Heroi i gjermanëve në Europian do ishte bërë... polic, por nuk e pranuan prej këmbëve

22 Qershor 2021, 09:21Sport TEMA

Babai gjerman dhe nëna holandeze. Po flasim për Robin Gosens, lojtarin anësor të Atalantës që ka zgjedhur të luajë për kombëtaren gjermane, drejtuesit e së cilës deri një vit më parë nuk e njihnin fare si futbollist.

Pas paraqitjes që bëri ndaj Portugalisë, Gosens është kthyer në një hero për gjermanët, por fati i tij mund të kishte qenë shumë ndryshe nga ai i futbollistit profesionist. Historinë e atalantinit e ka treguar babai i tij për “SPOX”, duke rrëfyer se Gosens ishte gati të bëhej polic.

“Ishte thuajse një zyrtar i policisë. Nuk u pranua në Nord-Reno Westfalia, sepse këmbët e tij kishin një diferencë prej 0.5 milimetrash nga njëra-tjetra, por në Rheinland-Pfalz e kishte kaluar testin e parë, – ka treguar babai i Gosens. – Unë i thashë: ‘mund të provosh sërish vitin e ardhshëm'”. Më pas ndryshoi gjithçka, me eksperiencën te Viteshe.

“Aty ishte vërtet kthesa e madhe. Ndihej shumë mirë me shokët në Holandë, por ambienti i tij mbeti fshati ynë”, – shton babai. Dhe kështu Robin Gosens tani mahnit jo vetëm Atalantën, por gjithë Gjermaninë, si një polic i munguar që vë në radhë rivalët e tij.

1 komente në “Heroi i gjermanëve në Europian do ishte bërë… polic, por nuk e pranuan prej këmbëve”

  1. Ay Qy Qe says:

    Kemba nga kemba kishte diference prej gjysem milimetri??? hahahahahah je ne vete? :)))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje