Debutimi i “Bubës”, bëhet i pari lojtar i Superiores që luan në Europian

21 Qershor 2021, 23:39Sport TEMA

Maqedonia e Veriut e mbylli aventurën e parë në një Europian me humbjen 3-0 ndaj Holandës. Edhe pse zhvilluan paraqitje relativisht pozitive, maqedonasit nuk ia dolën të marrin pikë në tre takimet e grupit C.

Në fushë zbriti edhe Ferhan Hasani, lojtari fantazist i Partizanit. “Buba” u aktivizua në minutën e 68-të në vend të Aleksandar Trajkovski dhe luajti minutat e para në Euro 2020.

Një rekord për Superioren e Shqipërisë, me 31-vjeçarin nga Tetova që kthehet në futbollistin e parë të elitës së futbollit shqiptar që luan në finalet e një Europiani.

1 komente në “Debutimi i “Bubës”, bëhet i pari lojtar i Superiores që luan në Europian”

  1. specialisti says:

    Dita
    Harruat ekipin e Shqiperise qe morri pjese ne finalet e Europianit.
    MOS HARRONI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje