Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë mesazhe të forta dhe të drejtpërdrejta për ata që punojnë në institucionet e reja të drejtësisë në Shqipëri. Në një konference të organizuar nga Komiteti shqiptar i Helsinkit për monitorimin e punës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, ambasadorja Kim tha se reforma në drejtësi duhet të ecë përpara për të mirën e shtetit shqiptar dhe sidomos të brezave të ardhshëm.
Diplomatja amerikane iu drejtua prokurorëve dhe gjyqtarëve duke iu thënë se roli i tyre në këtë moment për Shqipërinë është kritik dhe se është e kuptueshme edhe presioni që mund të kenë.
“Ne po ecim përpara e po shikojmë hap as hapi, ndonjëherë hapat janë të vështirë të dhimbshëm të bllokuar por na duhet të lëvizim përpara.
SHBA janë të angazhuara për të pnuar me ju që reforma të ecë përpara.
S’duhet të druhemi ku jemi, të jemi të sinqertë e të guximshëm për të parë cfarë duhet të bëjmë më mirë, të gjejmë mënyrën si të vijojmë të ecim përpara.
Klasa e parë e hetuesve të Byrosë hetuese do përfundojë trajnimin së shpejti.
Ka dhe shumë gjyqtarë e prokurorë që janë larguar nga detyra e kjo është gjë e mirë.
Ne duhet të shohim që nëse jemi serioz për kapjen e momentit ku është Shqipëra, për reagimin ndaj kërkesave të popullit shqiprtar, për të pasur një Shqipëri më të mirë e të denjë si anëtare e BE më të sigurt e po aq të begatë sa cdo anëtare tjetër atëherë reforma duhet të vazhdojë.
Të ndalojmë së shtiruri e ta bëjmë reformën reale.
Dua te theksoj si KLD dhe KLP kane mjaft pune perpara por nuk jeni vetem.
Edhe ju jeni qenie njerezore e kuptojmë trysnine ndoshta jo aq mire sa ju por kuptojme rendesine e ecjes perpara te reformes ne drejtësi per te miren e ketij sheti
Ky eshte momenti. Keni rol kritik per institucionet e drejtesise e per te ardhmen.
Femijet e brezi i ardhshem i ka syte te ju.
Askush nuk mendon se kjo eshte e kollajte e di qe ka kosto vetjake e profesionale, por eshte kosto e sakrifice qe ia vlen se eshte ne te mire te tere shtetit shqiptar.
Nëse ju nuk paguani kostot, nëse s’jeni të gatshëm të jeni të guximshëm të paguani kostot, jo vetem ju, por te tere ne, nëse nuk e bëjmë, brezat e ardhshëm do paguajnë kostot e nuk mendoj që kjo është gjëja e duhur për tu bërë në këtë shtet”, tha ajo.
Ju me ke po flini me anetaret e nje organizate kriminale?
Jo . Po flet personalisht me ry Tao.
Taulant pordha, edhe ca kohe e do te duhet te lepish tjeter njeri
Shume i sakt o taulant, o kelysh i saliut,
O debil e pata fjalen qe duhet te ndjek shembullin e ‘departamentit Amerikan te shtetit’ qe shpalli berishen ‘non grata’.
Sistemi i drejtesis eshte nje organizate kriminale.
Duhet shkarkuar i gjithe dhe konfiskuar pronat.
Imagjinoni rastin e kryeprekurores se Tiranes Eliabeta Imeraj.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit e akuzoi ne mars per shume vepra penale.
Po shtoi qe eshte lideri i opozites Basha ne muajin prill e quajti ‘ikon e krimit’ ne Shqiperi.
Por cfare ndodhi?
Media si Top Channel gazeta Shqiptare nuk kane shkruajtur asgje rreth kesaj super te korruptuare.
Prandaj u nxeh Kimi por Kimi harron qe keto medie jane vegla te Rames.
Harron Kimi qe krye i korruptuari eshte Rama.
OSBE e akuzonte Ramen ne 2011 se kishte nje pasuri mbi 250 milion euro .
Pasuri e bere me shitjen e lejeve te ndertimit gjate 12 vjeteve kryebashkiak.
Rama drejtoj operacinin per betonizimin e Tiranes dhe shkaterrimin e gjithckaje historike te saj.
Perpara forca Amerikane, cmontojeni korrupsionin
nje skuader e CIA do i vinte per 24 ore zap keta kriminele.jane mesuar me reagime spurdhjakesh prandaj sua ben syri terr.gjygjtaret duan mbrojtje max per veten e per familjet dhe ne bashkepunim vetem me USA do duken vertet rezultatet.suportii ushtarak amerikan ne ruajtjen e gjygjtareve(per nje periudhe afatshkurter sa te goditen seriozisht bandat ne te kater anet dhe fatura per amerikanet te paguhet nga taksapaguesit shqiptare) krijon kushte per mospatje frike nga kriminelet qe sot duken si te paprekshem.sekuestro te lekeve e pasurive qe te mos kene mundesi te ringrene koken.
Kriminelet me te medhenj jane ministrat ish- ministra , kryeministri ish-kryeministrat pra politikanet.
Ka krim me te madh sesa sabotimi i autostrades Kardhiq-Sarande vetem sepse ministrat kane bisnese ne bregdetin e Jugut .
Pra kerkojn qe klientet te shkojn vetem ne ate zone.
???? GOD BLESS THE UNITED STATES OF AMERICA ????
z. Ambasadore, dikur nje koleg ka shkruar lidhur me korrupsionin dhe rolin qe po luajne organet e drejtesise dhe qeveria ne vendin tone, per te mbrojtur te korruprtuarit:
Dëgjojmë çdo ditë në media apo në “tribunën e popullit”, e cila ka vite që është kthyer në tribunë
hajdutësh me kollare, rreth aferave korruptive në CEZ-DIA ku janë përfshir ujqërit e mëdhenj të
korrupsionit Berisha-Meta, rrugës kombit, konçesionet në mjekësi, në ushtri, PPP e ndryshme,
inceneratorët, shitja e detit apo pasurive publike, për vilat e politikanëve, etj., janë aq shumë sa ata
vetë që i kanë rregulluar me dorën dhe për interesat e tyre i kanë harruar tani, ku njëra palë bënë
sikur akuzon tjetrën, sidomos në periudha zgjedhjesh, por vjedhjet janë me miliona Euro dhe
drejtësi nuk bëhet. Kapet ndonjë makinë e mbushur me Euro, apo kontejner me banane dhe drogë,
etj., dhe drejtësia dënon vetëm fukarenjtë që transportojnë ato dhe jo politikanët në krye të tyre.
Ata konsiderohen vijë e kuqe për drejtësinë. Denoncohet korrupsioni në naftë, në minierat e
kromit, bakrit, etj., që janë një burim i fuqishëm të ardhurash për ekonominë dhe drejtësia, e re
apo e vjetër, bënë sikur heton ndonjë cironkë të vogël që ka ngecur në vrimat e rrjetës, e trajton
si një rast sporadik, të shkëputur, por jo peshkaqenët e mëdhenj brenda saj, ku përfshihen
politikan të rëndësishëm, qeveritar dhe drejtues në nivele të larta, që dihen mirë kush janë, ata
vazhdojnë vjedhjen pa ju trembur syri, hetimet zgjaten pa fund deri sa të harrohen dhe çështjet
mbyllen. SPAK nuk duhet ti hetoj këto si raste të veçuara por duhet të shkoj deri në origjinën e
tyre, ndryshe kalbësira ngelet brenda dhe plaga nuk shërohet kurrë por vetëm agravohet. OFL e
famshme që krijoj qeveria është thjeshtë një mjegull për të manipuluar BE, SHBA, dhe indirekt
të justifikoj mosveprimin e SPAK, se gjoja korrupsioni po luftohet dhe këta janë ata qafirët e
korruptuar në Shqipëri. Një politikë fëminore, por me qitje të largët, që vetëm korrupsionin nuk
ndëshkon. KPK dhe KPA i përjashton gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi i kalbur
i drejtësisë, ndërsa shteti i jep liçencën e avokatit që të mbrojnë para kolegëve të tyre hajdutët
dhe kriminelët, ndërsa presidenti dhe parlamenti bëjnë lojëra me zgjedhjen e anëtarëve në
organet e reja të drejtësisë për të futur në to njerëzit e tyre të korruptuar. A janë këta avokat
pjesë e sistemit drejtësisë? Nuk merret vesh se ç’bëhet, një organizim i ç’organizuar, që bëhet
në unison nga të gjithë palaçot e politikës, ku qëllimi i përbashkët është vjedhja e pasurive dhe
mbrojtja e tyre, ndërsa populli shpreson për drejtësi.
Fukarallëku i madh që ka mbërthyer popullin dhe degradimi i gjithë ekonomisë është i lidhur
vetëm me vjedhjet dhe konçesionet korruptive të burimeve natyrore dhe përgjegjës direkt janë
qeveritë e drejtuara nga partitë kryesore PD-PS-LSI.
Po qe se jeni te interesuar per shqiperine, si aleate te SHBA-se, drejtesia ne shqiperi nuk zgjidhet pa pranin e prokuroreve dhe gjykatesve Amerikan, drejtesia ne shqiperi, e re apo e vjeter, eshte totalisht e kapur nga politika.
Te gjitha mediat kane 6 muaj qe shkruajn cdo dite per aferat korruptive te familjes Berisha.
Po keni lexuar ndonje shkrim per prokuroret e gjyqtaret super te korruptuar te Tiranes ne media ????
PSE?
Sepse media eshte shnderruar ne nje organizate kriminale.
Rama i jep reklama shteterore Top-Channelit vetem nese sulmon familjen e Berishes.
Pra media nuk funksionon si ne vendet Evropjane e Amerike por eshte pjese e krimit.