“Si guxon të më tradhtosh”, burri vret gruan në stacionin e autobusit

23 Qershor 2021, 12:22Lifestyle TEMA

Një ngjarje e rëndë është filmuar nga qytetarët, ku një grua ka humbur jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja ka ndodhur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Julio Aponte 63 vjeç dhunoi për vdekje gruan në një stacion autobusi.

Ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie. Viktima është Maria Kelly 49 vjeç.

Sipas Daily Mail, që ka publikuar edhe videon e ngjarjes së rëndë, thuhet se 63-vjeçari pretendonte se gruaja e kishte tradhtuar dhe duke i kërkuar llogari për tradhtinë e saj, ai e godiste me tërbim me sende të forta.

Kalimtarët e rastit i bërtisnin që të ndalonte, por ishte e kotë. Ai vazhdonte të godiste 49-vjeçaren deri sa ajo humbi ndjenjat e ndërroi jetë.

Më pas i bërtiste përse e kishte tradhtuar. Kalimtarët njoftuan policinë për ngjarjen e ndodhur.

Burri qëndroi dhe për pak minuta në këmbë mbi trupin e gruas së tij dhe më pas u largua me motor.

Por u arrestua nga policia pak çaste më vonë. Ai akuzohet për vrasje.

2 komente në ““Si guxon të më tradhtosh”, burri vret gruan në stacionin e autobusit”

  1. Injoranti says:

    I luimte dora, nuk e don me burrin ndaje e shko me ke te duash pastaj. Ndaj te njejtin mendim edhe per burrat qe tradhetojn. Martesa eshte respekt para zotit.

  2. Bote mbush me injorante dhe Kriminele .
    Se mos Burri kur ja donte qejfi ,me ndonji qe ja ndez centilin brenda ,
    pra ti jepej noj rast si Viktima ,nuk do ta tradhetonte pfff…
    Me kte nuk dua te them aspak se duhet te tradhetojme jo asnjiher ,
    por te dhuam ate qe duhet ,jeten dhe jo te kalojme ne Krime .

    Shko e prit radhen nashi ne Karige Elektrike ,ti bojn nji Klizem Trurit
    dhe gjithe organeve ,me ta qit Ramatizmen brenda koqeve idiot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje