Calhanoglu firmos me Interin dhe i bie shkurt mbi falenderimin për Milan

22 Qershor 2021, 19:02Sport TEMA

Hakan Calhanoglu ka firmosur me Interin dhe sot u zyrtarizua.

Inter, përmes profilit të tyre në Twitter, në fakt ka postuar një foto të një ure mbi Naviglio, zona e Milanos që ndan dy krahët e qytetit, për të shpjeguar që Hakan Calhanoglu do të kalojë nga njëra bankë në tjetrën, duke lënë Milanin dhe do të veshë fanellën e Interit.

Calhanoglu ka firmosur sot 3 vite dhe një tjetër shtesë për një rrogë 4.5-5 mln euro në sezon dhe bonuse, përveç se agjenti do të fitojë 3.5 mln euro komision .

Sakaq, fantazisti turk ka dhënë një mesazh të fundit për Milanin duke e likuiduar me vetëm një “faleminderit për gjithçka Milan!”  duke shtuar edhe 3 video festimesh goli, driblimesh, goditjesh apo përqafimesh…

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje