Kostaq Papa jep alarmin në Kuvend: Shteti më ka marrë një shtëpi para 50 vitesh, ende s’ma ka kthyer

24 Qershor 2021, 14:21Politika TEMA

Pas raportimit të dy institucioneve, KLSH dhe ILDKPKI në Kuvend, deputeti Kostaq Papa foli për një problem të tijin personal me pronat.

Ai tha se atij shteti i ka marrë një shtëpi para 50 vitesh dhe dëshiron që t’ia kthejë tani. Papa theksoi se i ka të listuara pasuritë e tij dhe se i ka të konfirmuara edhe me vendim gjykatash, por shteti nuk po ia kthen.

Ai shtoi nëse shteti vepron kështu edhe me deputetët, imagjino si mund të jetë me qytetarët e thjeshtë.

“ILDKP është një institucion i rëndësishëm dhe ne i përgjigjemi sa herë na kërkon të dhëna për pasuritë.

Unë i listova pasuritë e mia por njëra prej tyre edhe pse në rregull është e listuar nuk ekziston. Kështu që jo vetëm për mua, por Shteti ka ende pasuri që ia ka marrë qytetarëve në mënyrë të paligjshme.

Kështu edhe mua para 50 vitesh kur unë isha i vogël shteti më mori rininë, fëmijërinë më mori dhe shtëpinë. Dhe ende nuk ma ka kthyer. Unë iu drejtova kryeparlamentarit i cili tha se do më ndihmonte. Për dijeni dhe kryeministrit.

Takova dhe drejtues të pushtetit lokal të kryeqytetit të Tiranës ku unë jam si deputet, për ta mbyllur këtë gjë sipas të drejtës që më takon. Qoftë edhe pas 50 vitesh. Dhe pse shteti nuk më kthen dot fëmijërinë as ëndrrat, por të paktën të më kthejë shtëpinë. Unë i kam listuar pasuritë e mia aty. Por si sillet shteti, kur neve na mban ende pasurinë? Për efekt të korrupsionit shteti mua më mban akoma, edhe pse me vendime gjykatash komisionedh dhe me tapi kam sipas trashëgimisë time prona të cilat dua të m’i kthejë. Kur shteti vepron me ne kështu mendoni si vepron me qytetarët e thjeshtë.”- u shpreh Papa në Kuvend.

3 komente në “Kostaq Papa jep alarmin në Kuvend: Shteti më ka marrë një shtëpi para 50 vitesh, ende s’ma ka kthyer”

  1. magi says:

    Mire e ke zoti Kostaq, se ti qe perfaqeson pupullin (jo vetem qytetaret) ne kuvend, mendon se shteti paska dy standarde, njerin per deputetet dhe tjeterin per popullin qe ti perfaqeson. Si rrjedhoje ti zoti Kostaq na e konisderoke detyren e deputetit me shume si nje post qe te jepka privilegje. Bravo! Te gjthe jane te barabarte para ligjit, por deputet sipas teje qenkan pak me shume te barabarte.

  2. janullatos topefagos says:

    nashi u kujtove o Taqke dhjari

  3. dhembeli says:

    Pershendtje komentues magi !
    Me kurseve ,… sepse gjeta shkrimin tend te barasvlefshem me c’ka kisha nder mend.
    Ke shume te drejte , me kete mendje kane shkuar ne kuvend.
    Thank ‘s !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje