Italia fitoi dje 1-0 me Uellsin për raundin e tretë dhe të fundit të Euro 20 në grupe.
Në çastet e fundit të ndeshjes, trajneri Roberto Mancini vendosi të zëvendësonte portierin Donnarumma me veteranin Sirigu.
Ky vendim është mirëpritur nga tifozët, që e kanë miratuar zëvendësimin me duartrokitje.
Arsyeja ka qenë e veçantë. Kohë më parë, Roberto që është trajner i Italisë tanimë, ka qenë i ftuar në Kupën e Botës 1990 me Azzurrët dhe nuk ka luajtur asnjë minutë.
Ende sot, trajneri e cilëson si një ndër momentet më të vështira në karrierë. Kësisoj, Mancini nuk ka dashur që në këtë Europian të ketë lojtarë pa luajtur.
Nga 26 emrat e thirrur, Mancini deri tani ka aktivizuar 25 lojtarë në tre ndeshje.