Mirë me PD-në, po me gurët e varrezave- pse?

23 Qershor 2021, 13:31Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Një gjë krijon pështjellim nga sjelljet në PD: Mirë se kryetari edhe një herë u zgjodh në krye, po pse i duhej që të manipulonte votat? Edhe pa këtë akt të turpshëm, ai prapë kryetar do të ishte…

Njëmijë pështjellime krijojnë mungesa e principeve, peshoret e munguara, vjedhjet dhe dhuna në PD…, por prapë bëhet pyetja ‘pse?’. ‘Pse të mos ishte sot PD një parti normale?, në fund të fundit. ‘S’më peshon shumë pse humba në zgjedhje, por pse PD-së i rrodhën 30 mijë anëtarë?’, shtron dilemën një nga kandidatët përballë Bashës.

Po, vërtet, pse PD i bën pisllëqet ‘kot së koti’?

PD është si njeriu i vetëm, edhe bën si njeriu i vetëm: me vese, me uri, me mashtrime. Ja çfarë bënte një ‘njeri i vetëm’ shumë vite të shkuar: Të gjithë në qytet e njihnin për ‘njeri të mirë’. Megjithatë e ‘shëtisnin’ nga qelia në qeli; një herë me 6 muaj pse vodhi një bulonë në fabrikë, një herë me 3 muaj pse kishte marrë një copë dru nga marangozi ku punonte… Më në fund ku ta çonin në një vend ku nuk kishte çfarë merrte?, e dërguan roje në varrezat e qytetit; varrezat kishin lumin e Vjosës poshtë dhe asgjë tjetër me vlerë nga ana tjetër. Por edhe në varreza ‘njeriu i vetëm’, vidhte diçka çdo ditë, para se të linte punën merrte një gurë, e fuste në xhep dhe ikte…

Ja kështu historia e individit me gurët e varrezave. Po pse vallë PD sillet si në mes varrezash? Kësaj here, për shembull, PD nuk kishte asnjë nevojë që të vidhte zgjedhjet e veta, të monopolizonte listat e anëtarësisë me qëllim që të fitonte Luli, as të bënte garë të pa barabartë as kandidatë ‘sikur’, as të shtonte artificialisht numrin e anëtarëve që votuan për kryetarin ekzistues. Sepse Luli ishte i fituar qysh prej fillimit, kjo ishte paravendosur. PD manifeston vese ‘kot së koti’, si të vjedhësh një send që nuk të vlen për asgjë.
Sëmundja e PD është shumë e thjeshtë dhe krejt njësoj si sëmundja e individit. Para disa vitesh, kryetari i PD, Berisha, kishte sjellë në foltoren e Kuvendit akuzën ‘kleptomani’ për kundërshtarët. Ja kjo është sëmundja që ka sot vetë PD, por e ndarë në dy linja: Linja e parë është ‘vjedhja’ për shkak të sëmundjes; ndërsa linja e dytë është vjedhja si ‘kriminalitet në karrierë’.

E para, kleptomania i ka shkaktuar partisë PD dhe vetë kombit, një humbje kohe kot, një sorollatje në dyert e ‘burgjeve’, dmth., në dyert e pa vlerës, dhe sot nuk mund të shërohet nga sëmundja. Po pyesin njerëzit ‘a duhet të ekzistojë më PD’, kur në fakt ka kohë që nuk ekziston… E keni vënë re se si partia e parë e ‘demokracisë’ ha kohën e qytetarëve shqiptarë duke mos pranuar zgjedhjet, del nga parlamenti e pastaj ankohet ‘pse nuk isha aty’, nuk merr pjesë në zgjedhje dhe pastaj thotë pse nuk fitova, lideri shet protestat e qytetarëve demokratë dhe me ata lekë blen një vilë, e dy e tre vila, paguan qindra njerëz që shajnë dhe shpifin në rrjetet sociale; vetë lideri historik shpif si njeri nën- mesatar…
Ja kështu, kjo është sëmundja. Kjo është patologjia politike që pastaj e bën PD-në që të vjedhë edhe xhepat e vet, votat e veta brenda përbrenda.

Linja e dytë është vjedhja si kriminalitet në karrierë:
Këtu sendet, madje edhe ‘lodrat’ e PD-së, janë me vlerë dhe shumë të shtrenjta. PD, vetë, shpiku vjedhjen e votave në Shqipëri për herë të parë; kjo ndodhi në vitin 1996 kur fitorja e PD-së shënoi 101 për qind ndërsa opozita u gjakos në rrugë e në sheshe. Krimi i vitit 1996 tani duket si një ves i kondicionuar, por që partia nuk heq dot dorë.

Ja si nuk heq dot dorë:
Nuk ndahet dot nga konflikti, njësoj si ai individi që nuk heq dorë nga gurët e varrezës.
Konflikti mes individëve dhe krahinave (Veri- Jug e Kosovë- UÇK- Fark) u ndez me fitila nga PD në vitet 1997, ‘98 e gjithnjë; por kjo është kthyer në një çështje të madhe për stabilitetin në rajon.

Anti- perëndimizmi:

Tani PD ka hyrë në verbërinë anti- perëndimore. Orientimi anti- perëndimor i PD nisi që në vitin 1992 kur presidenti e anëtarësoi vendin në Lidhjen Islamike, por sot konflikti me SHBA është kthyer në sjellje kriminale.

Vjedhja direkte:

Edhe vjedhja e fondeve publike nisi herët derisa u kthye në pasurim familjar si Çaushesku dhe në rrezik për paqen. Qeveritë e PD e kanë shitur veten si ‘shenjtore’, por duke futur duart në vlerat e mëdha të përbashkëta të kombit. PD mori vendime shtetërore në favor të vetes, jo në favor të kombit, privatizoi asete kombëtare për familjen, theu embargon e naftës e të armëve dhe përfitoi miliarda, ngriti skema piramidale dhe lau paratë e pista. Kleptomania, akti i vjedhjes së sendeve pa vlerë, solli aktin më të lartë kriminal të liderit kryesor si ‘minues i demokracisë’.

Vjedhja e sendit të kotë dhe vjedhjet kriminale shpesh marrin e japin mes veti.

16 komente në “Mirë me PD-në, po me gurët e varrezave- pse?”

  1. antifashisti says:

    Frrok, dikur gazeta Tema tallej me ty, sot të ka xhan..A nuk te duket e ke rrjedhur(je pjerdhur) pak?
    Fyhreryt fitoi, duhet të jesh i qetë tani e të mos merresh më me opozitën. Merru pak më korrupsionin qeveritar që edhe këta ditë e ka mendjen si të vjedhje gjakun e popullit (fondet publike) dhe ti ndajë me oligarket me skemën e PPP – ve.

    1. Nje qytetar says:

      Antifashisti – berishist , ha ha ha çfare kombinimi .

    2. Vranakonti says:

      Antifashist! Ti t’i rrush bythen Frrokut se ti nuk je as sa nje qime e bythes se tij.Te gjitha ato sa thot zoti Frrok ne shkrimin e tij jane 100% te verteta dhe tamam ashtu siç i percakton ai. Sikur i gjithe populli,por veçanerisht elektorati i PD-ke t’i kuptoi drejte keto qe tho Frrok Cupi, ateher do te kuptoi se PD-ke eshte nje parti e keqe per veten e saj dhe kurre parti e mire per shqiperine.Qe nga themelimi i saj e deri sot nga kjo parti,vendi yne nuk ka pare asnje gje te mire veç shkaterrime tym e flak,sharje,ofendime,shpifje e baltosja,tradheti,e shume krime te tjera qe nuk numerohen. FRROK CUPI eshte nje nga intelektualet me te medhenj shqipetar qe thot te verteten.Nuk e njoh,por e njoh neprmjet shkrimeve te tija brilante.I uroj jete e suksese.

  2. Xhejms says:

    PD nukeshte parti me ideale. Nuk eshte fare parti. Eshte nje group vjedhesish. Nuk mund te fitoje zghedhje te certifikuara. Nuk do t”i fitoje kurre.

  3. koli says:

    Ham Ham o Frrok. Ham ne vape ham ne te ftohte, ham ne kohen e Dulles ham ne te Sales , ham ne te Rames. Leh Frrok se je qeni m’a i mire i malcise.

  4. Cipini says:

    Pd akoma nuk eshte sheruar, kur te pjerdh do sherohet. Dhe pjerdhja e Pd nuk eshte gje tjeter vecse “pjerdhja ne toilet” e Sali Berishes. Atehere do kemi kohe te merremi me hajdutet e tjere.

  5. Wow says:

    E paska pjerdh edhe nje shkrim ky qe eshte si
    I NGRITUR NGA VARRI

    1. ilir says:

      E madhe kjo…si i ngritur nga varri…

  6. kristi says:

    Sa te jete gjalle krimineli non grata Sali shpellari PD eshte e vdekur,sa per keta qe shajne Frok Cupin dihet jane derr malokesh.

  7. Frrokhanet e Anal-listes 30-vjecare te pushteteve says:

    Ty o Frrocko nuk te ka me vlere asnje fjale, po fare ama!
    Per nje arsye te thjeshte – Ti ne keto 30 vjet 1991-2021 ke mallkuar e sulmuar te gjitha opozitat duke ndenjur me prapanice te preherat e pushteteve me rradhe. Je pra tamam njeriu qe shkodranet thone – “Asht ba me tu dhimte”!

    1. Shkodran i Moderuar says:

      A nuk eshte me mire “Asht ba me i dhi m’te”?

  8. iksi says:

    Z. Frrok mire i ke rreshtu veset e te gjitheve anetareve te partise demokratike , por qe ne populli i thjeshte i kritikuam qe ne embrion pra qe sa u kriju kjo parti , pra pame kush bente pjese ne te dhe çfare veprimesh kryente . Pra ne te benin pjese kriminel me ne krye Berishen , Azem Hajdarin e deri tek me i vogli anetare . Veprimet qe benin ishin , vjedhje djegje shkatrrim te Shqiperise . Ndersa ju si medja duke filluar nga ti , Meroja qe ishi te fillimit deri tek keto te sotmit medja vizive dhe te shkruar sidomos T.V. KLAN me te gjithe nen televizoret bija kriminele qe populli i quan medjat e blera te familjes Berisha dhe ata te familjes Meta qe p.d istat plasen tuj bertit qe Rama i ka blere te gjitha medjat ,kjo vetem per te bertit kot siç e kan zakon qe nuk kane asnje te vertete brenda . Pra per mendimin tim po aq dem sa i ka sjell ketij vendi P.D e L.S.I , i keni sjell edhe ju te medjave. Pse ju nuk i shikonit veprimet e tyre , po i shikonit por nuk beshi ze se edhe kishi frik edhe u pagushi prej tyre , kur detyra numer nje e juaja eshte te informoni publikun sa me sinqerisht dhe ne menyre rreale pa ndryshu realitetin . A e kuptoni qe po thuaj 50% e popullit nuk e ka ngritjen e duhur per ti kuptuar problemet drejt dhe aq me keq ku nje pjese shum e madhe u juaja shtrembefon realitetin me dashje nga prishaqejfet qe u kan mbetur dhe disa e kan ne gen per ti bere keq tjetrit dhe shume nga medjat u sherbejne qarqeve antishqiptare se paguhen prej tyre dhe qeverite tone heshtin tash 30 vjet po ashtu edhe drejtesia SH.I .K -u .. Ja cilet analista , moderatore , gazetar i bene dem shume te madh vendit . Medjat i permenda me lart , tash po permend njerezit prane tyre : Bledi Fevziu , Arjan Çani , Zhej , Rakipi , Rakipllari , Lubonja , Lesi , Mark Markj , Gjekmarku , Çim Peka , Shkullaku , dy Andat ( Bushati e Bejtja dhe nja tre kolopusha te rinj qe nuk po ju mbaj mend emnat .

  9. Ed says:

    BRAVO FROK I MADH JE KETYRE QE E KANE MIZEN NE SHAPEKET NUK JU PELQEN . KUJTI I PLASI KOHA E TYRE KA PERENDUAR NJEHERE E MIRE TANI A ERIKA ESHTE SHTRUAR KEMBE KRYQ DHE NUK KA NDERMEND TE LEVIZE ME. Iket si plaku mere
    Ike plaku mere ike ike per lesh .

  10. Defender 21 says:

    O frog ( k) ca u be me ate arrwstimin e presidentit nga ushtaret amerikane qe erdhen para njr muaji nr Shqiperimme defender 21!?!!!! Se keshtu the atehere! Apo vk sa karlliqe themi ne!????je vari leshte! Keshtu ke qene ne fakt historikisht! Poqese ka noëdonje komentuea te Temes qe ta mbroj frog kupin bujrum!

  11. Vranakonti says:

    Antifashist! Ti t’i rrush bythen Frrokut se ti nuk je as sa nje qime e bythes se tij.Te gjitha ato sa thot zoti Frrok ne shkrimin e tij jane 100% te verteta dhe tamam ashtu siç i percakton ai. Sikur i gjithe populli,por veçanerisht elektorati i PD-ke t’i kuptoi drejte keto qe tho Frrok Cupi, ateher do te kuptoi se PD-ke eshte nje parti e keqe per veten e saj dhe kurre parti e mire per shqiperine.Qe nga themelimi i saj e deri sot nga kjo parti,vendi yne nuk ka pare asnje gje te mire veç shkaterrime tym e flak,sharje,ofendime,shpifje e baltosja,tradheti,e shume krime te tjera qe nuk numerohen. FRROK CUPI eshte nje nga intelektualet me te medhenj shqipetar qe thot te verteten.Nuk e njoh,por e njoh neprmjet shkrimeve te tija brilante.I uroj jete e suksese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje