Rama: 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen Partisë Socialiste

23 Qershor 2021, 09:09Politika TEMA

8 vite më parë, më 23 Qershor 2013, pas qeverisjes 8-vjeçare të demokratëve, zgjedhjet parlamentare i fitoi Partia Socialiste e udhëhequr nga Edi Rama.

Kryeministri ka kujtuar këtë moment përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku shkruan se “si sot 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre Partisë Socialiste të Shqipërisë”.

Kujtojmë se Partia Socialiste ka fituar edhe mandatin e 3 qeverisës në zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke u bërë e para forcë politike në historinë e Shqipërisë pluraliste që fiton 3 mandate rresht.

1 komente në “Rama: 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen Partisë Socialiste”

  1. Sara says:

    dhe shumica e tyre sot jane bere pishman!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje