Sali Berisha, i vetmuar përballë shpërfilljes së shqiptarëve: Nëse i vihen prangat, çfarë ndodh?

24 Qershor 2021, 10:47Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Që prej vitit 1997, partnerët tanë ndërkombëtarë, të përfaqësuar më së shumti nga ambasadorët e tyre në Tiranë, kanë parë te Sali Berisha një problem, një hall të shqiptarëve. Kanë parë një rrezik, një rrezik shëtitës. Dhe ata kanë bërë të gjitha përpjekjet për të bërë “menaxhimin e riskut” (nëse do të përdorja një term nga fusha e biznesit), apo thënë më thjeshtë, për ta kontrolluar dëmin e këtij rreziku, për ta minimizuar këtë dëm.

Në bisedat që diplomatët e huaj në Tiranë kanë pasur me njeri-tjetrin (po i referohem periudhës 1997-2005, kur Sali Berisha ishte lideri i opozitës), të zhvilluara në prani edhe të aktorëve lokalë – biseda në të cilat shpeshherë ka ndodhur që të jem i pranishëm edhe unë – të skandalizuar nga Berisha, ata bënin një pyetje të natyrshme: “Si duhet të sillemi me këtë njeri? Çfarë duhet bërë me të?”

Më pas vinte një pyetje edhe më specifike: “Nëse Berishës i vihen prangat, çfarë ndodh në Shqipëri?” Kjo ishte pyetja, e cila kishte një dhe vetëm një përgjigje, që na bindte të gjithëve, si ne lokalëve edhe ndërkombëtarët. Përgjigjja ishte: “Kjo do të ishte një lëvizje ose e pamundur, ose me zarar.” Ishte fjala për liderin e opozitës, dhe t’i vesh prangat liderit të opozitës, pavarësisht se kush, apo si, është, e penalizon në mënyrë automatike gjithë opozitën, e cila virtualisht përbën gjysmën e popullsisë së vendit. Por edhe sikur kjo të mos ishte e vërtetë, ekzistonte një problem tjetër.

Në atë periudhë, Sali Berisha ka qenë një personazh shumë i fortë politik, me ndikim të jashtëzakonshëm. Kishte mijëra njerëz që e mbështesnin. Dhe midis tyre kishte nga ata që me të marrë sinjalin e parë, ishin të gatshëm të zbarkonin nëpër rrugët e qyteteve të Shqipërisë, sidomos nëpër rrugët dhe sheshet e Tiranës, për të bërë dëme, zullume, trazira. Ata ishin një potencial i fortë destabilitieti.

Këtë gjë e kam menduar edhe unë në atë kohë, por tani, a posteriori, unë mendoj se e kemi ekzagjeruar forcën dhe fuqinë e Berishës dhe të berishianëve. Këtë e mendoj në mënyrë të veçantë pas vendimit që mori Departamenti i Shtetit për ta shpallur Berishën persona non-grata në Amerikë, dhe pas reagimit të munguar në shoqërinë shqiptare. Shoqëria shqiptare nuk reagoi. Reagimi ishte pothuajse zero.

Dhe unë kam ngelur i befasuar nga ky fakt. Sigurisht, nëpër rrjetet sociale u vu re një lloj nervozizmi, por ajo që ndodh në botën online dihet se çfarë është. Është një zhurmë e madhe e bërë nga një grup i vogël njerëzish. I vetmi person, realisht i shqetësuar nga ajo që i ndodhi Berishës prej Departamentit Amerikan të Shtetit, ishte një person që quhej Sali Berisha. Unë nuk pashë të tjerë që të shqetësoheshin.

Faktikisht, Berisha e ka shprehur shqetësimin e tij në disa mënyra. Ai ka ngritur një padi në Francë. I ka marrë studiot televizive me radhë, dhe vazhdon të mbrojë veten, vetëshpjegohet dhe kërkon prova. Ai madje na ka “kërcënuar”, si ne edhe ndërkombëtarët, duke thënë se “nuk duhet të përjashtohet mundësia që unë të rimarr në dorë frenat e Partisë Demokratike” etj., etj.

Unë thashë se Berisha është i vetmi në Shqipëri, por nuk është i vetmi në botën shqiptare.

Faktikisht, është edhe një institucion i njohur në historinë e politikës shqiptare. Bëhet fjalë për shoqatën “Vatra”. Kjo e fundit ka bërë një deklaratë që ia drejtonte Departamentit Amerikan të Shtetit, me anë të së cilës shprehte shqetësimin e tronditjen e vet për faktin se ky departament e diplomacia amerikane në përgjithësi ka shpallur Sali Berishën persona non-grata.

Ata mendojnë se kjo është një vepër lobistësh dhe nuk ka të bëjë me principet e diplomacisë amerikane, mbi bazën e të cilave kjo diplomaci sillet në të shumtën e kohës, apo ndoshta edhe gjatë gjithë kohës, sipas tyre. Ata mendojnë se kjo është një goditje e gabuar, që iu prish punë, është në dëm të interesit të Shqipërisë. Sepse Berisha është një mbrojtës i interesave amerikane në Shqipëri.

Mua, këta njerëzit e “Vatrës” më bëjnë për të qeshur. Në fakt, më kanë bërë për të qeshur gjithë kohën, dhe këtu kam parasysh 30 vitet e fundit. Në këto tre dekadat e fundit, shoqata “Vatra” është shndërruar në një shtojcë të Partisë Demokratikë. Më saktë, në një seksion të kësaj partie. Ka qenë Berisha që ka dashur që kjo shoqatë të shndërrohej në një të tillë e të mbeste e tillë.

Siç e dini, shoqata “Vatra” është krijuar më shumë sesa 100 vjet më parë. Dhe ishin shqiptarët më të mençur në Amerikë që e kanë themeluar, duke përfshirë Nolin dhe Konicën. Ndërsa sot, nga informacioni që unë kam, shqiptarët më të mençur të Amerikës, të cilët janë të shumtë në numër (dhe unë kam frikë se ata janë më të shumtë në numër sesa shqiptarët e mençur të Tiranës), kanë demonstruar në vijimësi se nuk duan t’ia dinë se çfarë është shoqata “Vatra” e këtyre kohëve. Sigurisht që ata kanë respekt për shoqatën, për kontributin e saj në shoqëri, por ata nuk i janë atashuar shoqatës “Vatra” të ditëve të sotme, me seli në New York.

Pastaj, diferenca tjetër është se shoqata “Vatra” është themeluar nga Noli dhe Konica me synimin e madh që të promovojë proamerikanizmin midis shqiptarëve. Ndërsa shoqata “Vatra” e këtyre kohëve, e trashëguar prej Nolit dhe Konicës, ka synime të tjera. Ajo synon që të mbrojë prej diplomacisë amerikane, apo prej shtetit amerikan, një person të vetëm. Ky është një gabim fatal, që i bën qesharak miqtë e shoqatës “Vatra”.

40 komente në “Sali Berisha, i vetmuar përballë shpërfilljes së shqiptarëve: Nëse i vihen prangat, çfarë ndodh?”

  1. Viola says:

    Diten qe i vihen prangat ta shpallim feste kombetare.

    1. Kalec Dega says:

      Shume fleterrufe per Berishen nga Zeri i Popullit!

      Ju e doni ne burg une dua milionat, pronat gjithe pasurine dhe pastaj vazhdojme me:
      Rucin
      Meten
      Bashen
      Rame Ahmetaj, lol

      pas lajmit te keq per tju bashkuar Evropes shqipfolsat kerkijne gjak

  2. Lyli says:

    Asgje nuk ndodh, me e shumta do revoltohet Ilmi Berisha, kryekari I Vatres.

  3. London says:

    Me bere të simpatizoj Sali Berishen vetem nga urrejtja jote e verbër deri në obsesion hahah
    Nuk e kuptoj nëse e kupton se injorimi që tjeteri të ben eshtë perbuzja me e madhe që i bëhet njeriut…
    Se harrovo…ke dhe Meron me vehti
    Hahahah…se di se cfare do te beni kur të vdesi…

    1. qytetar says:

      …e thame London.
      Feste kombetare.

      1. Andy says:

        Hahahaha. Jo vetem feste kombetare London, por kur te vdesi mos ju gjefte varri se do e bejme nevojtore.

    2. Petrit says:

      Mjafton vetem te lexosh se nga kush shkruhet dhe nga kush botohet dhe mjafton te kuptosh nivelin e shkrimit.
      Mustafa nano dhe mero baze jane dy nga ato qe e kanë lepire doktori me perulesi.
      Nga momenti qe iu prishen interesat e tyre personale po perdorin çdo mjet per ta sulmuar.
      Edhe vetë e dinë se janë te pabesueshem por ata paguhen per te shpifur.
      PROF DR SALI BERISHA ESHTE NJERIU ME I MADH I HISTORISE SE KOMBIT SHQIPËTAR DHE KETE NUK MUND TA MINIMIZOJNE NJERËZ SI MUT NANO DHE MJERO BYTHA APO PORT-HALE SI TEMA DHE EMISIONE SI PROVOKACIA QE NE TRE VJET KA NDERRUAR 7 KANALE TV.
      KAQ TE BESUESHEM JANE.

      1. Arbër says:

        Ti që përdor germa kapitale për të lavdëruar saliqenin, e bën ngaqë nuk përmbahesh dot apo kujton se do na e imponosh edhe neve?
        Mos u lodh kot!
        Ja përshtypja jonë për shtazën sali: https://youtu.be/ZNU5nqWy1r0

  4. Xhejms says:

    O z.M.Nano, nuk e kuptoj pse e harxhon mendjen me Salen, por edhe lapsing. Shqiperia, rinia jone mbi te gjitha presin shume nga pushteti I katert, nga akademiket, etj. Do te keshilloja qe te mos lodheshe duke shkruar per salinjte.

  5. tarras says:

    Futja pordhes Mustafa se ti shperndam Merua nepermjet Temes

  6. Paqi says:

    Fest e madhe per shqitaret (ne burg te qelbet serbi)

  7. fakti says:

    London, emri i madh! Por mize ne mendim! Ti ke simpatizuar jo Sali Berishen edhe me pare, por breket e tij. Menyra e shprehjes tende irriton ndonjerin por ama urrejtja per Sali Berishen nuk eshte e verber, por e pare me dy sy brenda dhe jashte Shqiperise. Di gje ti se çfare ka bere Sali Bersiha nga viti 1991 e deri me sot per te vjedhe, vrare dhe tradhetuar shqiptaret dhe Shqiperine? Mbase ke degjuar ne qoftese ke qene i vogel e s’e ke pare , por nuk besoj se je i nje rangu me te qe te beri Muç Nano ta simpatizosh per inat te tij! Sado qe te urreje dikush nje kriminel, nuk besoj se do vazhdoje te beje ty ta dashuroshe apo simpatizosh ose ndryshe je hipokrit dhe i rrezikshem sa ai. Kaq.

  8. Xhaja says:

    Kinezet kur bie shi , e lene te bier . Shqiptaret kur te arrestohet Berisha , do flene rehat

  9. asd says:

    Berisha eshte kujdesur personalisht te rrise e te zmadhoje kete mitin e te tmerrshmit. E ka bere me ane te disa vrasjeve dhe me ane te kercenimeve ne TV ndaj individeve te larte te qeverise si Rama (do te bej varrimin me madheshtor ne Tirane), Ina Rama, Bamir Topi, Taulant Balla e te tjere e te tjere ne 30 vite. Ka prane edhe disa rrahes profesioniste qe i ka zakonisht cdo horr i kategorise se fundit… por nuk ka ate force qe eshte kujdesur te duket se e ka. Mjaftonte nje prokuror qe ta tridhte per cdo krim te tij, por ata dihet qe kane qene pa personalitet profesional dhe te korruptueshem. Berisha e ka bere kete pune me kujdes dhe sukses, por forca e tij reale eshte baraz me ate te Shullazit apo edhe i krimineleve te tjere qe sa kane qene “jashte” jane dukur te “tmerrshem”, por kur i arrestojne, “kerkojne” te drejtat e tyre. Shpresojme qe ketij krimineli ti vije fundi i merituar.

  10. Lasgushi says:

    Mos e ngatero popullin dhe Shqiperine me persona si Berisha qe ne turperoheshim te gjithe kur kjo monster takohej me te huaj dhe na turperonte me ato qe bente dhe thosh.
    Jo or jo.Kultin bosh te ti e kane ngritur,perverset me fytyra te ndyra, qe kronoligjikisht jane
    1.Elez Beraj,Rajersoni,Aleksander Meksi,Fatos Nano,Ilir Meta,mbase dhe Edi Rama,nuk jam i sigurte.Na duken fytyra te ndyra se kane mbajtur Berishen,apo Berisha eshte turimut se eshte mbajtur nga kjo bande antishqiptare.
    A,me fal se harova jane edhe Fevzijte,Shkullaket,LesetKLANET,Pekat,mbase dhe ti,bojaxhinjte me te.7 qe i kane sherbyer.
    SI PERFUNDIM BANDAT E PROKUROREVE DHE GJYQTAREVE.qe me shkumbe e brisqe ne duar,e me llape.U pasuruan duke mbrojtur dhe pastruar Sali Berishen.Dhe ti Nano,na shqeteson paguren duke konstatuar vetem pas 30 vjetesh SE SHQIPTARET NUK E DUAN SALEN!!!!

  11. Gjakovari says:

    Duhet të shtohen zërat për diskreditimin e Kryesisë së “Vatrës”. Ajo ka mbetur një çerdhe figurash të diskredituara karagjozësh e buçesh, ku gjejnë strehë edhe kriminelë si njëfarë Asllan Bushati, përgatitësi i bombave me gas helmues kundër vlonjatëve më ‘97n, batakçinj si njëfarë Thanas Gjika, që bën thirrje se “ Vatra” duhet të mbetet e djathtë, a thua se Noli, Konica e shokët e tyre e krijuan për luftë ideologjike, etj.
    Zhvillimi i fundit që kaloi pa u vënë re, ishte një Deklaratë dorëheqjeje nga Kryesia e “ Vatrës” e Dr. Skënder Myrtezani, një mëndje e ndritur e shkencës mjekësore në Amerikë, kryetar i Degës së Kuinsit në NY. Pavarësisht motiveve personale që jep Dr. Skënderi, midis rreshtave lexohet mosdakordësia me veprimet e Kryesisë e manipuluar nga grupi Elmi Berisha- Dalip Greca, siç ishin ato për ndërhyrjen e “ Vatrës” në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri në favor të PD, apo veprimi idiot për mbështetjen e Sali Berishës ndaj akuzave të Departamentit të Shtetit.
    Megjithëse z. Elmi Berisha erdhi si një shpresë për bashkimin e shqiptarëve pa dallim në “ Vatrën” e madhe të kombësisë, nga Mitrovica në Paramithi, nga Ulqini e Sazaninë Shkup, ai ose sabotohet, ose nuk ka vullnetin për realizimin e misionit të madh që i është besuar.

  12. Andy says:

    Hahahaha. Jo vetem feste kombetare London, por kur te vdesi mos ju gjefte varri se do e bejme nevojtore. Kuptoje mllefin e shqipeve ndaj klyshit te sebve

  13. Tomori says:

    Asnje nga figurat e shquara intelektuale te komunitetit shqiptar ne Amerike nuk pranon te marre pjese ne “Vatren”.
    Dhe kjo sepse kjo organizate e themeluar nga intelektualet e medhenj te kombit Fan Noli dhe Faik Konica sot ka rene ne duart
    e mercenareve ignorante te Sali Berishes,
    Ka ardhur koha qe intelektualet dhe gjithe shqiptaret patriote te Amerikes te themelojne nje organizate ne vijim te Vatres Fan Noliane.
    Por per kete eshte e nevojshme edhe ndihma e qeverise shqiptare.

  14. Ndroqi says:

    Vatra e kriminelit Sali Berisha,jan grumbulluar disa bashibozuk berishist qe nuk I pjerdh kurkush.

  15. Taulant says:

    Po pse e shani ambasadorin Amerikan 1992-1995 Rajerson .
    Ai besonte tek Berisha si beson Kimi tek Rama.
    Nuk duhet te harrojm qe me politiken e Berishes ne ato vite ishte dakort edhe Kadare.
    Vete Edi Rama shpehej qe duhen ekzekutuar gjithe komunistet( cituar prej Spartak Ngjeles).

  16. Trotski says:

    Sali kerma ka rene ne Hale.Nuk ka Uje qe e Lan.Ne kete aspekt jam Dakort me Komentuesin XHAJA -Do te jemi te gjithe Rehat kur te Prangoset Kerma.

  17. Realpolitika says:

    Ata qe mbrojne SALI BERISHEN JANE TE BLER PREJ SALIUT ME LEKET E VJEDHUR POPULLIT SHQIPTAR.
    KRIMET E SALI BERISHES NUK I LAN AS VARJA E TIJ SI SADAMI, NE LITAR.

  18. Cudanok says:

    Te gjithe intelktualet qe jetojne ne USA ju garantoj se do ta kene feste me te madhe se 4 July! Nersa per “Intelektualet” qe drejtojne “Vatren” po te hysh brenda te tregojne vetem fotografite e dikurshme te Nolit,Konices dhe shume patrioteve te medhej shqipetare .ta jane vetem lyosare dhe zo……qe vetem mundohen te genjejne dhe te lypin qe kane nostalgji per fondamentalistet islamik! Ata nuk i do njeri ne New York dhe USA! Ata jane kthyer ne turpin tone!
    Thank you very much MUSTAFA NANO dhe Tema.

  19. iksi says:

    O Mut (Muç ) Nano , Ne se i vihen hekurat Sali Berishes do te ndodh ajo qe do te shkoje ne burg si te gjithe te tjeret si çdo njeri qe merr fryme qe kur shkel ligjet denohet . Ti Muç a din gja qe ky eshte jashttoksor a . Pse ore Muçt lemerini popullin me budalleqet qe shkruani ju si gazetare . Kjo eshte e qarte si drita e diellit qe SALI BERISHA NUK ESHTE DENUAR DERI TASHTI SE E KA MBROJT AMERIKA SE JA DASHTE DERI TASHTI , NDERSA TANI SI DUHET ME SE E KA VJEL NUK KA ME KOKRRA E TASH DO JA SHUAJ FAREN E TIJ .A e kuptove tani si qendron e verteta , po ju gazetaret ose jeni pa tru ose me qellim i deformoni gjerat ose do perhapni panik kot se dikush paguhet per ti bere keq ketij populli .

  20. zgalem says:

    Me kete veprim antikombetar , “Vatra ” e NY , firmosi fundin e saj tragjik . Noli dhe Konica kete shoqate patriotike , e kerijuan , per te siguruar lidhjet koherente me Ameriken . Deri sa Vatra dolli hapur, kunder vendimit te DASH , konsiderohet e vlefshme ,vetem per kryesine e saj. Vatra e vertete ka pasur seline ne Boston . Transferimi i selise ne NY , ka qene me paramendim . Me qe mbrojti Sali Berishen , Vatra e NY eshte fallco . Deri sa nuk njef cili eshte krimineli Sali Berisha , kjo nuk eshte vater , as prag shtepie , por organizate formale , pa asnje funksion patriotik .Ishte e detyruar te njifte eksportin e naftes , kunder embargos te OKB , te njifte trazirat e 97 , 98 dhe terrorin e Gazidedes , si vijim i politikes se K. Hazbiut , eliminimin e bizesmenit Hoxha . Kjo e vetquajtur patriotike eshte kthyer ne perkrahje te familjes mafioze . Kjo lloj “Vatre ” nuk mund te perfaqesoi asgje shqiptare . Le ta vendosi seline diku ne pronat e pa numurta te familjes mafioze , Berisha . Zgalem

  21. Bredhi says:

    Shoqata’ Vatra’ eshte kthyere ne shoqata’ ‘Hale’.Kolloset e shoqtes iken por çfare lane.!!?

  22. Muç Xhepa Hans Klosi i Elbasanit says:

    @Cudanok
    Nuk eshte e vertete , antari i vatres jam une Muç Xhepa, kari me i madh i shekullit XXI
    Une Muçi me dy gusha si lafsha gjel deti plot me kolesterol, me keni pare ne foto ne fb ?

  23. Tetovari2 says:

    “Once upon a time”VATRA!
    Ishte një kohë dhe më vjen mirë që kolegu im
    i studimeve Dr.Skender Murtzani ka dhënë dorëheq-
    je.

  24. Lezja says:

    Vatranet e sotem,ose me sakt berishistet e Vatres,jan disa te rrjedhur nga trut qe ju ka ngel ora ne 1944,kujtojne se jan te rendesishem,kurse ne fakt komunitetit shqiptar as qe ja u ndjen per keta demode qe fryhen si dordoleca.

  25. Lala says:

    Ça thoni ju ‘re?!
    Ka rënë Vatra në dorë të Dalipit ëëë?!
    Luani re vëndit, kaq ka rënë Vatra?!
    Po Dalipit nuk i është tharë boja te gazeta e partisë së Lushnjes kur mburrte Lenkën dhe Gjergji Velon, një batakçi edhe sot e kësaj dite që se nga ha bukë andej nga organizata e dëshmorëve.
    Si re Dalipi mbron Salën nga Jo Bajdeni?! Po kjo është t’ja fusësh vetes, kaq poshtë ka rënë ajo Vatra dhe ai Dielli në Nju Jork?
    Ça bëni e ça bëni ju shqiptarët e Amerikës?! E ne sytë nga ju! Mblidheni re mëndjen, bëni një Vatër të re, një Diell të ri, nderoni Fan Nolin, na jepni dhe ne njëçikë shpresë.

  26. Velo says:

    Vatra është kthyer në oturak!

  27. kasemi says:

    Ne se i vihen prangat salehit, ai do shkoje ne burg, thote Ndard Ndoka.

  28. fteri says:

    Nata e zezë ka qenë kur në krye të forcave demokratike në shqipëri erdhi Sali Berisha ,i shpallur non grata nga Amerika pas 30 vjet eksperimente me popullin e vet shqiptar ,i cili i shkaktoi dëme shumë të mëdha shqiprisë dhe kosovës duke zbatuar me konseguencë programin e agjenturës serbo-grek, të shkatrrimit të çdo gjëje ,deri në kuotën ZERO !,TË VEPRAVE INDUSTRIALO BUJQËSORE ,hapi depot e armatimit ushtrisë ,shiti,trafikoi mijra ton municione e armatime dhe mbushi xhepat e familjes tij mafioze ,deri te nafta e avionve e municioneve për avionët e milosheviçit që vrau gjysëm miloni shqiptar-kosovarë ,trafikoi eshtrat e kosinës në greqi dhe shitë teritorin detar 375 mijë m2 greqisë dhe ju turr e shkatrroi shinstitucionet shëndetësore ,të ngritura 45 vjet djersa e popullit në kohën e socializmit. Hodhi popullin shqiptar në rrezikun e luftës civile ,ku u vranë e sakatuan me vllavrasje makabre mbi 5000 shqiptar ,akoma varri nuk u dihet.vetëm në harkun kohor 1996-98 .

    Ushkatrruaan të gjitha veprat bujqësore ,u mbyllën kanalet ujitës ,u rrafshuan zingjiri i fabrikave të mineraleve të kromit e bakrit në zonën e veriut që mbante të punësuar mbi 250 mij puntorë familjar vepra ekonomike që do sillnin shumë të ardhura ,ato ishin ,krenaria e industrisë ,vetëm fabrika e telit shkodër dhe ferrokromit burrel ishte paisur me makineri të reja bashkëkohore.Bujqësia pati dëme shumë të rënda ,,kurse blektoria fermat e lopve të rracës dhe linja e derrave dhe pulave u grabit në masë si mallë i Enverit ,kështu tha Azem Hajdari kur pa fermën e lopve të rracës në dibër ai u tha bini e shfarosini .Sali Berisha grabiti me Ilir Metën floririn e BSH -në kërrabë të Tiranës.Dëmet në BSH ,arrijnë në milona e milard napolona flori e lira turke me vlerë (nimuzmatik) Jo vetëm si vlerë floriri,por dhe me vlera supër në tregun botror.

    .Zhvarrosi natën eshtra larg syve të popullit te heroive dhe dëshmorve të LANC-ÇL dhe vetë eshtrat e udhëheqësit legjendar ENVER HOXHËS ,duke shkelë traditën se varret e të vdekurve jan të pa cënueshme she të shejta.Kurse ti Sali Je djalli e shejtani që ke cënuar varret e të vdekurve.Kjo strategji nderpreu punën e një milon shqiptarve i la rrugve ,sepse nuk mund të jetohej në shqipëri .pasi Saliu hapi kryeqytetin e marjuanës -Lazaratit ku merrte 4.8 milard euro në vit.,bastjon ekskluziv i mafjes tij .Strategjia e Sali Berishës dhe Ilir Metës individualiteti pasuror ,korrupsioni ,mashtrimi ,vjedhja duke mbushur xhepat e tyre duke ndërtuar vila,supërmarkete dhe pallate brenda dhe jashtë shqipërisë dhe duke fshehur paratë e vjedhura në bankat e botës,kur shkatrruan tërë sistemin e drejtësisë dhe këta jetojnë të lirë si sheik.Kur populli përjetën varfërinë me 100 dollar në muaj ,kurse këta 15-20 fishë më shumë.Këta janë qenët e demokratoshkërdhatësië që i shesin botës demokracinë kriminale që kan ngritur tash 30 vjet.
    .Prandaj –
    Rroftë amerika që kërcënon cilindo që destabilizon shqiprinëe ballkanin..

  29. RROFTË ❤ DRITAN ❤ LELI ???? says:

    SUPER SHKRIM dhe ANALIZË PERFEKTE i Dashur Muçi ! ??????????????????????

  30. Arber Iliri says:

    O Muc e vertete qe prej 97 te huajt kerkonin te dinin cdo te ndodhte nese Berisha shkonte para Drejtesise.Nano,e te tijet per Cudi I trembeshin nje destabiliteti te madh a mbase mendonin vetem te pasuroheshin.
    Une kam qene me postulatin:Te behet Drejtesia pa bota te permbyset.Isha ze I vetem.Nese Berisha do te ishte Denuar atehere Shqiperia do te ishte ndryshe.

  31. Monitor says:

    Mire Titi mire! This is a miracle!

  32. Shqiptari says:

    Nga ai moment fillon nje epoke e Re per Shqiperine dhe per te gjithe shqiptarine.
    Do jete nje pike e forte kthese ne udhetimin drejt nje zhvillimi normal pa ngaterrestare dhe fytyra te ndyra qe jo vetem e kane penguar kete vend ne rrugetimin e lirise,por e shkaterruan,e dogjen e vodhen,e vrane,e kthyen ne nje arene sherresh dhe e degjeneruan.
    Nese ai shkon te jape llogari per zararet dhe demet e medha qe i ka shkaktuar ketij vendi me veprimet dhe mosveprimet e tij,tere taborri i horrave te tij do i beje shoqeri Berishes.
    Vetem kur ky njeri te vihet para drejtesise,politika,jeta shoqerore,debati politik,marredheniet partiake,debati mediatik,ambienti shoqeror dhe marredheniet teresore midis shqiptareve do marrin formen normale.
    Po ndodhi kjo,jam i bindur se jeta e shqiptareve do te futet ne shina normale.

  33. Sali Berishen nuk e dua. por duhet dhene haku. ne kohen e tij ky popull ka patur per te ngrene me mire se asnjehere.

    1. asd says:

      Ti duhesh te jesh ndonje staticien qe i di keto te dhena te “sakta” fare. Por duhet shtuar qe nuk ka qene vetem buka. Ka patur edhe uje. Edhe Drita. Krimi ka qene zero. Ha ha ha Gjithshka ka patur. Vetem vila ne gjirin e Lalezit dhe Rolling Hill nuk ka patur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje