U largua nga drejtimi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi: Një veprim që duhet ta bëjë çdo drejtues i një force serioze

21 Qershor 2021, 21:40Politika TEMA

Astrit Patozi, ish-drejtues i Bindjes Demokratike, ishte i ftuar në Absolut 4 nga ku u shpreh se ai do të vazhdojë të jetë i angazhuar dhe të mbështesë partinë të cilën ai drejtonte.

Sa i përket dorëheqjes nga drejtimi i partisë, Patozi u shpreh se ky është një gjest të cilin duhet ta bëjë çdo drejtues politik i një force serioze në ato pozita.

“Vazhdoj e mbështes Bindjen pa asnjë dyshim, për dy arsye. E para, kur ne krijuam bindjen demokratike nuk kishim parasysh që ky është një projekt një përdorimësh.

Ne kemi vendosur të marrim pjesë sa herë që të ketë zgjedhje në Shqipëri. Së dyti, unë kam dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Bindjes Demokratike jo për shkak se kisha dhënë fjalën, unë fjalën e mbaj gjithmonë, por mendoj se është një gjest që i takon çdo drejtuesi politik i një force serioze.

Unë do të vazhdoj angazhimin tim publik sepse nuk i kam shkaktuar asnjë dëm vendit tim dhe nuk kam zhgënjyer asnjëherë njerëzit që kam punuar. Nuk ishte dorëzim”, tha Patozi.

4 komente në “U largua nga drejtimi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi: Një veprim që duhet ta bëjë çdo drejtues i një force serioze”

  1. Bindja demokratike është forcë serioze! Ça karagjozi është ky Astriti! O Tit, a mund të thuash se ku dreqin i gjete lekët që ke vilë në gjirin e Lalëzit?

  2. Www says:

    Mbaroi misioni, paret në xhep dhe ec bretkoca e Salës!

  3. Operacioni Zjarri says:

    Mos more se e fike partine. Ty te kishte anetarin e vetem. Po Rama ta miratoi doreheqjen?

  4. Hajro Lula says:

    O Titi , mos u be me zor mashtrus kur nuk je , Bindja Demokratike eshte prodhimi yt personal ,kur nje parti ka themeluesin e saj te pare , sado derheqie te japesh je prap atje diku mbas deres , diku reth e rotull , thjesht pref momentin e duhur te mesysh prap …..e kemi pare nje here filmin o Astrit , keshtu tha dhe Saliu ne 2013-ten , ja qe tani po vjen verdalle ta mari prap drejtimin e bandes …….
    Exhe Meta pothuajse te njejten gje ne 2017-ten ……shkrie komplet Bindjen , e ben dot ????? Se ben dot , te tjera t jane ne muabet te gjendemi ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje