Qeveria britanike jep miratimin: Në gjysmëfinalet dhe finale në Wembley do lejohen mbi 60 mijë tifozë

22 Qershor 2021, 18:46Sport TEMA

Qeveria britanike ka lejuar që në stadiumin Wembley të lejohen 75% e kapacitetit për ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të ‘Euro 2020’.

Pas këtij miratimi tashmë në sfidat që do luhen në Wembley present në shkallët e stadimit do të jenë rreth 60.000 tifozë.

Sfidat kryesore të Kampionatit Evropian do të zhvillohen në datat 6, 7 dhe 11 korrik, ndërsa gjatë kësaj periudhe në Britani të Madhe do të jenë në fuqi masat kufizuese lidhur me koronavirusin.

Tifozët që do t’i kenë biletat duhet të kenë një test negativ të COVID-19 ose dëshmi se e kanë kryer vaksinimin e plotë (të dyja dozat, 14 ditë para ndeshjes).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje