Negociatat, raportuesja Santos në krah të Shqipërisë: Të pasqyrohet progresi i bërë!

22 Qershor 2021, 13:23Politika TEMA

Raportuesja për Shqipërisë në Parlamentin Evropian, Izabel Santos, shkruan se është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë.

Në një postim në mediat sociale, Santos shprehet se rruga e pranimit në Bashkimin Evropian duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi.

Më tej ajo shton se vullneti i popullit shqiptar ndaj BE duhet të shpërblehet me me një vendim të rëndësishëm.

“Moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Rruga e pranimit në Bashkimin Evropian duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi. Mbledhja ministrave duhet të planifikojë e parë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Vullneti i mirë i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Evropian gjithashtu e meriton këtë zhvillim“, është ky reagimi i raportueses së Shqipërisë në PE.

Ky reagim vjen në një kohë kur ministrat e Jashtëm të BE janë duke zhvilluar një mbledhje për të vendosur nëse do të thirret Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut apo jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje