Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka miratuar raportin e misionit vëzhgues të zgjedhjeve të 25 prillit, duke i vlerësuar ato si zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë në Shqipëri gjatë tranzicionit.
Raporti i KiE thotë se votimi ishte i qetë, i sigurtë dhe korniza ligjore siguron respektimin e lirive themelore dhe është një bazë e përshtatshme për zgjedhje të lira e të ndershme e me standarde.
Së dyti vlerësohet reformimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas marrëveshjes së 5 qershorit të vitit të kaluar.
Së treti, raporti vlerëson edhe përdorimin e teknologjisë, si identifikimi dhe votimi elektronik, që sipas KiE forcoi besimin e publikut te procesi zgjedhor.
Së katërti, në raport thuhet se në panoramën e përgjithshme, që nga fushata, votimi dhe numërimi u tregua se këto zgjedhje janë më të mirat të mbajtura ndonjëherë në Shqipëri.
Në pikën e pestë vlerësohet përfaqësimi gjinor, ndërsa në fund thuhet se Qeveria përmbushi të gjitha detyrimet e saj për mbajtjen e zgjedhjeve paqësore, të barabarta dhe të lira e të ndershme.
“Në shumicën e qendrave të votimit të vizituara, procesi i votimit ishte përgjithësisht i qetë. Procedurat ishin në përgjithësi të ndjekura, por votuesit ndonjëherë nuk e hiqnin maskën e tyre të fytyrës për qëllim të identifikimit, dhe procedura e bojës në gisht nuk ishte u respektua në mënyrë rigoroze”, thuhet në raport.
Sipas tyre, ato çfarë nuk u respektuan nuk kishin të bënin me procesin.
“Masat parandaluese COVID-19 nuk ishin zbatuar mirë, dhe distancimi shoqëror jo gjithmonë i respektuar. Sekreti i votës u respektua. Mbipopullimi përfaqësonte një problem në disa qendra votimi të vizituara nga ekipet e PACE.
Delegacioni i vëzhgimit arriti në përfundimin se zgjedhjet parlamentare u karakterizuan nga një fushatë e gjallë dhe gjithëpërfshirëse, falë një kornize ligjore që ndihmoi në sigurimin e respektimit të liritë themelore. Në të njëjtën kohë fushata pa se autoritetet përfitonin nga funksionet publike.
Zgjedhjet parlamentare u mbajtën pas një marrëveshje politike përparimi të arritur në qershor 2020, e cila u pasua nga një reformë zgjedhore”, theksohet më tej.
Gjithsesi, thuhet në raport se “Delegacioni i Asamblesë shprehu shqetësimin e tij në lidhje me pretendimet për blerjen e votave nga partitë politike të cilat ishin të përhapura gjatë fushatës. Ai vuri në dukje se një numër hetimesh u hapën për këtë,
Prandaj, delegacioni i Asamblesë pret që autoritetet përkatëse shqiptare të marrin masat e duhura nga hetimet dhe të informohen për rezultatet në kohën e duhur.
Zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore. Administrata në të gjitha nivelet në përgjithësi gëzonte besimin e palëve të interesuara”, thuhet ndër të tjera.
Ore, problemi është blerja e votës dhe përdorimi i parave dhe shtetit për riciklimin e pushtetit. Si dreqin pretendojnë këta reporterët ta gjejnë blerjen, duke parë ditën e votimit, distancimin social etj? Hajde teatër hajde!
Te reporteret duhej te ishte edhe nje car si t’i, qe t’i mesonte!
PO tan i?!
Une bleva nja 40 vota me pese mije leke te reja copen dhe ja shita Tom Doshit me 7 mije leke te reja. Toma ja shiti Lulit me dhjete mije leke te reja. Luli ja shiti Monikes me pesëdhjetë e dy mije leke te reja copen, me pas doli e tha se dyshja Rama-Doshi kane bere masakër elektorale.
Ky raporti i BE se c’me kujtoj nje bisede te drejtorit te shkolles ,kur erdhi ne nje ore mesimi.
– Ora e mesimit me pelqeu. Ju ishit i pergatitur mire. Nenesit te ndiqnin me vemendje. Edhe eksperimenti doli me sukses,por kam keto vrejtje: 1. Ai nxenesi ne bangen e fundit levizi disa here . Dy vajzat ne rreshtin e mezit ,banga e trete komunikuan dy here me njera tjeren kur u dhe ushtrimin per ta zgjidhur. Rezultati i provimit ne lenden e matematike doli i kenaqshem me mezataren e klases 8.5. MIreupafshim.
Zgjedhjet me te mirat e Shqiperise, mbase Ballkanit, pse jo dhe Europes. Rama ka 74 mandate plus 3 mandate te 3 socialisteve te futur nga leket e Tomes, pra 77 mandate!
Bukur fort! Po atehere c’dreqin ka shoqe Yuri qe i ka vene Rames dy kembet ne nje kepuce ti dergoje leter te bardhe Bashes “Kerko c’te duash”?
Pse kerkohet me ngulm jo bashkepunim ( fasade), por qeveri me baze te gjere ? Mos valle nga kolapsi ekonomiko-financiar qe te huajt vleresues te zgjedhjeve ja shohin zgjidhjen vetem duke i rrasur te tere ne pushtet ??
Pergjigje “Pyetjes nga Saliu”
Rama me leke “bleu” 74 depotete, Saliu ( Luli ), me alltie dhe me cuba qe moren jete njeriu, moren “nard noken” ( nhoc rrokun )
Ket çun, apo goc, nuk e di çfar gjinie ka, do ta morim partizane, meqe paska urrejtje per “imperializmin amerikon”