ANALIZA: Përse e la BE në baltë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?

23 Qershor 2021, 09:25Politika TEMA

Bashkimi Europian duket sikur gjendej dy muajt e fundit në një betejë kundër kohës, për të bindur Bullgarinë të hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila po mban peng hapjen e negociatave jo vetëm me Shkupin, por edhe me Tiranën.

Presidenca e Portugalisë e mbylli punën duke i ushtruar presion shtesë Sofjes për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Shkupin, me shpresën që në qershor do të mund të mbahej konferenca e parë ndërqeveritare, e cila bën praktikisht të mundur hapjen de facto të kapitujve të anëtarësimit. Por për të disatën herë radhazi, BE dështoi, duke e lënë Shkupin dhe Tiranën në të njëjtin stacion ku kanë ngecur prej vitesh.

Drita jeshile për hapjen e negociatat me dy vendet u dha marsin e kaluar pasi Franca bllokoi për dy vite radhazi bisedimet me Shqipërinë. Kjo do të thotë mes të tjerash se Bashkimi Europian pati më shumë se një vit kohë për të ndërhyrë për gjetjen e një zgjidhjeve mes Shkupit dhe Sofjes, por u hodh në veprim vetëm dy muaj përpara samitit të BE-së, edhe pse Bullgaria e bëri të qartë që verën e kaluar se do të vendoste veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Sofja e i ka madje të përcaktuara në kushtetutë shumë nga kushtet e vendosura ndaj Shkupit zyrtar, përfshirë edhe faktin gjuha maqedonase i ka rrënjët nga ajo bullgare. Pra vetoja bullgare nuk ishte surprizë dhe e papritur për askënd.

Megjithatë, misioni i Brukselit dështoi dhe ishte i destiniuar të dështonte pasi nisi vetëm disa javë përpara takimit të Luksemgurgut për përcaktimin e një date për konferencën e parë ndër-qeveritare. Të gjithë ekspertët paralajmëronin searritja e një marrëveshje në momentin e fundit do të ishte i vështirë dhe nëse qeveria e përkohshme bullgare nuk ndërmerrte ndonjë ndryshim të papritur, negociatat ka gjasa të shtyhen për në dhjetor.

Ashtu sic edhe pritej, sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane të Portugalisë, Ana Paula Zacarias ka konfirmuar se nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Ministrja portugeze thotë se u vendos që të shtyhet data për Konferencës e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ehe me presidencën portugeze në BE Shqipëria nuk arriti dot të çelte negociatat dhe nuk ka asnjë siguri se çfarë do të ndodhë në presidencën sllovene.

Gazeta “New Europe” shkruan se përpjekjet e minutës së fundit kanë vazhduar megjithatë shumë zyrtarë janë të bindur se nuk ka kohë të mjaftueshme për arritjen e një kompromisi përpara samitit të qershorit.

“Vetoja aktuale e Bullgarisë në pranimin e Maqedonisë së Veriut mbetet në fuqi, duke i lënë zyrtarët e BE-së dhe vendet anëtare përballë një pyetje të vështirë nëse është koha e duhur për të vazhduar përpara vetëm me Shqipërinë. “Pavarësisht nga zhurma pro-zgjerimit dhe fushatat optimiste mediatike të udhëhequra nga qeveria e Zoran Zaev, potenciali për përparim real mbi këtë çështje mbetet i kufizuar deri në gjysmën e dytë të 2021, kur Sllovenia të marrë presidencën e radhës të BE-së. Të gjithë e dinin se negociatat do të shtyheshin për në vjeshtë ose dhjetor”, thekson gazeta.

Ndërhyrje në momentin e fundit për të pajtuar Shkupin dhe Sofjen

Zyrtarë europianë i kanë dorëzuar Sofjes dhe Shkupit një propozim konkret për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dy-palëshe, duke i ulur të dyja vendet në tryezën e negociatave për herë të parë në shumë muaj. Por koha ishte e kufizuar dhe Bullgaria ka vendosur kushte të tjera shtesë ndaj Shkupit, të cilat nuk janë përfshirë në këtë propozim.

Vetë kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar vazhdimisht se pritjet duhet të jenë të ulëta, duke thëne se përveç qershorit, shtatori dhe dhjetori po përmendeshin po ashtu si opsione.

Zaev e ka bërë të qartë se ai është i gatshëm të lutet për gjetjen e një zgjidhjeje në Sofje, por nuk është i gatshëm të sakrifikojë identitetin dhe gjuhën maqedonase. Kryeministri u takua madje në Sofje me kryeministrin e përkohshëm të Bullgarisë Stefan Yanev për të gjetur një zgjidhje, por u kthye në Shkup duarbosh.

Por gazeta “New Europe” shkruan se përpjekjet e momentit të fundit për të zhbllokuar veton e Bullgarisë ndaj Maqedoninë e Veriut u ndërmorën thjesht për t’u provuar për skeptikëve të Bashkimit Europian në Europën Juglindore se tema ishte e prezente dhe gjithashtu për të gjeneruar diçka pozitive për të raportuar në samitin e qershorit. Sipas gazetës, zyrtarët e BE-së e kanë pasur të qartë se është e vështirë të arrijnë një përparim në një kohë kaq të shkurtër.

“Bullgaria e ka bërë të qartë disa herë se Shkupi duhet të jetë i vetëdijshëm se rruga e saj drejt BE-së kalon kryesisht përmes Sofjes, jo përmes kryeqyteteve të tjera të BE-së që duket se është taktika e saj e preferuar. Ditët e fundit zyrtarët në Sofje kanë lëshuar deklarata që tregojnë një gatishmëri për të ecur përpara në kushtet e duhura, madje edhe para zgjedhjeve të korrikut, por samiti në Luksemburg tregoi se kjo nuk ishte diçka më shumë sesa një taktikë vonuese”, shkruan gazeta.

Sofja ende pret që Maqedonia e Veriut të pranojë zyrtarisht se gjuha e saj ka rrënjë historike bullgare. Shkupi siç e ka bërë të qartë edhe kryeministri Zaev, thotë se identiteti dhe gjuha nuk janë të hapura për diskutim, një pozicion me të cilin pajtohen shumë shtete anëtare të BE-së pasi që ata nuk duan që këto çështje identiteti të lidhen në asnjë mënyrë me proceset e pranimit në BE.

“Shqipëria është vetëm një viktimë e kësaj përplasje, pasi ajo ka plotësuar të gjitha kriteret dhe nuk ka asnjë kontest apo kundërshtim të një vendi anëtarë. “Faji” i saj i vetëm është se ka qëlluar në kohën dhe vendin e gabuar e që kjo po e penalizon, pasi BE-ja synon që këto dy vende ti fusë në një pakete, ku në qoftë se njëra palë bllokohet automatikisht kjo vlen edhe për palën tjetër”, shkruan agjencia e lajmeve MIA.

Nëse “JO”-ja e Bullgarisë përsëritet, kjo do të shkaktonte pasoja të mëdha politike brenda vendit, ku do të çonte në paqëndrueshmëri politike e që mund të rezultojë me rrëzimin e qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të reja të parakohshme, të cilat edhe më shumë mund ta komplikonin gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për kontestin që po na mban të bllokuar.(SI)

16 komente në “ANALIZA: Përse e la BE në baltë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?”

  1. Xha Sulua says:

    Bullgaria nuk është shtet etnik. Nuk ka qenë shtet. Popullsia e saj vjen nga disa fise. Po kështu dhe MV. Edhe kno nuk ka qenë shtet, në këtë formë që është sot.MV është nga disa fise, por që ta dijë gjithë bota, shumica, mbi 80% është e etnisë iliro-thrake. Dhe ju e dini që thrakët e ilirët kishin një gjuhë por në dy dialekte dhe kuptiheshin mirë të dy si ilirët dhe thrakët. Besoj u juptua që Bullgaria nuk ka asnjë të drejte në ç’farë kërkon. Nëse do ecim drejt së vërtetës është Shqipëria ti vërë kushte MV. Fhe kushti duhet të jetë që gjuha e parë zyrtare në Maqedonine e Veriut të jetë shqipja. Veç të dhënave statistikore ku shqiptarët përbëjnë 40 % të popullsise, duhet mbajtur parasysh se janë dhe 30% të tjerë të etnisë shqoptare por që kisha i ka konvertuar në sllave, duke filluar nga kryeministri aktual. Prandaj ju zot€rinj diplomatë me pak kujdes i thoni Bullgarisë të ulë bishtin dhe të hapi krahun. Por kujdes sepse bullgari do të “vetoë” edhe Shqipërinë. Ja pra kjo është BE-ja. Ata që i kanë hypur gomarit nuk lejojnë të tjerët të hypin. Është paradoks që historia Shqipërinë e vendos kaluar në kalë, hallku dmth ata që sot janë kaluar tek gomari, ndjehen më të “kaluar” se të kaluarit e vërtetë historike. Hajlt tungjatjeta BE, hidhe vallen se nuk ka kush të ta tregojë vendin që ke në HISTORI.

    1. Kalec Dega says:

      Ngeli ne klase rrumpalla Shqiperi….Me miq si merr dot provimet si ne kohen e Dulles.lol
      =
      lol

  2. Shqipëria delja e zeze e planetit ,Per Turpin tuaj says:

    Mos u lodhni kot,Shqiperia mban peng Maqedonine dhe kesaj te fundit i sajojne pengesa here Greqine e here Bullgarine…Ne fakt Shqipëria asnje standart nuk plotesoi kur hyri ne Nato,as ato politike,ekonomike e ushtarake dhe asnje standart te Be nuk ka plotesuar e nuk ka ndermend ti plotesoje..Vendi lavatrice e pastrimit te parave te pista dhe transferimi i tyre serish jashte Shqiperise e neve na mbetet ketu vetem Varferia dhe Turpi. Te tjerat jane perralla per kopsht pa dreke!!!!

    1. SB says:

      ik ore bythqir lulishtesh

    2. Karaxhiç beri sex me Sheqeren dhe doli KaraSaliu says:

      Te shkuara…
      e ke nga Non Grada

  3. pazar says:

    Pse valle? Shqiperia ky vend europian ne te gjitha drejtimet qe mbahet peng vetem nga konflikti i bullgarise me maqedonine ,nga korrupsioni ne cdo qelize te institucioneve, drejtues te paafte qe konfirmojne qe jane ne pune duke hedhur here pas here video duke ecur ne facebook sipas modelit te fund mandatit te dyte (edhe vetem ecin ,ecin) dhe nga neveria e cdo shqiptari te vetem per kete lloj realiteti.

  4. janullatos arxidoglyftis says:

    Sofja ka te drejte, gabelet maqedonas jane te ardhur. Nje gjuhe maqedonase nuk ekziston, por eshe sllavo-jugosllavishto-bullgare.
    Vete maqedonia si shtet eshte dicka fallco e ngritur ne modelin grek te vjedhjes, ndryshimit dhe pervetesimit te historise te nje shteti tjeter.

  5. dardan says:

    Faji kryesore eshte i BE qe nuk heq veton nga pranime sepse dihet qe BE eshte e percare prandaj Anglia u shkeput dhe beri shume mire. Del nje vend si Bullgaria qe eshte vend krimi kunder Maqedonise qe ka bere shum leshime dhe per to ka merite kryeministri Zaev. Pakenaqesi te tipit Bullgar ka gjith bota por keto nuk zgjidhen perbec se me lufte prandaj muzhiket bullgar le ta sulmojne Maqedonine dhe do ta pesojne si Serbia. BE me keto regulla qe ka eshte 100% e deshtuar dhe kjo esbte e sigurt. Kurr BE nuk nejet dot si SHBA qe esjte vendi me i perparuar dbe demokratik ne bote.

  6. llaman says:

    Situata eshte absurde, perfytyroni sikur Greqia ne vend qe te mbeshteste Qipron kur ajo po futej ne Europe, ta pengonte ate. Situata eshte e ngjashme, sepse e ashtuquajtura Maqedonia e veriut nuk eshte vecse pjese e nje komuniteti te gjere me te njejten rrenje gjuhesore. Por politikanet e ketij shteti kane zgjedhur te diferencohen duke vazhduar prallen e shpikur ne kohen e Titos, kohe kur u emertua “Republika e Maqedonise” per ta diferncuar ate nga Bullgaria, ndonse rrenjet historike te 200 viteve te fundit jane mjaft te aferta midis Bullgarise dhe te ashtuquajtures “Maqedoni”. Mjafton qe keta psefto-maqedonas te pranonin rrenjet historike te tyre dhe Bullgaria do te ishte mbeshtesi me i madh i tyre. Por ata kane zgjedhur te presin degen mbi te cilen qendrojne, pa dyshuar se rezultati eshte perplasja ne toke.

  7. Ilirjan says:

    Meqe BE i vendos ne nje pakete, Shqiperine e Maqedonine, le ne harrese Kosoven, pra ne meshire te kapricove te kujtdo vendi anetar te saj, ATEHERE, ketyre vendeve, U LIND E DREJTA te bashkoheni ne nje KONFEDERATE,( pa Serbine). Kjo e fundit duhet separi T’U KERKOJE FALJE te gjitheve, e tu paguaje demet qe U KA SHKAKTUAR. Le te ftojne Malin e zi dhe Bosnjen, nese do te DUAN.NJE hapesire prej 140 mije km2, me mbi 10 mln banore paqe sore e miqesor mes tyre do te prosperonte. Por duhen vizion e guxim per ti thene PIRDHUNI, Bullgarise Greqise e gjithe te tjereve qe veprojne si keta, BE gjithashtu, qe ben sikur do po s’ka c’ti beje kelysheve te vet e te Rusise.

  8. K says:

    Sepse shqipëria është vendi më i korruptuar në Evropë dhe të korruptuarit Nuk i do askush.

  9. redaktori says:

    Zoran Zaev deklaron para pak ditesh – Do largohem pas 2 vitesh! Ne Ballkan askush nuk duhet te vazhdoje pertej 8 vjetesh ne Pushtet se shnderrohet ne Autokrat …”
    Me qarte se kete deklarim nuk ka bere kurre.

  10. USA says:

    Mendoj qe duhet te ket nje artikulim krejt tjeter ne percaktimin e etnive ne MV .Slkavistfolesit duhen quajtur sllavet e Maqedonise se Veriut , dhe shwiptaret , maqedonas , pasi jane popullsia autoktone Ilire . Dhe Maqedoni , mund te jete : Meqe e doni , shume shqip . Fqinjet kane shum pretendime apsurde harshi historise shqiptare .Iliret kane qene shume me larg ne shtrirje se cmendohet .Marim qytetin brgdetar ne Greqi , Kavale , ne shqip : ka vale ,se laget nga valet e detit , Krete , Kre , Kry , per koken .Ishulli Sicilise , si cili eshte , Palermo : pa lere mire , pa lindur mire .Dhe pretendimet Greke per fshatrat e Bregut : Himare , hy dhe mare , dicka .Vuno , : vune one , pra qane per dicka .Palas , pash dhe lash .Qeparo : qepar , me perpara .Etj etj

  11. Llogje says:

    A nuk e pengoi Rama integrimin para shume vitesh per nje KESHILLTAR TE FIERIT.
    A ju kujtohet Jozefina kur i lutej te votonte tre ligjet e INTEGRIMIT per te miren e Shqiperise?
    Treni iku disa here.
    Tani shijoni BATUTAT dhe kercenimet alla Enver ,te PIKTORIT.

  12. Kalec Dega 2025 says:

    hiq mo s e rruni..shqiperia e ka te garantuar hyrjen por jo kur do gjigandi…dhe e fundit , kuptohet ne Evrope…
    =
    lol

  13. fakti says:

    Ne qoftese Bashkimi Europian do te vazhdoje me keto ligje qe vendosine fqinjet per fatin e fqinjeve, mbasi i coptoi vete Europa shekullin e kaluar ne interes te ketyre te “vetos”, ky nuk eshte me BE por eshte saksionuar dhe vendosur qe ato vendime te shekullit jane ne doren tuaj zoterinj antare te sotem. Jane te gjitha te qellimshme dhe poshtersira hapur ndaj atyre qe aspirojne liri dhe demokraci, por kjo sot eshte ne te drejten e atyre qe e kafshuan ashper! Ne flasim, ankohemi, ata tallen; nders “udheheqesit” tane presin topet e dashit Europe te bien gjekundi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje