Mbyllet Europiani për Maqedoninë e Veriut, Hollanda “blindon” vendin e parë. Kualifikohet dhe Austria

21 Qershor 2021, 20:00Sport TEMA

Hollanda nuk toleron as në ndeshjen e fundit. Kombëtarja e drejtuar nga De Boer fitoi në sfidën e fundit të grupit C, 0-3 ndaj Maqedonisë së Veriut.

Një ndeshje e lehtë për hollandën që shënon gol që në minutën e 24-të me Depay, ndërsa në pjesën e dytë, Ëijnaldum shënoi dy gola për të vulosur përfundimisht ndeshjen në 0-3.

Me këtë fitore, Hollanda mbyll fazën e grupeve me 9 pikë në vendin e parë, ndërsa Maqedonia me 0 pikë largohet nga EURO 2020.

Në këtë ndeshje debutoi edhe futbollisti i Partizanit, Ferhan Asani, por pa lënë gjurmë.

Austria ia ka dalë të marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e fundit të grupeve të EURO 2020 ndaj Ukrainës, me shifrat 0-1 (Arena Natpional).

Për të parë golin na duhej të prisnim 21 minuta lojë. Gjithçka nis nga këmbët e Alaba, i cili kroson nga këndorja dhe Baumgartner nuk fal. Të besuarit e teknikut Foda do kishin mundësi të dyfishonin me Laimer dhe Arnautovic, por s’arrijnë dot këtë gjë në pjesën e parë.

Në të dytën, lojtarët e Shevchenkos provojnë me aksione sporadike, gjithsesi, austriakët qëndrojnë mirë në prapavijë.

Kështu, Austria kalon tutje si vend i dytë, ndërsa Kombëtarja e verdhë është e 3-ta dhe do shpreson të jetë mes 4 nga 6 skaudrat e vendeve të 3-ta që kualifikohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje