Rudina Hajdari thotë se Basha e dëboi, por lë të hapur rikthimin në PD

22 Qershor 2021, 09:00Politika TEMA

Rudina Hajdari, e cila ishte kandidate për deputete në listat e Nismës Thurje në zgjedhjet e 25 prillit, ishte e ftuar në Absolut 4, nga ku foli për zgjedhjet, por edhe të ardhmen e saj në politik.

Hajdari u shpreh se në Elbasan ishte e vështirë për të garuar për një parti të vogël. Ai u shpreh se qytetarët ishin nën presion dhe të lidhur me në një mënyrë apo në një tjetër me administratën publike.

“25 prilli nuk solli asnjë risi, asnjë shpresë për qytetarët shqiptarë. Unë nuk mendoj se shqiptarët ishin të lumtur me Ramën. Qytetarët në Elbasan kishin një presion të madh. Ata ishin të lidhur në një mënyrë apo në një tjetër të lidhur me administratën publike.

Kishte njerëz që u ishte premtuar punë. Në fshatra kishte njerëz me asistencë mujore dhe kishin frikë të vinin në mbledhjet që bëheshin. Ne kemi humbur mundësinë për të ndryshuar situatën. Politikanët shqiptarë janë të lidhur me botën e krimit”, tha ajo.

Sa i përket të ardhmes së saj, Hajdari la të hapur mundësinë e rikthimit në PD edhe pse theksoi se marrëdhëniet me Bashën nuk janë të mira, madje u shpreh se u dëbua nga Partia Demokratike.

“Këto 2-3 muaj do të bëj një reflektim të situatës. PD ka një lloj pozicioni në jetën time familjare. Ajo çka nuk ka qenë në nivele të mira është me kryetarin e PD, i cili zgjodhi të kishte këtë përqasje, për të më dëbuar nga PD. Shumë qytetarë nuk e dinë, madje mendojnë se unë ika nga PD”, tha Hajdari.

5 komente në “Rudina Hajdari thotë se Basha e dëboi, por lë të hapur rikthimin në PD”

  1. Viola says:

    Filloj edhe kjo si i jati edhe na na edhe shko shko. Bej ndonje pune atje ne Amerike se me politik nuk merresh dot me.Je karte e djegur prej prinderve te tu.

  2. shqiptari says:

    Po per cfare do kthehesh ne PD o lumadhe? Ti nuk je per ate pune. Ne fakt as babai yt nuk ka qene per ate pune, por ka qene nje kokrra e kriminelit, dallaveraxhiut, trefikantit, kontrabandistit dhe simbol i korrupsionit. Mamaja jote eshte nje nga me te korruptuarat e sistemit gjyqesor. Ti dhe familja jote duhet te ishit shpallur NON GRATA shume kohe me pare se te shkoje ti ne USA.

  3. pazar says:

    Nuk i plas kari fare njeriu se kthehesh apo jo . Mos e vrit mendjen . Lexo shume libra nderkohe edhe nje pjese te tyre me ze te larte

  4. zoni ijes says:

    Mjafton qe nuk shikojme nje budallaqe ne parlament se
    na u lemeriten dhe kalamajt nga perlat qe leshoje
    ik tani bej shurren se te shikoj dhe pd cfare dude ishe
    nejse pd si ti i don te gjithe
    hap syte dhe siguro ndonje hajdar meqe me ate te amerikes deshtove

  5. Lanabregesi says:

    Kjo nuk I ka lene gje mangut Azemit, ik moj gru gjej no nji pune, se nuk ngryset jeta duke lehur.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje