Shkëlzen Berisha ‘magjistar’ parash, fitoi 432 mijë euro nga një apartament: Historia e dyshimtë që sfidon drejtësinë e re

21 Qershor 2021, 17:30Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Shkëlzen Berisha, tashmë pjesë e listës së zezë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sfidon edhe magjistarët për shumëfishimin e parave. I biri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka fituar 432 mijë euro nga vetëm nga një apartament, në harkun kohor 2013-2916.

Historia është sa e pazakontë aq edhe sfiduese për drejtësinë. Në vitin 2013, Shkëlzen Berisha deklaron se ka blerë një apartament me vlerë 346 mijë euro tek ETC në Tiranë. Për të blerë këtë pasuri, thotë se ka marrë 277 mijë euro kredi me interes 6.5 % në vit, ndërsa 69 mijë euro i ka paguar nga një llogari e tij bankare.

Shkëlzen Berisha duket se ka gjetur menjëherë një qiramarrës, pasi vitin e blerjes së apartamentit, deklaron rreth 32 mijë euro nga qiraja. Në vitin 2014, deklaron 50 mijë euro nga dhënia me qira e apartamentit. Në vitin 2015 deklaron rreth 48 mijë euro nga qiraja.

Rreth 48 mijë euro deklaron edhe në vitin 2016, vit të cilin vendos të shesë apartamentin. Nga viti 2013 deri në vitin 2016, Shkëlzeni deklaron 178 mijë euro nga qiraja e apartamentit, një shifër kjo e pazakontë në raport me tregun imobilar në Shqipëri. Por, çudia nuk mbaron këtu.

Në vitin 2016, Shkëlzen Berisha e shet apartamentin për 600 mijë euro, duke fituar kështu 254 mijë euro me një lëvizje. Vlera e apartamentit të Shkëlzenit në një hark kohor prej 3 vitesh është rritur me rreth 70 %.

Ndërkaq, sipas një Raporti të Bankës së Shqipërisë për vrojtimin e tregut të pasurive të paluajtshme, çmimi i apartamenteve nga viti 2013 deri në vitin 2020, pra në hakun kohor të 7 viteve, është rritur me 48.6 %.

Shkëlzen Berisha ose e ka shitur apartamentin në 2016 me një çmim përtej realitetit të vlerës së tregut ose e ka blerë në 2013 me çmim më të ulët se sa vlera e tregut.

Nga viti 2013 deri në vitin 2016, Shkëlzen Berisha, ka fituar 432 mijë euro nga një apartament, duke përfshirë të ardhurat nga qiratë dhe shitjen me çmim rreth 70 % më të lartë se sa çmimi i blerjes.

Kjo lëvizje për shumëfishimin e parave krijon dyshime të forta për mundësinë e pastrimit të parave ose të favorizimit nga personazhe të lidhura me interesa të caktuara.

Të njëjtën skemë ka zbatuar edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla për t’u pasuar. Llalla bleu deri në vitin 2017 rreth 25 mijë m2 tokë në rrethinat e Tiranës me vlerë 160 mijë euro.

Më pas e rivlerësoi tokën për 1 milionë euro. Gjykata Speciale ka pranuar një kërkesë të SPAK për sekuestrimin e pronave të Llallës.

Mbetet për t’u para nëse një standard të tillë SPAK do ta zbatojë edhe për të birin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, për të cilin shit-blerja e dyshimtë e apartamentit është vetëm nja nga format për t’u pasuruar. (Shqiptarja.com)

11 komente në “Shkëlzen Berisha ‘magjistar’ parash, fitoi 432 mijë euro nga një apartament: Historia e dyshimtë që sfidon drejtësinë e re”

  1. VFLP says:

    Drejtesi e re e leshit. Kryetar i SPAK pret qe punen tia bejne Amerikanet. Nuk me ka ardhur dosje nga Amerika prandaj nuk filloj hetimet thote idioti.

    1. Asd says:

      Shume sakte. Kraja eshte nje oportunist qe merr parate e amerikaneve dhe nuk po e ben punen.

    2. Kalec Dega says:

      Ca flisni o armiq, Rama ka ndertuar shtet ne 4 vitet e ardhshme..
      =
      te me falni keshtu ma perktheu Google Translate……..

  2. Nik says:

    432,000 euro te fituara ne 903 vjet (2013-2916) nuk eshte ndonje cudi e madhe. I bie diku te 500 euro ne vit. Sidoqofte nuk besoj t’i shijoje. njerezit nuk rrojne 900 vjet.

    1. Bato says:

      Ky ne ndryshim nge erion veliaj nuk e paska rivleresuar se erioni e bleu sot dhe pas dy muajsh beri rivleresim. Mos flasim per ramen e qe ka blere token e shtepise per 200 leke m2 aty ku kushton 50 euro m2. Nese vendoset ky standart do ngelin me pak njerez jashte se brenda.

  3. 19 says:

    Asgje skeni per ti bere se skeni bythe si drejtësi leshi qe jeni .

  4. Patron says:

    Perse keto artikuj kur ceshtja ndiqet fare thjesht duke pare dokumentet dhe personat te cileve iu shit dhe nga te cilet u ble apartamenti.
    Nuk ka gje me te thjeshte dhe asgje nuk mund te fshihet pasi te dale dokumentacioni real. Ne qofte se dalin dokumenta te fallsifikuara Shkerdheni eshte aq “inteligjent” qe te mos aratiset se e kap interpoli. (ose i fall

  5. Julian says:

    Gjigandë janë të gjithë si Likja që i montuan videon

  6. Hajde, Hajdr says:

    O milet kuptojeni me ne fund se drejtesia nuk denon me thashetheme kafenesh e opinione gazetash.
    Ato sherbejne vetem per te mobilizuar tifozet.
    Nuk ka gjasa qe te burgoset as Shkelzeni as Argita as Sala se i pelqen Meros apo Kokalarit.
    DUHEN FAKTE dhe jo opinione.
    Po ju vazhdoni pellitjen se “AMERIKA DO KTHEJE PARATE E VJEDHURA.” se shum problem e ka amerika te vendos drejtesi ketu !!!!!!!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje