Grupi E dhe F do përmbyllë ndeshjet e grupeve në Europianin 2020. Sot tetë skuadra do zbresin në fushë në dy orare.
Në 18:00 janë dy sfida deçizive që do tregojnë skuadrat që do kalojnë më tej.
Sllovakia dhe Spanja do përballen në Sevilla, ndërsa Suedia dhe Polonia luajnë në Shën Petersburg.
Spanjollët e kanë një finale, nëse nuk duan turpërimin në grupe. Nga ana tjetër, në 21:00 përsëritet finalja e 2016, me Portugalinë që përballet me Francën në Budapest.
Kujtime të hidhura për “Gjelat”, që në finalen e Euro16 do mposhteshin me një gol të Eder.
Gjermania dhe Hungaria luajnë po për grupin F në Munich.
Renditja provizore, grupet E, F: