Negociatat për Tiranën e Shkupin: Prapaskenat e një vendimi që është kthyer në reality show

23 Qershor 2021, 17:11Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Ka një tym më shumë sesa thelb në titujt e prodhuar pas samitit të ministrave të jashtëm të BE-së, ku Bullgaria vuri veton për Maqedoninë e Veriut që të mos hapte Konferencën Ndërqeevritare. Mediat shqiptare shkruan se Bullgaria bllokoi Shqipërinë, por në fakt ka qenë e kundërta, Sofja dha OK-in e fortë që të niste Konferenca Ndërqeveritare për Shqipërinë.

Më korrekt do të ishte se ose BE mban peng Shqipërinë për Maqedoninë e Veriut, ose Shkupi mban peng Tiranën.

Që në fundin e vitit të shkuar, kur pritej që Portugalia të merrte Presidencën e Bashkimit Europian, u bë e qartë se çështja e zgjerimit apo ajo e Ballkanit Perëndimor, ka më shumë gjasa të marrë jetë në gjashtëmuajorin e dytë të vitit 2021.

Pikërisht kur një vend Ballkanik të marrë presidencën e radhës së BE-së, e që bëhet fjalë për Slloveninë.

Por kësaj radhe, si në një efekt domino, vendet skeptike që kanë frenuar avancimin e Shqipërisë e Maqedonisë për të hapur negociatat; Franca, Danimarka e Sllovenia, i kthyen në “qingja” në mënyrë të beftë dhe rrëzuan të gjithë “murin” e dyshimit ndaj këtyre vendeve Ballkanike.

Ndaj dhe ministrat e Jashtëm e 27 vendeve anëtare që u mblodhën në takimin e General Afairs në Bruksel, nuk morën një vendim për të nisur Konferencat për Tiranën e Shkupit se nuk donte Sofja.

Madje zv.ministri i Jashtëm Bullgar, Rumen Alexandrov thjesht vuri veton e kapi në “befasi” kolegët e 26 vendeve të tjera. Sipas gjasave ishte thjesht një reality show, një telenovelë, e përgatitur sipas stilit të Endemolit, ku tensioni do të lihej deri në fund i lartë, e më pas “Vëllai i Madh” do të sillte zarfin e zi.

Bullgaria është prej dy muajsh pa qeveri dhe pa parlament. Pasi Parlamenti që u zgjodh më 4 prill të këtij viti u shpërnda, ngaqë nuk arriti dot të formonte qeveri as forca e parë e ish-kryeministrit Bojko Borisov, e as partia e dytë “Ka një Popull të Tillë” e analistit Sllafi Trifonov nuk tentoi të bëjë kabinet.

Ndaj Parlamenti u shpërnda për tu zhvilluar zgjedhjet e tjera më 11 korrik. Presidenti Rumen Radev, që i përket Partisë Socialiste, që u dërrmua në zgjedhjet e prillit, ku doli e dyta, vuri një koleg të tij si kryeministër, gjeneralin Stefan Yanev.

Qeveria e Yanev, as nuk i shkon në mendje që të vendoste për një çështje kaq të ndjeshme politike në vend siç ishte rasti i Maqedonisë para zgjedhjeve. Ndaj, duket se është lënë për qeverinë e ardhshme, me shpresën se nga sjellja “patriotike” socialistët shpresojnë të mos shkojnë kovë pusi, siç shikohet nga sondazhet.

E gjithë ky “spektakël” pritej nga të gjithë ata që e dinin çfarë do të ndodhte, por Holanda, Franca e Danimarka e lanë që “I keqi” kësaj radhe të ishte në Sofje dhe një gjeneral brigade artilier, që drejton qeverinë bullgare.

Gjithsesi, duhet thënë se realisht e keqja ka kaluar për Shqipërinë, ngaqë Holanda dhe Franca e kanë dhënë “PO”-në e tyre politikë së bashku me Danimarkën dhe kjo nuk kthehet mbrapsht.

Paz zgjedhjeve edhe Bullgaria do të ndryshojë vendim, pasi të marrë një formë marrëveshje me Shkupin për të marrë disa detyrime për kontestimin që palët kanë.

Sa për info: Maqedonia e Veriut ka të njëjtin hero kombëtar si Bullgaria dhe të njëjtet krenari kombëtare e rilindje intelektuale që nga Goce Dellçevi(një lloj Abdyl Frashri ynë) e Kirili dhe Metodi që shpikën alfabetin cililik që cilësohet si nëna e të gjithë gjuhëve sllave.

Në fakt vendimet e rëndësishme për Ballkanin janë marrë kryesisht nga presidencat ballkanike të BE-së. Një vit më parë, vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë u mor në mes të pandemisë në një samit online siç ishte ai i Zagrebit në Presidencën kroate.

E Procesi i Zgjerimit nisi në Supersamitin e famshëm të vitit 2003 të Selanikut në presidencën greke. Borisovi dështoi 4 vjet më parë gjatë presidencës bullgare si pasojë e kundërshtimit të Hollandës, Francës e Danimarkës. E pas këtij dështimi, Bullgaria nisi “hakmarrjen politike”.

Megjithatë, duhet thënë se ka një plan të hershëm që show i madh si për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, apo edhe për një plan për zgjidhjen e problemeve Serbi-Kosovë dhe atë të Bosnjë-Hercegovinës, të zgjidhen gjatë presidencës sllovene.

E cila pa marrë ende presidencën ka turbulluar ujrat me të ashtuquajturat “non Paper”. Kryeministri slloven Janes Jansha, ka qenë një nga intelekutorët kryesor të Edi Ramës në samitin e NATO-s në Bruksel, që duket se është biseduar pikërisht për agjendën mjaft ambicioze të vendit të zhvilluar Ballkanik, që synon të ketë edhe një peshë në politikën e Jashtme. …

 

17 komente në “Negociatat për Tiranën e Shkupin: Prapaskenat e një vendimi që është kthyer në reality show”

  1. Xhejms says:

    Reality Show e TV-e shqiptare. Ne kete rast financuesit dhe perfituesit Jane fuqite e madha te BE.

    1. Hoxh Armandi says:

      Shume e cuditshme. E dine keta budallenjte evropiane qe ajo megaxhamia e recepit ne mes te tehrones e ben kete vend me evropian se zvicra? Po ce do evropen kur ke recepin dhe organizaten islamike? Evropa eshte per kaurret.

      1. janullatos topefagos says:

        europa nuk ka kaurre o bythqir i janulles po te KRISHTere !
        pederastet kaurre jane ne gerrqia. Aty gelon edhe pederastia midis papudheve te qishes orthodhokse greke

    2. Kalec Dega says:

      Anal istet shqiptare akoma nuk kuptojne te drejten e votes ne demokraci ose si vepron kabali EU dhe vende perkatese per interes te vetin.
      =
      E verteta eshte se Rama morri nje shuplake te rradhes dhe kartonin e kuq ose ndryshe ngeli perseri ne klase.

  2. Neutrino says:

    iluzion. Evropa fshihet pas Bullgarisë. Bullgaria bën shantazh në emër të Rusisë. Rusia fut hundët në emër të Serbisë. Dhe rrethi vicioz ose loja e karrikeve vazhdon në kurrizin të popujve që do vazhdojnë të vidhen nga elitat e korruptuara që mbretërojnë në majën e malit të m….të korrupsionit dhe tregojnë me gisht malin tjetër plot m….dhe korrupsion të BE-së

    1. PRIAM says:

      Më pëlqen komenti juaj Neutrino.

  3. Neroni says:

    Vazhdoni imagjinoni se do hyjne Shqiperia dhe Kosova ne BE, vazhdoni. Ne shtator bllofin mund ta luaje Macroni, meqe ne Prill te 2022 ka zgjedhjet dhe sipas sondazheve ka sfide te rendesishme me Le Pen qe bllokimin e emigracionit dhe zgjerimit te BE i ka kycin e platformes. Edhe pasi te fillojne negociatat do zvarriten pa mbarim dhe do vendoset si kusht shkollat greke dhe tabelat rrugore greqisht ne vende qe mund te perfshijne Korcen, Delvinen, Saranden dhe patjeter Himaren dhe Gjirokastren.

  4. Undefined says:

    Kujt nuk i sherben futja e Shqiperise ne BE…üer cilin Shtet do te ishte problem nje Shqiperi ne BE….kjo eshte pytja qe shtrohet…dhe mund te vish fare lehte ne….pergjigje…

  5. Floriri says:

    Gjeja me e çuditshme dhe apstrakte është propaganda e këtyre vendeve europiane kur ishim në socializem. Na shanin njerëz me bisht, të mbyllur, pse nuk hapeni, te varfer, injorance, si doni vendet e huaja europiane barbare etj e tjera. Por bëmë revolucion, U hapëm, futem kapitalizmin, u modernizuam, dolëm në emigracion por prap na penalizojne mbas 30 vjetësh prap na mbajnë të mbyllur dhe sna lejojojne as për negociata palë ta mendosh europen. Kështu do vashdoj e akoma dhe deri sa.

  6. Moto says:

    E shikoni foton? Lideri suprem në këmb si shkëmb graniti kurse maqedonasi zvarr si krimb. Ku pjerdhim ne për Evropën kur kemi liderin suprem dhe bacën Erdogan!
    Ore di gjë njeri me atë spitalin e Fierit që do i shërbente gjithë ballkanit, çu bë? Me siguri sahanlëpirësit e rilindjes do ken ndonjë përgjigje të mire.

    1. Na mbyten bucet e injorantet gjysem-analfabete says:

      Mjaft ti o bucja e Saliut…..kur flisni ju kurvat e PD qe e degjeneruat kete vend…dy here eshte shkerdhyer ky vend nje nga pederasti i Gjirokastres me 1945….dhe 1991 nga mamluku i Vicidolit…ky i fundit ishte me bastard….se kushdo para tij more vesh o b…q…

      1. Moto says:

        Ptuuuu kurvat e rilindjes! Jeni gati ti bëni gojore liderit. Kur s’ju vjen mirë juve, i etiketoni tē tjerët si mbështetës tē Saliut. Pse nuk flet për ato që thash unē por shan Saliun sikur më plasi ka..i për Saliun!?
        Sa për analfabet më mir mos fol. As presje as pikë, vetëm ca pika pika pa lidhje shkruan. Me siguri ti duhet të jesh drejtor i rilindjes, se të tjerēt janë edhe më keq se ty.
        Mos ha mut shumë me sharje se do tē ngeci ndonje hu, gojë hale!

    2. Jon says:

      ke te drejte. foto e peshtire. nuk i rrihet mikut qe ke ftuar ne shtepi ne ate pozicion. per ke spital e kishe fjalen?

  7. mik says:

    Na shqiptaret o jena te marre o shtihena si te tille !! Nuk njoh vend tjeter ne bote qe ngopet me lugen bosh perveç nesh.
    Gjithmone e kerkojme fajin tek te tjeret dhe asnjehere tek vetja jone.
    Duhet te jesh debil qorr mos te shohesh katrahuren ku ndodhet shoqeria shqiptare. Shoqeri e pa arsimume, e pa edukat, pa mirsjellje, pa senc, pa qellim veçse kot : ku rafsha mos u vrafsha. Jemi shoqeri qe urrejme gjithkend, veçanerisht ata qe nuk e meritojne !! S’guxon dikush me thane nje fjale se te versulen me te pare dhe te mbrame, pa i ba gja kuj.
    Le ti bejme nje analize vetes sone dhe mos te fajsojme Europen, Rusin e ku ta di une tjeter, se nuk jemi qendra e botes. Perkundrazi, jemi nje shtet qe nuk na perfill kurrkush. Jemi nje shtet ku shumices se popullsise jasht shtetit i vjen marre me prezantu identitetin e vet, sepse jemi nje popull qe nuk na don kurrkush. Prandaj tallen me ne.
    Ky fakt, a kerkon ndonje fuqi mendimi ?!!

    1. Kalec Dega says:

      E ke qa o mik!
      =
      ku popull e tregoi veten qe ka shtylle kurizore kur shkoi per te luftuar ne Siri kur Berisha dhe Rama po shisnin detin/shiten detin…dhe kur kerkon te hyje ne Evrope, pjese e BE-se duke pare nga Erdogani dhe me filma turq qe i shtojne nostalgjine dhe puqen me mentalitetin e asaj bote te larget por te dhimbsur ne shpirt..
      =
      Sindroma Stokholm, m’vjen ndermend…, lol

  8. drini says:

    Ne fillim ishte kunder Donald Trump tani Edi Rama e citon ” Ashtu siç legjendari Donald Trump do të thoshte: Ja që kështu është
    Kjo eshte nje prove tjeter qe Edi Rama nuk eshte i majte sado qe eshte ne krye te partise socialiste. Prandaj Lul Basha nuk ka per te fituar ndonjeher. Pse te votojne Lulin ? Te vije ne pushtet nje parti e qendres se djathe? Ja ku eshte Rama

  9. Njeri I thjeshte says:

    O shqiptare te dashur si mendoni ju , a mundet nje bythe Bullgarie qe ka shume probleme brenda nuk e ben dot zap Europa( qe pleqte e quanin ku..a plake se gjithmon keshtu eshte sjelle me ne) Nuk eshte e mundur se kjo do te thote ose Europa ka 0 force, ose nuk do , une mendoj se eshte e dyta Tani qeveria le te lidhet me ke te doje qe te jete ne te miren e zhvillimit ekonomik te vendit se fizikisht ne jemi ne Europe, Me perjashtim te Gjermanise, , Frances, Italise Spanjes Holandes ,vende si Bulgaria, Sllovakia Rumania …. jetojne ne kurriz te teparave e Europes ti rrojne e ti shterngoje fort se dy vende te vogla me aspirate te madhe me aq pak popullsi nuk do ti sillnin ndonje problem te madh po I shtyn e I shtyn negociatat a thua se do u beheshin pjestare qe neser Kjo eshte nje gje e neveritshme, e merzitshme e jo e sinqerte se ndryshe flasin e ndryshe veprojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje