Bujar Nishani: Edi Rama ka bërë budadallqe me okë, na i mori gjithë kopetencat dhe u bë politikani më i korruptuar

23 Qershor 2021, 11:06Politika TEMA

Bujar Nishani është hedhur në sulm të Edi Ramës.

Ai thotë se shefi i qeverisë është politikani më i korruptuar.

Ish presidenti kritikon politikat e ndjekura nga Rama duke i konsideruar “budadallëqe me okë”.

Postimi i plotë

Sot Edi Rama, njeriu i simbolit më të keq të qeverisjes në historinë 30 vjeçare, post diktaturë në Shqipëri, ju ka përkujtuar shqiptarëve me krenari ardhjen e tij në pushtet 8 (tetë) vite më parë, në 2013 !

Edi Rama natyrshëm që mburret me të, është i kënaqur me të, ndihet i realizuar me të, vijon i inspiruar me të !

Për një fakt fare të thjeshtë, sepse Edi Rama ka mundur të jetësojë në këto 8 (tetë) vite si model jete për shqiptarët, si formë e shtetit për Shqipërinë, si kulturë shoqërore për këtë vend ; modelin, kulturën, karakterin e tij si individ !

Asgjesimi i konceptit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe margjinalizimi i institucioneve të pavarura në këto 8(tetë) vite, reflektoi modelin marksist të ish bllokut punist nga ku e kishte gjenezën, rrënjën dhe afilacionin subkoshient Edi Rama !

Edi Rama, ishte i pari në llojin e vet i cili realizoi asgjesimin “de facto” të associmit politik, (PS) me të cilin mori pushtetin, duke e shndërruar piramidën pushtebajtëse brenda një sekti ultraliberal (e quajti Rilindje si referencë kreature personale) mbi baza krejt të tjera nga socialdemokracia klasike ku PS kishte bërë përpjekje për shndërrim nga trashëgimia puniste.

Eleminimi pak nga pak i kompetencave të Presidentit të Republikës, i identitetit dhe integritetit të disa institucioneve (deri atë kohë serioze) si ILDKP, Parlamenti, Policia e Shtetit, reflektonte formësimin e tij shoqëror, si individ.

Koncepti se Ligji është rregullatori i vetëm dhe bindja mbi të është detyrim, u konsiderua si “budallallëk me okë” !

Drejtësia nisi “të ulë qafën” deri sa thundra pushtetit ju ngul totalisht deri në koc !

Buxheti i Shtetit (paratë e shqiptarëve) tashmë ishin “keshi në xhepin e të madhit” ku doroviteshim miliarda me rregullim e vetëm ; % !

Korrupsioni i cili kish qenë një bashkëudhëtar i palodhur ndër vite kudo udhëve të këtij vendi, tashmë u kthye në “Njësi Matje” !

Ashtu si gr, kg, m, km, grada, etj., përdoren rëndom në përditshnërinë tonë, “korrupsioni” tashmë ishte “Njësia” e re e matjes së aftësisë, karrierës, mënçurisë, zotësisë, vetë të “përndriturit” !

Shteti zyrtar ku çdo zyrë, koridor, drejtor e rojtar, nuk mendonin se kishin në krye një “Kryeministër” shërbëtor por duhet të adhuronin “Bajlozin” që të mbyt e të zhyt, nuk mjaftonte !

Ndaj shteti paralel i kanabisit, i të fortëve, tenderablerësve, propagandës virtuale, gëloi si komplementari i garancive të rrugëtimit që duhet të zgjasë pambarim, si demonstrim i karakterit personal të Edi Ramës !

Në këto 8 (tetë) vite u formësua kjo kapsulë me emrin qeverisje e Edi Ramës dhe Rilindjes si sekti i një ideologjie e praktike mutande në këtë vend.

Pikërisht këtë sot Edi Rama, e demonstron me mburrje, e duartroket si fitore, e shet shtrenjtë si perceptim, vijon ta perfeksionojë !

Të gjithë ata që e kuptojnë çka është në të vërtetë e nuk e kapërdijnë dot, thjesht do të duhet ta durojnë edhe 4 (katër) vitet e tjera në vijim !

Ndoshta nuk i kemi parë të gjitha, Akoma !

2 komente në “Bujar Nishani: Edi Rama ka bërë budadallqe me okë, na i mori gjithë kopetencat dhe u bë politikani më i korruptuar”

  1. Ju lutemi flisni konkretisht, se po bejme 30 vjet qe degjojme : i korruptuar, kriminel , hajdut , diktator … Jepni shembuj konkret dhe cojeni ne prokurori kete” faqe zi” qe e “mori” me qafe kete popull duke e shpuar me gjilpera ,se na paska ardhur nje i poshtr me emrin Covid-19. Cojeni ne gjykate kete diktator te popullit,i cili edhe pse termeti i la qytetaret e Durrsit, Fushe-Krujes ekudi une ne freski,kurse ky delenxhi me emrin Edvin Rama po i fut me zore ne shtepi te reja, apo ate spitalin e Fierit si kotec misri ,sic e quati filozofi i 5 pyetjeve zoti Babaramo… Po,po eshte simboli i qeverisjes me te keqe ne keto 30 vjet,ndaj dhe Amerika nuk i ka dhene titullin ” non grada” sic i dha idhullit tuaj ,nga i cili u shkon shurra e muti neper breke.,sa nuk ka kanal qe try laje. Po ,o Nishan ,po ke te drejte . Edhe ai sekretari i shtetit te Amerikes beri gabim qe e priti pa marr lejen tuaj si idiolloget ( injorantet) e ketij vendi. Si nuk te vjen turp,ke qene edhe noter i Sali Berishes per 5 vjete. Ja ti dhe ai Babaramua duhet te idhehiqni shtetin,por cedo se ua vjedhin votat edhe pse kini nje “ushtri” te armatosur.

  2. ida says:

    Çfare kopetencash te ka marre ty o qyqar, kryetar te partise keni Lulin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje