Nga Adriatik Doçi
Përpos aktivitetit të Shkëlzenit si sekser, qirave të dyshimta, blerjes së pasurive të paluajtshme dhe shitjes së tyre deri në 70 % më shtrenjtë, fabrikave, investimeve të dhëndrit për ngritjen kullave etj., një nga format e pasurimit të Familjes Berisha, pjesë e listës së zezë së SHBA që nga 19 maji 2021, janë edhe të ardhurat e pazakonta të Argita Malltezit (Berisha) nga mësimdhënia në fakultete private.
Nga viti 2007 deri në mas të vitit 2019, e bija e ish-kryeministrit Sali Berisha ka deklaruar 375 mijë euro të ardhura nga mësimdhënia në fakultete private, fillimisht në Kosovë dhe më pas pa dhënë asnjë një referencë as për vendin dhe as për emrin e fakultete ku ka dhënë mësim.
Çuditërisht, të ardhurat e Argitës nga mësimdhënia në fakultete private kulmojnë gjatë viteve kur babai i saj, Sali Berisha, ishte në pushte, ndërsa pësojnë një rënie drastike pas largimit të Berishës nga pushteti.
Konkretisht, nga viti 2007 deri në vitin 2013, të ardhurat e Argitës nga fakultetet private janë 314 mijë euro. Në vitin 2011 ka shënuar nivelin më të lartë, duke deklaruar 8.4 milionë lekë ose 84 mijë USD dhe 35 mijë euro nga mësimdhënia në fakultetet private.
Nga viti 2014, kur Berisha nuk ishte më në pushtet, deri në mars të vitit 2019, Argita Berisha deklaron vetëm 7.5 milionë lekë ose rreth 61 mijë euro të ardhura nga fakultetet private. Nivelin më të ulët të të ardhura e ka shënuar në vitin 2016 me 1 milionë lekë.
Rënia e të ardhurave pas vitit 2014, kur Berisha nuk ishte më në pushtet, krijojnë dyshime të forta se dhe të ardhurat Argitës nga mësimdhënia në fakultete private, para vitit 2013, mund të jenë influencuar nga pushteti i Berishës.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Shkëlzen Berishën, i cili ka fituar qindra mijëra euro si sekser. Pas largimit nga pushteti të babait të tij Sali Berisha, të ardhurat e Shkëlzenit si sekser kanë rënë ndjeshëm.
Madje, që kur Sali Berisha u largua nga pushteti, Shkëlzeni deklaron vetëm gjatë vitit 2015 të ardhura nga ndërmjetësimi, konkretisht 200 mijë euro.
Në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për përfshirjen e Berishës dhe Familjes së tij në lisën e zezë, thuhet se Berisha ka përdorur pushtetin për t’u pasuruar.
Të ardhurat e Argitës nga fakultetet private sipas viteve
7.8 mijë euro në vitin 2007
15 mijë euro 2008
16 mijë euro 2009
6.6 milionë lekë dhe 10 mijë euro, 2010
8.4 milionë lekë dhe 35 mijë euro, 2011
6.1 milionë lekë dhe 11 mijë euro, 2012
6.5 milionë lekë, 2013
1.4 milionë lekë, 2014
1 milion lekë, 2015
1.1 milion lekë, 2016
1.9 milion lekë, 2017
1.8 milion lekë, 2017
300 mijë lekë deri në mars 2019
U be gjithe ajo Reforme ne Drejtesi,
U spastruan qindra prokurore dhe gjykates te korruptuar, por prokuroret dhe gjykatesit e rinj, vazhdon edhe i edukon, paguar me paga marramendese, po e bija e korruptuar e Sali Berishes.
Para te lyra me gjak jane i nderuar Doci. Burgu pa konfiskimin i pasurise eshte i pamjaftushem.
Pyeteni kete Argiten sa ore ka ditnata? Ndoshta per ste ka 72 ore, e keshtu duhet te jete se ndryshe separi s’duhet te kete fjetur fare dhe duhet te kete bere ne nje ore 2-3-4 ore mesimi. Ne fakt jo vetem kjo por te tere pedagoget qe marrin rroga ne disa fakultete njekohesisht. Per pergatitje s’behet fjale fare.
Ne fakt kjo vetem emrin ka pasur dhe ka marre rrogen se sa per mesim as tek UT-ja nuk ka bere mesim, dergonte asistente. Puna e saj eshte e piste fare fare.
Amerika po lodhet kot me shqipnin.
N vitet 1990 bon depolitizimin,u bo dekomunistifikimi,u poll krimi,tash po bohet dekriminalizimi,..po pillet shejtan lergu,veç kur t bohet deshqiptarizimi,do bohet aj vend.
Kur shqiptart t quhen marsjan.
Cfare ptovash “muti”kerkon ptokuroria dhe spaku?
Thirre Argiten,pyete kudhe kyr ke dhene mesim? Lexo regjistrat e universiteteve,pyet,dy tre studente dhe arresto Argitet edhe Drejtuesit superhajdute te Universitete,si lares parash.Si p.sh KRYHAJDUTIN,Tepelenasin me cizme( i familjes Ternardi te Hugoit) Etem Ruka e me radhe.Ben mu.Me teper.paguhet nje pedaleshe,se fitimi i Un8versitetit.
Deri kur kko bande ndyresirash nuk do ti lere rehat shqiptare e varfer.
Moooos sa gjynof paska rra pikiatë e shkreta….
Nga miliardere po bohet milionere!
Kopeja Berisha me cubin gerdalle Sali dihet si funksiononte. Po kujt ja mbante te mos i jepte rroge sa ti donte qejfi Gites se ndryshe mbyllej biznesi ose vinin trimat e Saliut te benin gjemen. Shteti kishte cubin ne krye dhe rrugacet ndihmesa dhe nuk pyeste njeri per ligje. Plepat dhe sherbetoret e kermes Sali ishin ne gadishmeri 24 ore..
Sa te qut i ka bo kalamojt Salia , me nje te tund te sumes nxjerin miliona ….. Xeni nga nji bythqim osht bo sekser i terbum …. plasini mrena nqeli pisat , tkalben me burg per vite me radhe
Nje pyetje kam midis shume te tjerave.
A ka paguar tatim mbi page e bija e Sales , duke marre page ne disa institucione njekohesishte?
Me shkoqur:
A ka bere deklarimin mbi te ardhurat vjetore brenda dt. 30.04 te cdo viti pasardhes?
A i eshte futur ndonje gazetar midis te tjerave edhe ketij problemi?Sa tatime ka derdhur per cdo vit per keto te ardhura marramendese?
pyetjet jane shume te drejta e te sakta, por qe do qe nuk merren gazetaret me keto, se kane frike, aq me pak prokuroria apo ki spaku
Nuk e kuptoj drejtesine qe nuk vepron ndaj kesaj familje kriminale….??
Eshte gjeja me e thjeshte per ta gjetur te verteten.
Kerkojini te jape fakultet e universitetet ku ka dhene mesim dhe
del zbuluar vicidolsja.
Merjani leket ketyre maskarenjeve dhe jepjani popullit nepermjete shtetit.Sali Berisha, ka vjedhur aq shume, sa sot ai dhe familja e tij, eshte me e pasur se nje familje ne Amerike qe trashegon pasurine e tij ne breza.