KiE gjykon se marrëveshja e 5 qershorit është shkelur dhe shkelja e saj krijoi paqartësi dhe pasiguri në procesin zgjedhor si dhe vështirësi në zbatimin e ndryshimeve të njëanshme.
“Procedura për ndryshimet e njënanshme, që dhunuan marrëveshjen e 5 Qershorit, ishte e përshpejtuar, u bë me nxitim, dhe pa konsultime.
Ndryshimet e njënashme u bënë 9 muaj para zgjedhjeve në kundërshtim me Kodin e Praktikave të Mira të Komisionit të Venecias, ku sugjerohet një periudhë 12 mujore për ndryshimet, sidomos për ndryshimet në sistem”, thotë Partia Demokratike.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, ndryshe sa thotë PD, ka miratuar raportin e misionit vëzhgues të zgjedhjeve të 25 prillit, duke i vlerësuar ato si zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë në Shqipëri gjatë tranzicionit.
Tjetër vulosje e 25 prillit nga BE: Zgjedhjet më të mira të mbajtur gjatë tranzicionit
Kerta jane megjithmene trapa.
Si ka mundesi qe rrejne popullin. E kane bo RRENEN kulture ne shoqerine shqipetare.
Duhet te marre fund kjo kulture e te genjyarit sepse po shkaterrojme te ardhmen e femijve tane.
Prokuroria duhet te denoje ashper ata persona qe blen vota, qe vrane nje person ne Elbasan, qe bene thirrje per dhune nga Mzit e Dipres.
Dhe atehere do e shofin keta maskarenj paramiltar sa ju vlen RRENA.
MADEIN BERISHA VUCITOLI = RRENA
ne kini bythe dilni e i faktoni . 1. Ne cilin rreth, qender votimi e cilet persona ushtruan presion mbi votuesit diten e votimit. b. Ne kutite qe u hapen sa flete votimi te PD-se kishin kaluar tek PS-ja ,apo te LSIS -po tek PS-a. 3. Cilet persona e ne cilin rreth u moren leke nga ato te termetit , dhe a u takonin ato leke ? 4. Po te kini bythe si ju qe flisni dhe ata punonjes te administrates, te cilesohen me emra , se cili dhe kujt i eshte ushtruar presion ,o voto per PS-ne ose do ta kesh keq . Emrine atij qe ka ushtruar presion dhe aji qe eshte dermmuar nga ky person. Ne cilet qarqe ? Sa denoncime kini bere prane KQZ,apo kolegjit zgjedhor se PS-ja po ushtron presion ndaj qytetareve ,se po blen vota. A kini filmime apo hamendje ? Pse per Kukesin,Dibren dhe Lezhen ku JU te PD-se kini fituar ,nuk beni fjale per blerje e shitje votash? Po atje ka patur presione, shitje e votash e vjedhje gjate numurimit ? O NXIRNI FAKTE QE TE BINDET DHE POPULLI ,OSE MBYLLENI GOJEN SE NA CATE MENDEREN ME TE NJEJRAT JUSTIFIKIME. THOJANI popullit, kur u vodhen votat, ku ishit ju drejtuesit e qendres, te qarkut ,te qendrave te votimit . Sa procesverbale jane te pafirmosur nga numuruesit truaj dhe te LSI-se? ku shenohen parregllsite? Lereni se c’thone BE,ODIR apo OSBE. Ju,ju dilni e flisni me fakte konkrete,ase mbylleni ate kamare te qelbur ketu e 20 vjet me radhe ,qe flisni ne hava dhe u dalin ginjeshtrat ne shesh. Valle ate qytetarin dixhidal,mos eshte ndonje patronazhist i padukshem ( sigurims) pse nuk i cilesoni me emra ? Sigurimsat ,bashkepunetoret ishin me emra konkret dhe pseiudonime,pra me dokumenta,po ky qytetari dicidal ,ka dokumenta ?
Ju te Partıse Demokratıke akoma nuk e kenı marre veshte senuk fıtonı asnje here kunder PS arsyet jane konkrete,Perberja e PD eshte e tılle qe popullı nuk jubeson me ,Ju provoj dhe e meshtruat,Te gjıthe u bete pronare te vendıt nga verıu ne jug, dhe ınteresante pjesa dermuese nga Tropoja,Se dytı ju jını mashtruesa edhe ne zgjellje Kukenı humburjane bere manıpulıme nga PS dhe atje ku jufıtuat nuk jane bere manıpulıme dhe sıc ı thote popullı po lındı djale te na rroje dhe po lındı vajze te te rroje,Vete pastrohunı nje here dhe pastaj kerkojanı popullıt te ju besoje,Sı kerkonı fıtore me Salen nekryete te gjıthe te jeqıjave,Mul Nokat Thuthuqet Besnıket e shume provoncıal te tjere qe me te rene ne safa fılluante vıllnın cte mundenın