Një 35-vjeçar nga Këlni i Gjermanisë, Marco Santo Silva është martuar ligjërisht me Daniela Silva dhe ata kanë qenë në një martesë të hapur që nga 2012. Por 35-vjeçari po planifikon të martohet me dy të dashurat e tij në një ceremoni simbolike, me bekimin e gruas së tij.
Sic raporton “Mirror”, Marco u takua me nëpunësen e zyrës Jessica dhe ndihmësen e shitjes me pakicë Kamila, të dyja 35 vjeç, në një festë në vitin 2019. Ata shpejt u dashuruan me njëri-tjetrin dhe janë në një lidhje romantike.
Tani ata shpresojnë të jetojnë së bashku, me Marcon i cili e ndan kohën e tij midis shtëpisë së tyre dhe shtëpisë së familjes, ku jetojnë edhe dy fëmijët e tij. Ata janë gjithashtu të hapur për të rritur më shumë fëmijë së bashku.
Ai tregon se u takua me dy vajzat në një festë në 2019 dhe i prezantoi ato me njëra-tjetrën ku menjëherë patën një kimi mes tyre. Marco, Jessica dhe Kamilla janë të etur t’i tregojnë botës se përkundër natyrës atipike të marrëdhënies së tyre, ajo mund të funksionojë po aq mirë sa një partneritet monogam.
Mir Gruan dhe Te dashuren e Konceptuar nga Gruaja (un e kuptoj ,ne njifar menyre )
por e Treta cdo ?
Allah- Allah , temperatura te nxehta po transformojne jeten mbi Planet.
Gjermania mban flamurin e evolucionit te maredhenjeve ne shoqeri .
Ne nji emision ne TV kam pa njiher nji Grua 25-vjece e martuar me dy burra dhe jetonin te tre !!!!!!
Per ne shqiptaret kjo Bote eshte teper e komplikuar edhe pse bashkejetsa treshe jane eksperimentuar
por qe mua nuk me duken aspak normale . Nuk mundet njeriu ta ndaj ❤️ ne disa copa ,
ose e ka per nji vetem ose gjithcka tjeter eshte Puro Perversitet dhe eksperimentime seksuale
“Marrëdhënie e hapur” ? Kjo më mirë mund të quhet orgji kçk, ose poligami orgjillare kçk.
Evolucioni biologjik në rrjedhën e tijë ka ndryshime të njëkahëshme dhe të pakthyeshme,një qenie e gjallë ndryshimet që i pêson në rrafshin morfo-fiziologjik nuk rastis të ndodh rikthim në gjendjen e mëparshme biologjike më primitive,kurse si duket kur është fjala për evoluimin social-kulturor ecja evolutive jo gjithëherë është e njëkahëshme.Rasti i këtijë qiftit gjerman manifeston për mua gjendje e raporte vulgare,primitive të kohëve prahistorike,ky rast manifeston brishtësinë e evolucionit social-kulturorë ndaj trysnisë hormonale.Nocioni “martesë e hapur” është farsë kulturore për të promovuar një gjendje pafuqie të vetëkontrollit hormonal si një idilë sociale.