Princi Harry nuk është djali i Charles? Lajmi “bombë” për oborrin Mbretëror

24 Qershor 2021, 12:32Lifestyle TEMA

Il Giornale

Një studim biometrik heq vellon mbi atësinë e Princit Harry. Kështu thashethemet në oborr mund të arrijnë një pikë kthese epokale

Për më shumë se tridhjetë vjet, thashethemet nuk kanë munguar për të kaluarën e Princit Harry, djali i dytë i Lady Diana dhe Charles.

I ndryshëm nga Uilliam në të gjitha aspektet, si nga temperamenti ashtu edhe nga tiparet somatike, Harry për këto arsye ka qenë gjithmonë i parë “me sy jo të mirë ” nga familja mbretërore dhe nga vetë kurora angleze.

Ngahera, shumë ekspertë dhe njohës të oborrit, janë përpjekur të hetojnë dhe t’u japin një shpjegim të gjitha thashethemeve që kanë ndjekur njëri-tjetrin për atësinë e princit.

Harry, në fakt, mund të mos jetë djali natyror i Charlesit, por ai mund të jetë djali i një prej të dashurve të Lady D. Ky thashethem kish mbetur në harresë deri më sot, kur mund të ketë gjetur më në fund një copëz të vërtetë.

Në një artikull të botuar në “Nuovo”, revista e dalë sot në stenda, e përjavshmja hap një kllapë për këtë temë të nxehtë. Personi që flet është Ezio Denti i cili me profesion është një hetues privat dhe kriminolog.

Studiuesi ka kryer një hetim shumë të veçantë dhe, mbi të gjitha, shumë të besueshëm që mund të heqë vellon mbi të kaluarën e Princit Harry.

Ky është një sondazh biometrik që hetuesi kreu në fytyrat e Princit Charles dhe James Heuitt, një nga të dashurit historikë të Lady Diana, me të cilin thashethemet kishin lidhur atësinë e Harry-t.

“Analiza bazohet në algoritme të sakta dhe identifikon një korrespondencë të jashtëzakonshme midis fytyrës së Dukës së Sussex dhe asaj të ish oficerit të kalorësisë – zbulon Ezio Denti -, ndërsa nuk ka fare ngjashmëri midis Harryt dhe Charlesit – shton ai.

Kjo lloj ekzaminimi ka një besueshmëri të lartë dhe mund të ketë vlerë ligjore. Softueri, në fakt, analizon 80 pika në fytyra dhe i krahason ato. Më saktë se ky, është vetëm testi i ADN-së”.

Nëse ky do të ishte rasti, nëse testi do të ishte i besueshëm, zbulimi mund të ndryshonte vërtet fatet brenda familjes mbretërore Britanike njëherë e përgjithmonë.

Është fakt që Ezio Denti është i sigurt për besueshmërinë e studimit të tij. Ajo që u raportua në “Nuovo” sjell një seri të tërë thashethemesh që, për disa kohë, qëndrojnë pezull rreth jetës së Harryt.

Thashethemet e atësisë së tij kanë qenë tema të nxehta në korridoret e pallatit që kur martesa midis Charles dhe Lady D ishte dëmtuar me praninë e Camillas.

Djali i Elizabeth madje u quajt “princi i errësirës” sepse ai largohej nga Kensington Palace natën për të shkuar tek e dashura e tij. Kur Diana e mori vesh, ajo u hakmor me një lidhje të gjatë klandestine me James Heuitt. / bota.al

6 komente në “Princi Harry nuk është djali i Charles? Lajmi “bombë” për oborrin Mbretëror”

  1. Titujt e shkrime koti says:

    lajme gjoja bombastike (gjoja) dhe shume te vjetra (kane kohe qe perfliten)… ti bejne DNA dhe zgjidhet.
    Rrijne e merren me thashetheme kane kaq kohe.. edhe kjo gazete qe e ve sot si shkrim kur ka kaq kohe qe perflitet kjo gje. Sa per te marre klikime.
    Gazetetari i Temes– rekomandojini te beje DNA, Harry e mos beni shkrime gjoja bombastike.

    1. Te jete e vertete, qe... says:

      Nuk del kot ky shkrim nga Tema. Mund te mendohej si nje shkrim per te kaluar kohen lexuesi, ne plazh, por nuk eshte keshtu. Analogjia eshte me se e qarte…..

  2. Pastaj ajo dihet Boterishte qe vetem Nena njiher nga femija ,
    babi jo !
    Dhe nqs kjo do ishte e vertete , fajin nuk e ka Princesha e Uellsit Diana (ndjes past)
    por Dashnori i saj Traineri Hipist ,
    qe nuk ka rrespektuar regullat dhe ja ka fut paKondom nga padurimi etj .
    Pasanej ,
    c’ka ktu mer yahoo per kaq shume Zhurme e etiketa Bombe !
    Vet Mbreti i Anglise Gjyshi apo babagjyshi Harryt ishte nji dobic i Mbrentneshes Elisabeta e pare ,
    me nji Sherbetore te Mbretnise .
    Eshte thjeshte Tradite e Mbretnise se Ingliterra-s
    asigjo tjeter?

    1. Posi posi says:

      E para ka nja 50 vjet qd behen provat e DNA se dhe atyre u jane bere qysh ne barkun e nenes.
      E dyta, El8zabeta e Pare o robo qe ja fut kot, njihej si mbreteresja e virgjrr dhe nuk la femije
      E treta ligji angles nuk pranon dobiça te lindur jashte martese te hypin ne fton
      E fundit Harry eshte bishti i kavallit dhe vhen pas te vellait e tre niperve. As me dulbi nuk e shef mbreterine

  3. artisti says:

    Degjenerim,te shkerdheje dhe princi apo mbreti,ska bere vaki gjekundi.U prish bota

  4. asd says:

    Princesha e ka …dhjere pak!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje